Romeo Gurakuqi – Themelimi i sistemit arsimor ne gjuhen shqipe ne Kosove, Diber, Tetove, Struge, Ulqin nga vitii 1941 dhe emrat e disa prej misionareve:

0
71

Pa u caktuar ende formula me të cilën Kosova do t’i kthehej Shqipërisë dhe pa ardhur ende udhëzimet nga Roma, nën përgjegjësinë përsonale, Ministri i Arsimit, Prof. Ernest Koliqi nisi drejt “Tokave të Lirueme” 200 mësues e profesorë me synimin e qartë të vendosjes së themeleve të arsimit shqiptar ne ato ane.
Pa u caktuar ende formula me të cilën Kosova do t’i kthehej Shqipërisë dhe pa ardhur ende udhëzimet nga Roma, nën përgjegjësinë përsonale, Ministri i Arsimit, Prof. Ernest Koliqi nisi drejt “Tokave të Lirueme” 200 mësues e profesorë me synimin e qartë të vendosjes së themeleve të arsimit shqiptar
Me drejtimin e këtij misioni, Koliqi ngarkoi intelektualin dhe pedagogun gjirokastrit, Ali Hashorva.
Koliqi hapi dhe përkrahu shkollat shqipe në Kosovë e prej këtyre shkollave doli elita e parë e mësuesve dhe intelektualëve kosovarë
Me 12 nëntor 1941, pas propozimit të Ministrit të arsimit, Ernest Koliqi, shkollave të mesme ekzistuese të Mbretërisë iu shtuan:

  1. Një shkollë Normale në Prishtinë; 2 Një Lice në Prizrend; 3. Një Lice në Tetovë; 4 Një Institut Teknik Agrarë për djem në Pejë; 5 Një Institut Teknik Tregtar në Gjakovë; 6 Një shkollë profesionale në Tetovë; 7 Një shkollë profesionale në Kërçovë; 8 Një shkollë profesionale në Dibër; 9 Një shkollë profesionale në Gjilan; 10. Një shkollë profesionale në Ferizaj; 11. Një shkollë profesionale në Strugë; 12. Një shkollë profesionale në Gostivar; 13. Një shkollë profesionale femërore në Prizren; 14 Një shkollë profesionale në Ulqin.
    Në të njëjtën kohë, konvikteve ekzistuese iu shtuan edhe një konvikt për djem me 200 vende në Prishtinë dhe një konvikt për djem më 100 vende në Tetovë, të aneksuar pranë shkollës profesionale agrare. Konviktet u ndërtuan posaçërisht për studentët e nacionalitetit shqiptarë, që vinin nga shkollat e mbyllura jugosllave, të cilëve iu dha prioritet absolut.
    Vasil Andonin, Koliqi e emëroi drejtor konvikti në Prishtinë.
    Perveç kontributit të paçmueshëm për shkollat shqipe të Kosovës, Koliqit i detyrohet edhe dërgimi nëpër universitetet e Italisë, i disa dhjetra studentëve kosovarë për të zhvilluar stazhe dhe për t’u përgatitur dhe specializuar në degë të ndryshme të diturisë, që më vonë do të bëheshin shtyllat e shëndosha për të themeluar kulturën kombëtare në vise.
    Ne listen e meposhtme nuk jane te gjithe emrat e arsimtareve qe shkuan te punojne ne Kosove, per shkak te veshtiresive qe kam pasur ne gjetjen e tyre te teresi, por vec te atyre qe ndihmuan ne kurset e gjuhes per te rritur, qe sigurisht kane dhene mesim nder shkollat normale. Une po sjell listen me emrat e disa prej ketyre misionareve, te cileve do te duhet t’u jemi mirenjohes gjithmone:
    Arsimtarët që kanë veprue në kurset për të rritun në viset e lirueme në vjetin 1941-1942, sipas qarqeve:
    Qarku i Prishtinës:
    Reshat Bajraktari në Prishtinë, Shaqir Hoti në Prishtinë, Dervish Bejleri në Prishtinë, Reis Poshi në Prishtinë, Miltiadh Apostoli në Gjilan, Selami Ibrahimi në Gjilan, Xhevdet Alija në Hogoshtë, Kostaq Topçe në Dobrevë, Halil Bejta në Cernicë, Tom Shoshi në Janjevë, Ruzhdi Guranjaku në Gadimje, Zeqir Selimi në Bresnje, Sadik Prishtina në Krahishtë, Ferit Berisha në Strecofc, Rrahman Palushi në Talinofc, Refik Palloshi në Prishtinë, Agllaja Plaku në Prishtinë, Ibrahim Stafa në Dobranje, Halim Stakja në Koretinë, Bahtija Fazzlliu në Janjevë.
    Në Qarkun e Dibrës: Hysen Pajenga në Strugë, Telha Çela në Strugë, Alush Balteza në Strugë, Dalip Zejneli në Llabunizt, Tomor Starova në Podgorocë, Hamit Pitja në Velesht, Enver Palluqi në Livadhi, Mustafa Kadzadej në Frangovë, Pandi Treska në Koroshisht, Stender Tupja në Radolisht, Mehmetali Mustafa në Kalishtë,Theodor Dhama në Belic, Nevruz Rushani në Zhernanicë, Zhyhore Belshaku në Strugë, Marije Shala në Strugë, Kristaq Progri në Sllovë, Antoneta Gjylapi në Strugë, Marieta Kreshova në Dibër.
    Qarku i Prizrendit:
    Në Prizrend kanë qenë mësuesit, Mëhill Shala, Jorgji Huta, Sulejman Aliu, Hajdar Shedulla, Idriz Fishta, Minush Lipoveci, Xhafer Xyrxa, Myrteza Shedula, Xhevdet Doda. Mustafa Tepshi në Zhurë, Dhimiter Mino në Korishtë, Qamil Graceni në Hoç e Zhurit, Veli Çela në Krushë e Madhe, Sebë Mateja në Brod (Dragush).
    Qarku i Pejës:
    Aishe Shpeni dhe Neshmije Begolli në qytetin e Pejës.
    Qarku i Tetovës: Në Tetovë kanë punuar Pano Hido, Beqir Kllojka, Qemal Haxhihasani, Rustem Ismailati, Abedin Faja, Vasil Dhimitruka, Josif Todi, Zenel Zajmi, Jusuf Starova, Hysen Hoxha, Kadri Hoxha, Kadri Kashari. Pastaj, Abdylvehap Kadriu në Ballçisht, Myteza Kadzadej në Shipkovicë, Vangjel Daka në Zhepçisht, Dhimitraq Shuli në Neogithë, Spiro Gjini në Miletmë, Azem Morana në Gajze, Zef Çurçija në Gradec, Xhafer Narazani dhe Kiço Panidhi në Kamjan, Sadik Kadilliu dhe Hilmi Ejuni në Pirok, Hasan Egro dhe Abdyqerim Seiti në Zhelinë.
    Në Gostivar kanë qenë: Gavril Santo, Ahmet Gjylaçi, Xhemal Voci, Kov Bibaja, Mit’hat Hoxha, Ismail Yllka Bedhija , Hysni Ekmeçiu.

Shenim: Ne kete liste jane vetem emrat e mesusve qe sherbyen ne kurset e gjuhes shqipe per te rritur Shume emra mesuesish dhe drejtuesish vullnetare mungojne ne kete liste, por do t’i paraqesim ne nje kohe tjeter.

Burimi/Facebook