Romeo Gurakuqi – Ish kryepolici emerohet zv. Minister i Infrastruktures dhe Energjitikes.

0
51

Duket sikur ne kete vend jane shue inxhinieret, mjeshtrat e konstruksioneve, menaxheret e industrive civile dhe duhet nje polic me vendos rendin nder blerjet dhe shitjet e energjise, fluturimet ajrore, si dhe kontrollin e kuotave te tenderimeve ne infrastrukture.
Ne fakt, ky emerim ska te beje me asnjeren prej ketyre nevojave te shtetit dhe qeverise.
Ka te beje me mendjelehtesine qeverisese dhe sistemin e shperblimeve ndaj ish funksionareve te institucioneve te pavarura, te cilet spikaten me sjelljet e diferencuara ne respektim te ligjit ndaj pushtetareve, vartesve te tyre qe lejuan kalimin e milionave eurove para publike, drejt firmave fantazme. Sot e kesaj dite organet ligjzbatueee nuk i kane kapur, as pronaret e vertete te firmave qe fituan lotet e anulluara, dhe as prestanomet e tyre qe moren persiper risqet, ndersa i ngarkuari me pune per t’i kapur vendoset ne krye te institucioneve vezhguese nga ku dolen ato para. Ky eshte nje emerim ne konflikt te hapur interesi, qe nuk mund te kapercehet lehte.
Zoti Edi Rama kjo nuk eshte nje veprimtari e pergjegjeshme, aq me pak nuk eshte nje indikator qe ju keni reflektuar ne sjelljet dhe vendimarrjet tuaja ne dobi te qytetareve, ne nderim te shtetit dhe qeverisjes se paster, efikase.
Nder te tjera, vendimmarrja juaj ne kete rast eshte nje fyrje dhe injorim per qindra specialiste te rinj dhe me pervoje, me koken plot, qe kontribuojne cdo dite ne sektoret e ndertimit dhe energjitikes, per femijet e Shqiperise te shkolluar jashte.
Pas 31 vitesh kur revoltoheshit me te drejte kunder Ramiz Alise, ju po rrotulloheni sot keqas rreth e qark vetes dhe oborrit te njerezve qe ju sherbyen verberisht ne keto vite, duke perfituar nga mungesa e oponences dhe kompromentimi i konkurenteve.
Mirepo, mungesa e kontrolleve parlamentare dhe ligjzbatuese per orekset tuaja ne lidhje me emerimet dhe sjelljet, nuk do te thote qe respublica te lejohet me u dhunue.
Jemi ne rastin tipik te dekandences, jo vetem te parimeve mbi te cilat ngritet flamurin ne dhjetor 1990, por edhe te individit bartes, i cili diten qe kap majen, perserit te papergjegjshmit dhe driteshkurterit e dikurshem.
Kufiri eshte kapercyer dhe eshte e mira, qe te rivleresoni kete rast, ashtu sikurse cdo emerim ku shteti ka nevoje per specialiste te mirefillte, posacerisht ne arsim, shendetesi, bujqesi dhe rend publik.

Burimi/Facebook