Rreplike Gazetes Tema.Nga Gjoke Vata.

0
72

Gazeta Tema ne numrin e saje te dates 21 korrik 2021 botoi nji artikull me titullin:”Loro Kovaci luan kumare e Luke Kacaj ben jete te cthurur.” Dokument i nxjerur nga arkiva e komitetit qendrore te P. P. Sh. ne 1957. Gjate atij viti me ka tokue me ndeje shume shpesh e madje edhe me jave ne shtepine e Luke Kaces e kemi pase konfidence te pa kufishme e megjithkete nuk me ka ra me degjue se ashte thirre me u qortue per kete sjellje te pa deshrueme nga shteti i athershem. Luke Kacaj ishte nji njeri i mire formuem nga familja e tije nga ma te permendunat per mire ne krejte malsine e madhe qe duke qene i tille u dergue tek fretnit qe jane shque per vlerat te larta te gjithanshme e Luka ka vazhdue me qene pasqyra e atyne vlerave gjate te gjithe kohes si para shkumjes per studime ne konservatorin Cajkovski e kudo i ka ra me shkue e me qendrue. Ne saje te virtytit e te talentit ka qene i preferuemi i te gjithve si i virtytshem e si i talentuem njeri i sukseseve te rralla edhe ne turnete e tije ne vendet e Europes lindore Ne dokumentin informativ qe i qenka dergue komitetit qendrore thuhet se :” Ne shtepine e Luke Kaces hyne njerez te padeshruer.” Ata njerze te ashtuquejtun “ Te pa deshruar” ishin kryesisht te vorfnit e katundit te vendlindjes se tij qe nevojat e ndryshme i paten detyrue me e kerkue ndihmen e tij te mundshme, te cilve as Luka, as bashkshortja e tije shembull bukurije fizike e shpirtnore nuk ia kursyen kurr madje mund te them plotgojen Ana Jakova aq perzemersish ipriste sa ate vorfen dukeshin siI te ftuem nderit. Sot brockullat e dokumentave te gjetun e te shpikuun kane ma per qellim uljen e figurave se shtetin e atehershem perndryshe shtypi e medjet ne pergjithsi do te kerkonin vlersimin qe u perket atyne figurave qofte edhe duke e dite se askush nuk e ka kaq te nevojshmee me ia tregue Botes vlerat tona rreale e jo dokrra antivlerash duke i peshue vlerat gjithnji me peshoren komuniste qe quen gramin kilogram e kilogramin gram. Luke Kacaj e shume figura tjera jane per permendore e jo me llapazanue per ta. Hala ne perpeq gjindet tek cdo zheni, per ato hala i mbulon perpeqi Kush merret me klecka ashte ma klecke se klecka. Nuk ka ma turpe se me te dale zani si mos njohes vlerash e pra ne shqiptaret po tregojme cdo dite e ma shume se jemi viktimat e antivlersimit e ata qe bahen pree e vetvehtes nuk ka si me i shpetue askush nga viktimizimi. Nesedo te na gjykonin te tjeret ne baze te vlersimit qe u bajme figurave tona as gejografia e Europes nuk do te na lente brenda.

Burimi/Facebook/PRO GEGNISHTES