Romeo Gurakuqi – Mbas dy javeve ne Shkoder dhe ne njesite e saj administrative do te votohet per kryebashkiakun e ri te perkohshem.

0
151

Partite politike te vitit 2022, qe kontrollojne hapesiren publike me doren e hekurt organizative dhe dhunen e pandalun te makinerise se propagandes, ia kane vu kufizat publikut, zgjedhesve te dorezuem, te mbetun pa asnje dalzots vendas, ne kryeqendren e zbrazun dhe te vorfnueme te Veriut te Shqipnise.
Nji qytet pa udheheqesi, qe pret zgjidhje per punet e veta, jashte bashkesise, nga ata, qe as nuk e njohin dhe as ua ndjen ta njohin. Dhe kete zgjidhje ky qytet, kjo krahine, e kerkon ne vetvetishmeri, perkunder menyres se si Eterit qe kishin za, mend, force dhe pushtet ne kryeqender, e kishin kodifiku me marreveshje dhe urti zgjedhjen e administratorit dhe keshillit te tij te balancuem elitar.
Nderkohe, mergata jone, pjesa vitale e bashkesise, qe nuk pranoi nenshtrimin ne varfni dhe sundimin e kotave, zemra jone e coptueme, e detyrueme me u largue prej pamundesive te krijueme prej 3 dekadash nga te njejtet qe sot po kerkojne me na shpetu, nuk ekziston ma nder llogarinat e kontrolloreve te kuadrit ligjor elektoral. Edhe kete radhe ata nuk do luajne asnji rol ne vendimarrjen qytetare. Mjeshtrat e Medhenj i kane perjashtu nga te drejtat dhe ata do mjaftohen vetem me ankesat nder rrethet sociale.
Po ashtu, njilloj si ne zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945, askush jashte “Frontit Demokratik” te te tre partive kryesore politike tashma, nuk do te kete te drejte me kene pretendent me drejtue qytetin e tij. Llogorizimi nder bastione asht kusht i vetem dhe i panegocueshem per te kene sherbestar i qytetareve te tu, sipas menyres, metodes dhe interesit qe dojne vendimarresit atje larg dhe nalt. Kjo asht pra, Liria Zgjedhore e Cungueme e nji vendi qe pretendon me kene barabar si Europa.
Ligji Elektoral nuk i jep asnji kandidati të pamvarun mundësi të ndershme konkurimi; nuk i lejon askujt jashte tre domeneve te kontrollueme nga oligarkia fuqiplote e Tiranes, hapesina organizimi, as lehtesi per akses ne shtyp dhe makinerine thelbesore propagandistike, per nje fushate te ndershme zgjedhore. T’i pyesesh se nga burojne fondet asht nje kerkese e ndalueme, jo vetem per qytetaret, por edhe per ata qe i ngarkon ligja te bajne pyetje te tilla.
Po ashtu, ligji elektoral nuk mbron askend nga histeria e udheheqesve politike, qe sulmojne me te gjitha mjetet, e bajne thirrje anti -pluraliste per doreheqje, hapje rruge, shkurajojne me te gjithe arsenalin e ligjerimeve te tyne uluritese, te anti-mitingjeve, kedo qe u del para, u prish llogarinat dhe u ngaterron planet e perpilueme nder skutat e fshehta ku komandohen turmat. Per ata nuk ka randesi aspak masa e madhe e zgjedhesve normale, qytetareve, intelektualeve, e klases se mesme, qe i kupton deri ne detaje, qe rrin dhe i veshtron me nje injorim dhe perbuzje. Rendesi ka teatri dhe numrat e sjellun ne skene.
Establishmenti i ri i provinces, nji bashkesi individesh te dukshem dhe te padukshem, qe ne nji kohe normale as nuk do te llogaritej te kishte za ne vendimarrje, ka gjet strehen e vet tashme ne nji prej strofkave dhe po perpiqet te riciklohet, duke ruejtun te pandryshuem cdo gja te krijueme me aq mund, me aq shume mend dhe aq paraprita te perpilueme me kohe.
Per fat te keq te ketij komuniteti dhe doreheqjes se heshtun te qytetarise nga sfida dhe sakrifica, serish Shkodra do te jete nji bankprove eksperimentale e perplasjeve, qe nuk kane te bajne me te, do te detyrohet serish te vuaje stanjacionin, amulline, dhe produktet e zgjidhjeve te pjesshme, zgjedhjeve tranzitive afatshkrutra, qendrimit vendnumro.
Megjithate, ne kena mundesi me ba edhe nji prove per me kuptu, qe tani, se ku jena dhe ku do te shkojme:
Jepni 10 dite kohe kandidateve dhe deputeteve shoqerues, para dhe pas kuintave, per t’u dhane pergjigje problematikave, qe na shqetesojne te gjitheve dhe qe kane te bajne me “leximin” e gjendjes se qytetit dhe krahines se tyre, perpilimit prej tyre te parimeve te ndertimit te burimeve njerezore ndihmese dhe emrat konkret te nenkryetareve, drejtuesve te departamenteve; te shpjegojne masat qe do te marrin per rritjen e sigurise qytetare dhe krahinore, lirine dhe mbrojtjen e plote te biznesit, rithemelimin e Policise Bashkiake; te na tregojne ne qe e dime, infrastrukturen qe i mungon Shkodres dhe hinterlandit, zgjidhjet qe kane te bajne me hyrjen e qytetit dhe daljen prej tij, lagjen hyrese nga jugu, me zonen turistike te Liqenit, respektimin e pronave te vjetra ne Liqen Shiroke dhe Zogaj, Bregdet dhe ne Alpe; transferimin logjik dhe te plote te te ardhunave te Velipojes, Rrjollit dhe Alpeve ne buxhetin bashkiak; rregullimin, thellimin dhe hapjen e mirefillte te Bunes, duke e kthye ate ne nje lum te lundrueshem me dy portet tradicionale; perdorimin ne dobi publike te buxhetit te krijuem nga taksimi i brendshem, perthithjen me profesionalizem te fondeve qendrore dhe europiane, rindertimin e zones historike dhe blerjen nga Bashkia me ndihmen e qeverise qendrore, te ndertesave qytetare ne rrenim dhe abandonim, planin e rindertimit te Pjaces nder hapesirat bosh ku jane shembur ndertesat e vjetra te Shkodres se dikurshme, zhvillimin e infrastruktures rrugore drejt zonave Alpine, legalizimin dhe urbanizimin e suborgeve te qytetit, krijimin e Filarmonise, ndertimin e kompleksit te terreneve te reja sportive ne pronen bashkiake ne periferine Veriperendimore, kthimin e Vllaznise ne identitetin themelonjes permes nje Komisioni Qytetar qe rikthen Statutin e Filleses, largimin e kafsheve nga rruget e qytetit, vijezimi dhe rregullimi estetik i hapesirave urbane. etj., etj.
Prisni pergjigjet dhe mandej gjykojini, vleresojini dhe perdoreni si argument dhe bindje ndaj vetes, ndergjegjes suaj, se voten qe do te hedhni nuk do ta çoni dam.

Burimi/Facebook