Romeo Gurakuqi – Kemi ardhur ne nje pike qe nuk mban ma asgja!

0
101

Shkodra, pervecse e lene pa sovranitet prej lojnave te padroneve te jetes publike ne kryeqytet, eshte nje qytet i pasigurte edhe ne zemren e vet qendrore, per cdo qytetar te saj, madje edhe ne ditet e festave kombetare
Policia e Shkodres nuk kontrollon dot as perimetrin ma kryesor te qytetit me kamera sigurie te monitorueme prej saj 24 ore, as nuk ka skuadra te gatshme te stacionuara ne pikat kryesore te levizjes, nderkohe qe Drejtuesi i ri i Policise se Shtetit ne Tirane, kryen eksperimente me drejtimin e puneve te rendit publik ne qytetin ku ai ka lindur dhe eshte rritur.
Kryeministri i vendit eshte e nevojshme te nderroje gjithe komanden e puneve te departamenteve governative, duke ndryshuar kastat eksperimentale, qe PS po ia var ne qafe qytetit prej disa kohesh.
Ky ndryshim do te duhet te shoqerohet me rivendosjen ne ngarkim te zyrave qeveritare, ne ekzekutivin qendror per Shkodren, ne drejtimin politiko- perfaqesues te qarkut, te te zgjedhurve dhe te emeruarve serioze, profesioniste, me stazh ne administrim dhe te pjekur nga pikepamja e vendimarrjes se pritshme.
Kemi ardhur ne nje pike qe nuk mban ma asgja!

Burimi/Facebook