Roland Bejko “i tronditur” nga fjalët e Berishës: Ka qenë me probleme edhe më parë, si mund t’i thuash Bashës tradhëtar i demokracisë?

0
57

Ish-kandidati për deputet i PD-së, Roland Bejko komentoi deklaratën e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili tha se sot se Lulzim Basha është tradhëtari më i madh i demokarcisë.

Ai iu drejtua ish-kryeministrit Berisha duke thënë se si mundet ai të bëjë sot këtë deklaratë kur e ka votuar dhe mbështetur gjithë kohën kryetarin e opozitës.

“U trondita se nuk e kisha ndjekur aktivitetin e Berishës, por u trondita nga ajo që dëgjova, i cili akuzon kreun e Partisë se qenka tradhëtari më i madh i demokracisë. Si mund të artikulohet kjo sot për kreun e opozitës, ishte njeriu që e votoi dhe e mbështeti në gjithë këto vite. Ndërsa ajo që tha Basha se nuk e shkulëm komunizmin për 30 vite, është e vërtetë. Shqipëria është arene debati, por jo për sharje dhe nxitje urrejtje. Berisha me probleme ka qenë edhe gjatë kohës kur ishim bashkë. Ky është një rikthimi panevojshëm i Berishës”, u shpreh Bejko.

Burimi/newsbomb.al/