Romeo Gurakuqi – Dy fjale ne prag te 25 vjetorit te shkaterrimit te shtetit ne Shkoder dhe ne Shqiperi

0
29

Me 12 mars 1997, ne oren 20.30, nji urdhen i dale nga skutat e erreta te anti-shtetit, larg prej Labiatise, e perfshiu qytetin e Shkodres fillimisht, me pas te gjithe krahinen, artificialisht, pa asnje shkak e arsye, ne kaosin e krijuar tjeter kund ne Shqipni.
Brenda pak oreve, pa pasun asnji sulm nga jashte dhe as nga mbrenda, shteti ne Shkoder ra, te gjitha institucionet, me perjashtim te Bashkise dhe Universitetit, u rrezuan totalisht, ndersa pergjegjesit shteterore leshuan detyrat dhe pozicionet e ngarkueme prej ligjit dhe kushtetutes.
Vendi u vendos nen kontrollin e flakeve dhe krismave te nji anmiku qi nuk dukej e nuk shfaqej askund; jeta e qytetareve u kercenue seriozisht nga bandat e ngrituna rishtazi, nderkohe qi vala e dyte e mergimit te shkodranve qi shpresuan per te mirat e lirise, filloi te marre rrugen e vet. Shkodranet iknin pa kthim nga vendi, por fajtoret e cenimit te sigurise publike, gradualisht, jave pas jave, pa prit dhe pa kujtu, filluen te lajne duart, te rishfaqen ne skene, me shpresen naive, se ne me te vertete kujtojme qi ata jane shpetimtaret tone.
Shkodra paqesore dhe normale u përfshi në mënyrën mà të papritun në nji krizë dhe turbulence qi nuk kishte te bante aspak me qytetaret e saj dhe u detyrua te përjetonte ndoshta momentet mà të vështira të historisë së saj.
Mbi te gjitha qytetaret e Shkodres, te paret qi u hodhen ne barrikadat e lirise kunder diktatures, pane me syte e tyre dhe perjetuan, tradhtimin e idealit demokratik dhe patriotik, shkatërrimin e pamerituem të atyne të mirave materiale dhe morale te rikthyeme pas 1991, te cilat jepnin nji lloj shprese për të ardhmen.
Asnjeni nga pushtuesit e huej qi kaluen në këtë truall, nuk e lanë këtë qytet dinjitoz mà të pambrojtun, sesa “shteti rrëmujë” shqiptar i viteve 1997, 1998.
Pasojat e kesaj goditjeje te pameritueme, asnjihere nuk u rekuperuan, mbasi toka e djegun e lanun mbrapa nga kaosi i nxitun me qellim, ikja e banoreve te rrethuem nga dhuna dhe permbysja e hierarkise se komandes ne komunitetin vendor, perkunder rregullave qe i rithemeluem me aq mundim gjate viteve 1991 dhe 1992, shkaterroi arsyen, pergjegjesine qeverisese e udheheqese pergjithnje. Ajo cfare erdhi mbrapa ne ndjesine e te mbijetuemve dhe te pamundunve te mbetun ne rrethimin e varfnise, ishte bindja, se per me ba hajr ne kete vend, tash e mbrapa, duhej vec perulje, bindje e verbert ndaj te vertetave qe na imponin Zotat e Larget, sherbim i verber, servilizmi, ngritje flamujsh dhe brohoritje per ma te medhenjt, te huej per ne, qi dijne gjithshka.
Kushdo bani ndryshe, u vendos nen shenjestren e atyne qe kishin monopolin e te vertetes, te patriotizmit, te demokracise, social- demokracise, liridashjes dhe pesuan yryshin e skuadrave te servitoreve.
Edhe pse me pas jane ba perpjekje per rekuperim te kodeve drejtuese mbi traditen dhe mbi burime njerezore udheheqese te bazueme mbi hierarkine intelektuale, filli i percaktuem ne start nuk u kap kurre.
Madje sot, pas 25 viteve nga ajo kohe e cmendun, liria vazhdon me kene lehtesisht e cenueme, e dhunueme me metoda mjeshtrash, ndersa presioni i nendheshem i pushteteve dhe pushtetareve, kamuflon dhe inskenon demokraci te brendshme qytetare, entuziazem popullor rrenc, llogorizim te detyruem, si askund tjeter ne Shqipni.
Ka ardhe nje dite qe ne Shkoder, liria jone trumbetohet, nderkohe qe ajo nuk ekziston.
Kemi ardhe ne nji vit te atille kur nji populli qe s’ka pase nevoje kurre me ia mesue rrugen e vet askush, sot ia shenojne me cdo lloj shkumsi, ia percaktojne me cdo lloj fjalimesh boshe, ia kufizojne me cdo lloj menyrash shternguese, dhe ai nuk bzan, duke u vendos ne rreshtin e urdhnuem.
E trishte te them, por edhe pas 25 viteve, po notojme te përgjumun në teatrin shqiptar te demokracise se kontrollueme nga te Medhenjte, pa e ditun ku àsht bregu i përtejmë i shpresës dhe po nuk u ndalem me mendue nji here mire per projektin tone udheheqes, zhvillimor, emancipues, vetqeverises, mbi kodet tona shekullore, mund të vendosemi edhe ma tutje, spontanisht, padrejtësisht, në rolin e nji lodre të destinueme për t’u sakrifikue nga meskiniteti i politikës se ndertueme per arsye jo publike, krejt larg nesh, pertej bashkesise se rregullave qe na jena mesue me u qeverise, drejtue dhe bashkejetue.

Burimi/Facebook