Romeo Gurakuqi – Panorama e gjendjes aktuale ne Pult, Dukagjin, Lugina e Lumit Kir!

0
144

Jemi ne zoterimet e dikurshme te familjes princore arbnore te Spaneve.
Fotot kryesore jane marre nga fshati Kir, 42 km nga qyteti i Shkodres, nga ku kalon rruga e shkaterruar automobilistike, qe lidh ne nje fare menyre Pultin Shoshin, Shalen me kryeqendren e Veriut. Eshte nje rruge, qe e njoh ne cdo kthese, te perpjete dhe rrepire te tij, shume heret, 4 dekada ma pare, aso kohe kur familjet e Dukagjinit me mikepritjen e tyre tradicionale, me priten sic dijne malesoret gege.
Rruga per nga lugina e Kirit eshte po ashtu, arteria kryesore, qe duhej te nderlidhte ne menyre komode pjesen veriore te Bashkise Shkoder, nje nder perlat e natyres sone, me pjesen tjeter te vendit. Per fat te keq, rindertimi i kesaj rruge vazhdon te harrohet me dashje nga zotnuesit e Tiranes shtetnore.
Zgjerimi dhe sistemimi i Rruges Prekal- Kir-Mali i Shoshit- Ndreaj-Bregu i Lumit – Theth; lidhja me ura nderlidhese e Kasnecit, Xhanit dhe me pas vijimi i rruges nga Guri i Mashes (Kir) – Pog – Plan (Burimet e Kirit), do t’i jepnin nje impuls tjeter jetes, ekonomise, turizmit malor, transporteve, perforcimit te ligjit ne keto ane ne 12 muajt e vitit. Vete Shkodra dhe qarqet e saj do te kishin nje perfitim te jashtezakonshem ekonomik dhe tregtar. Edhe Sherbimi Shteteror Shendetesor dhe Arsimor do te ishte ne standarde te tjera.
Qindra dhe mijera banore te ketyre aneve ndodhen ne emigracion dhe presin, qe nje dite jeta ne vendbanimet stergjyshore te ndryshoje, sjellja e qeveritareve te mos jete me injoruese deri ne armiqesi te paragjykueme ndaj vendit te tyre krenar, plot me histori shqiptare qendresash dhe monumente te lashtesise.
Gjate kohes qe kam ushtruar funksionet e deputetit u kam kerkuar autoriteteve, Qeverise ne Parlament dhe Fondit per Zhvillimin e Rajoneve, aprovimin e fondit buxhetor per ndertimin e kesaj rruge, por nuk kam marre asnje pergjigje, vec ironise, perbuzjes, injorimit dhe heshtjes.
Tirana qeveritare, e ngerthyer nga ethet elektorale, nga pergatitja e programeve elektorale te shkruara nga njohes te percipte te vendit dhe popullit, vazhdon te mohoje te drejtat e kesaj pjese te Shqiperise per trajtim e zhvillim te barabarte.
Jetojne ne nje vend ku rendet e kompetences jane prishe, hierarkia ne vleresim asht kthy me krye poshte dhe kandidatet shkollepake dhe besepake, kane marre shkopin ne dore dhe dirigjojne mbi nje “partiture”, qe nuk e kuptojne.
Me kete status dua te percjell edhe njehere kerkesen e banoreve dhe emigranteve te ketyre aneve, te cilet kerkojne me ngulm vemendjen e shoqerise dhe shtetit per te kryer investimet zhvillimore qe u takojne, duke marre arasysh edhe kompensimet adekuate per kohen kur qeverisja qendrore ka “shkelqyer” me mungesen e saj ne keto treva.

Kan være et billede af natyrë, pemë dhe mal
Kan være et billede af natyrë, pemë dhe mal
Kan være et billede af mal, pemë dhe natyrë
Kan være et billede af pemë, natyrë dhe mal
Kan være et billede af farvand dhe natyrë

Burimi/Facebook