Romeo Gurakuqi – Ma ne fund, sot mora vesht, se drejtuesit e “Pakices” kane rene ne nje mendje me vendimin e “Shumices”, qe Kuvendi i PD te mbahet.

0
64

Mirepo, cuditerisht ata nuk po bien dakord per daten kur duhet te mblidhen te njejtet njerez dhe e njejta perfaqesi politike.
Pyetja eshte pse nuk bien dakord per diten kur do te “triumfoje demokracia”, nderkohe qe thelbesore eshte qe ajo feste e madhe dhe e pambarimte te ndodhe?!
Besoj se ka te beje me synimet kontrolluese krejtesisht te ndryshme te ideatoreve, rendet e paperputhshme te punes, synimet perjashtimore te gjithesecilit dhe nje karshillek i domosdoshem per t’u adresue ne nje dere.
Ne pamje te pare eshte nje kaos per asgje. Ne fakt, levizjet kane per objektiv kontrollin e vendimarrjeve, qe gjithsesi, ne kete klime te krijuar do te jene teresisht jodemokratike, kundrejt parimeve mbi te cilat funksionojne konventat e partive simotra popullore dhe aspak elitare ne tribunen e fjales se arsyeshme.
Dami qe po i bahet Shqiperise nga kundervenia me parimet demokratike, irracionaliteti vendimmarres, interesat pjesore mbisunduese te individeve, eshte i jashtezakonshem, sepse po eliminon rindertimin,.mobilizimin e nje Opozite Intelektuale, te Arsyeshme, Civile, Anti- establishment, me rradhe hierarkike profesionalizmi e arsimimi.
Po pengon kalimin e drejtimit nder duart e nje udheheqesie te re, qe i perket formacionit vertete europianist dhe po riskon mbajtjen edhe me tutje formale te raporteve me Aleatet Strategjike.
Pra, 24 ore nga pervoja ekselente e LDK, e djathta e sajuar shqiptare, don ta fshije si kazus dhe modul shembulli korigjues per t’u ndjekur, festen e djeshme kosovare.
Por jo vetem kaq, popull i varfer dhe i lodhur pafundesisht nga kriza ushqimore, kriminaliteti i kultivuem nga politika, i vendosur ne rrugen e ikjes nga vendi, kercenohet me trazira permbysese, destabilizim dhe hijen e zeze te vitit 1997.
Revolucion ne nje vend anetar te NATO-s dhe kandidat per anetaresim ne BE?!
Pak eshte te them se eshte e papranueshme!

Burimi/Facebook