Romeo Gurakuqi – Kisha e T’Shëlbuemit Rubik, gusht 1931.

0
8

Ne foton e pare jane: At Pál Dodaj, famullitari i Rubikut me At Frano Kçirën, At Ambroz Marlaskajn, Karl Gurakuqin, te shoqen e tij Hanny dhe te birin Gilbert Gurakuqi. Ne kujtimet e tij Karl Gurakuqi shkruan se gjate vizites qe zhvilloi ne Rubik dhe ne Mirdite nga data 9 gusht deri me 26 gusht 1931, familja e tij ka qene se bashku me Qazim Merlika dhe me të motrën Haxhire Merlika. Gjate ndejes se tyre, Kuvendi eshte vizituar edhe nga dr. Terenc Toçi me të shoqen e me trì bijat.
Karl Gurakuqi shpjegon se “në rrânxën e shkrepit të pyllzuem, në majën e të cilit ngrihet Kuvendi i Fretënvet të Rubigut….Zef Llupi …. kishte çilë një tregtore-pijetore, e cila bânte mjaft tregtí, pse aty afër gjindeshin 4-5 barraka të mëdhaja për përsonalin e Shoqnís italjane “Ragazzi”, sipërmarrse e ndërtimit të rrugës, nga Ura e Matit deri në Peshkopí. Përveç kësaj Shoqnije, pak metra mâ përtej, ishte Shoqnija tjetër, edhe kjo italjane, qi kishte përsipër shfrytëzimin e minjerës së bakrit, qi aty pari gjindet me shumicë”.

Burimi/Facebook