Rrik Ndoci – Ska ma shkoder virtuale , Por thell n’shpirt imagjinat

0
84

Frederik Ndoci

Pabesisht posht
rodhi smeraldi lot,
kur malli
diktoi udhen
per n’atdhe…
Fluturim mbi rè,
imagjinoja
takimin me miqt e mi,
ku pedonaleve te qytetit
a n’ kafe do ti takoja…
do qanim e qeshnim
do shkriheshin
kur do ti thumboja… mbydha syt qe sadopak,
krypen ta largoja
me doli nje plak,
I thinjur
perjasht e permbrenda, “me ndiq” me tha,
-“te çoj te miqt e tu”
Filloi te me fliste
per Gonin Jakinin e Lolin
Pjeter Gjini e per Kel Kol Mark Kaftallin,
per Nazmi Lishi,
Mergimin Luanin Borova Tonin Ujken,
per Tano Banushin,
per Bep Shiroken,
Frederik Rreshpja e
Zef Kurtin
per Gjosho Vasia
e per Hilmi Tukaj
per nana Zinen
e per Bep Planin
per axhen Lazer
per Gentin e Angjelinin,
per Dajat Martin e Fran,
e per Dajen Lec,
per Paulin Selimin
Per Bepin Marion Ninin
e per tan Lecat e Toninat per Markat e Sandrat, Nardat Simonet
Per Zefat Pierinet,
Per tan Gjergjat e Gjonet
per spiunet,
E per viktimat
per hajnat e lagjes
per profesoret e artistat,
per komunista pisa
E antar partie fisi!
per legenat e xhelat
e hijet
qe u zhduken errsinave,
… por plaku iku humbi pa pershnete,
kur stjuardesha tha
“pas pak ulemi ne Tirane”
trishtim e ngazllim
mbush valixhet kisha!
E ne shkoder arrita n’mesdite…
ca pellumba u tremben kur e shkela trotuarin,
dy gra te mbuluara me perçe te zezè,
shpejtuan hapat per andej…
Nje qe bertiste:-
“kush ka hekurishte e metale me shite “
Mbi nje triciklete
me kosh para”
Nje jevg qe shiste cd e fara.
Nje çift te rinjsh ne kambe qe fjaloseshin n’trotuar
Me tej dy gra me biçikleta, qe garonin mes tyre admirimin tim kujtes,
diçka vertet nga shkodra,
Nje burr qe kish derdh e tregtonte ne trotuar peshk
Dy vocrrake, t’pa lame
u shtyne me vrull
nga dora e nje arixhofke, dhe para meje arriten
me duart e shtrime,
“Zotni zoti ta bafte mbar,
Na fal 100 lek”
Nuk di se si e kuptuen mohimin tim,
Trishtim a meshir perziem
M’ndalen at
“ikni andej”n’fyt,
Befas altoparlanti stereo
Monotonin e prishi
E filloi kangen x nga minareja…
eca eca dhe po mundohesha,
dike te njihja,
dike ta salutoja,
me dike te ndalesha
me dike te qaja…
perball dikush thirri
“zotni peshou te peshorja ma e sakt e qytetit”
Heeem kjo fraze paska mbet nga shkodra!!!?
I hutuem u ndala
e nisa me kujtu
Dikur valenca-daj
e Ded maturen
Bixhi e Nardi
tuj thirr-“turr a jaz “
mbas kishes te shenkollit prap gegnisht ndieva
“klluç ta vjell zarin, 6-en ta nxjerr mrene”
Tifozat gjerman n’sarreq qe debatonin
Matish Prenushin e
Kin Ndoja
tifozat Brazilian..
Me vedi thash “asht jo e afte, qe m’Peshon bashke,
me ket shpirt t’randuem.”
u ula ne nje stol diku ne pedonale,
fryma e rrahjet e Zemres tashma krejt unison,
nji kamarjer me floket perpjet tan gjel
E pantallona boll t’nÿta
Kemish tan djers nder sjetulla..
Mu drejtue:-
“Ça po don” ??
me er qepe nga goja…
me andej ai plaku qe mu zhduk
qysh kur mbi re
flutrim me aereoplan,
kishte rruar kryet
e mjekren e kish zgjat,
me rroba te reja karitasit me ftonte prap me dor, “me ndiq me ndiq”,
-“leni keta te mbaruem!?”
E si nje zagar zhegu,
Iu binda e ndoqa plakun mister
diku u fut n’rrugic
tej e mat ane nga Badra
dhe hyni te nji der,
ish dera e Rrmajve,
U kthye e me tha,
-“ketu jan tan shkodra, shkodra qe per te ke mall, ka mbet edhe ndonji pa ardh,
por ma keq
qe prap asht I gjall…”
Solli shpinen
e filloi me u largu
E I thash ku po shkon?
Me tha:-
“ po dal e pres ndoj qyqar
Qe prap si ti mendon!”
U solla deri ne muzg
me shok e miq u pash,
e thava 12 mij lot
Per femijerin ton “te lumtun”
Qe e quejta
“jete krejt kot”!
I çlodhun e I mpime
dola nga ajo der,
tuj mendu
Pse o Hyj kaq giate
Qe je tuj m’provu,
Asht e rande me thane,
kaq giat gjalle
m’paske harru!
Ps
Kur vertet erdh liria
Kush smendoi per asgja.
Kur nji dit u rregulluem,
Kthyem kryet
E menduem per çfar lame.
Por shum Zoti na paska dasht,
me na mbledh disi prap bashke.
Ne çdo skaj qe halli na derdhi
Na u kujtu spari Banuku
Nje pleqni e mbar na erdhi,
Qysh se u shpik per ne facebook-u
Nji za me ushton pa u ndale
Cdo dite e cdo nate
Ska ma shkoder virtuale
Por thell n’shpirt imagjinat
Rrik Ndoc

Burimi/Facebook