Rruga drejt suksesit e djaloshit shqiptar !

0
70

Shpesh na quajne ne shqiptarve njerez pa gusto, apo qe blejme rrobat e dimrit ne vere , apo te veres ne dimer.
Por qe nuk eshte krejt keshtu, sepse mund te gjesh qe edhe pse kane kulture te larte dhe njohje te mire , por qe edhe njohin shume moden , sic jane dhe danezet, shikon qe edhe keta

kane preferencat e tyre te cuditshme apo te pakuptueshme, nganjehere . I sheh ne rruge te veshur si mos me keq, me rroba punet me grazo e vajra dalin nga makina dhe hyne ne market per te blere ushqimet qe i kane te shkruara ne nje cope leter , apo te derguara nga bashkeshortja , apo nga bashkejetuesja , apo e dashura me ane te nje mesazhi te derguar ne celularin e tij, ku i shkruan – I dashur kur te vish , mos harro se nuk kemi ne shtepi kete e ate dhe patjeter qe ai eshte i detyruar qe ti blej, sepse eshte rruges ne kthim per ne shtepi.

Por shkrimi nuk ka te bej me asnjeren nga keto ,por me nje djalosh shqiptar qe punon diku ne nje qytet te vogel ne zonen veriore te Danimarkes, Ai ka vite qae jeton ne kete shtet Skandinav, apo sic thote vet , jam rritur ketu,sepse nga vendelindja kam ikur shume i vogel. Ai e flet shume mire shqipen dhe eshte nje nder me te dalluarit ne firmen e tij ku ai punon . E duan dhe e nderojne te gjithe shefat , qe nga shefi i tij dhe deri tek me i madhi, por cfare eshte me interesante edhe kontraktoret e firmes e njohin dhe i flasin gjithnje ne emer , kane shume respekt per te !

Ai edhe pse eshte thjeshte ne pozicionin e shitsit te rrobave , merr shume telefonata , nga ata qe firma ka lidhje me ta, sa nganjehere edhe vete shefi i tij habitet nga “bemat” e tij, sepse kur shefi vjen me heret , mund te gjej kutia te medha me madh, qe nuk jane porositur nga ai ,por nga djaloshi shqiptar, qe ai i beson plotesisht atij dhe eshte vetem ai qe ka te drejten te porosit , ato rroba qe klentet i kerkojne .

Ne ate dyqan veshjes , ku punon shqiptari ka me shume shitje se ne te gjitha dyqanet e firmes me te njejtin emer.

Koleg te tij ne dyqanet e tjera te firmes kane xhelozi, se si ka mundesi qe shitet kaq shume dhe duan vertete te dine se cfare ben ky shqiptar , qe ka kaq shume klientele , por edhe shefat e tjere ne dyqanet e tjere te firmes habiten dhe sejcili ka deshire te bisedoje me te dhe ti afroje vend ne dyqanin e tij.

Djaloshi shqiptar,ka nje pasion te jashtezakonte per profesionin e tij, ai eshte shume i dashuruar me kete profesion, ka kryer kurse dhe vazhdon te kryeje kurse bisnesi qe te kualifikohet me diblome perkatese, sepse enderrat e tij , kalojne me pertej, ai enderron qe nje dite , jo shume larg te jete vete ai qe te drejtoje bisnesin e shitjes se rrobave. Ai gjithnje thur plane ne koken e tij dhe nuk ndalet , punon aq shume , sa edhe te shtuneve e te dieleve, kur duhet ti beje pushim ai hape dyqanin dhe si per habi ai ka shitje si ne nje dite te rregullt pune,mos me teper.

Ne nje bisede telefonike me te , duke e pyetur per punen dhe angazhimet e tij ne kete firme rrobash ai ndjehej shume optimist ne projektet e tija te se ardhmes .

Por kur e pyeta , se ku qendron suksesi juaj , qe ju jeni ne pararoje te te gjithe dyqaneve te tjera te te firmes . Ai buzeqeshi dhe me tha – Puna i nderuar kerkon , sa perkushtim, aq dhe dashuri . Nese ne dyqan hyn nje kliet , ti si shites, asnje moment mos i qendro me nje pamje te zymte edhe pse brenda tejet ke nje hall familjar, por buzeqeshi dhe shkoi prane klientit , falenderoje qe te respektoi , qe hyri ne dyqanin tend. Kjo eshte “aja” e profesionit . Nese nuk e ke kete , ik dhe liroja dikuj tjeter. Me pas ai vazhdon nese ti i pergjigjesh kerkesave te klienteve, ato krijojne nje respekt per ty. Ja cfare me ndolli nje dite : – Ne dyqan hyri nje burre rreth te 40-tave edhe pse temperatura i kishte kapur te 28 grade , ai kerkoi te blinte nje xhakete , por kuptohet une ja afrova dhe me shume kujdes i them, po xhaketa don dhe pantollonat qe i shkojne dhe ai e pranoi oferten time , por pas pak e kuptova qe ai po e blinte kostumin dhe i them, qe a mund te them dhe dicka, por gjithnje duke i kerkuar te falur , xhaketa perdoret me pak e pantollonat me shume e keshtu do te mbetet vetem xhaketa dhe ti kur te kujtohesh te vish ketu per te blere pantolla te nje materiali me xhaketen nuk do ta gjesh me kete material. Klienti me degjoi dhe mori dhe nje pale pantollona te tjera. I afroma dhe kemishe qe ti kombinonte dhe kepucet aty afer dhe a e besoni se klienti i mori te gjitha. Hyri per te blere nje xhakete dhe bleu shume me shume. Pra kjo dua te them qe duhet te perdoret nga ato qe kane komunikimin, njerzit jane te ngarkur me streset e dites dhe ti je ai qe i afron dhe i afron, ai pastaj mendon dhe gjykon drejt apo mbi bazen e buxhetit te tij.

Pra e shikoni se dhe ne vere une shes kostume edhe pse danezet kane kulture tjeter. Kete periudhe te kesaj vere te nxehte kam shitur shume e shume kostume dhe veshje dimerore.

Pasi i lutemi qe te na tregoje dicka me shume , meqe biseda me te eshte e kendeshme dhe ai tregon, se si nje dite ne dyqanin e tij erdhi nje klient danez dhe kerkoi nje kemishe ne permasen e tij.

  • I afrova disa – tregon djaloshi shqiptar – por ai nuk ishte i kenaqur dhe une edhe e kuptova,por dhe e shikoja vete qe nuk po i rrinte mire dhe a e dini se si i thashe – a mund te vini neser dhe une ju siguroj dhe disa modele te tjera dhe pastaj vendosni ju. Klienti me shikoi njehere dhe pranoi . Sapo klienti doli, une kontaktova me kontraktoret dhe u kerkova qe te me sillnin nga magazina qendrore numrat dhe modelet qe i pershtateshin klientit tim. Te nesermen erdhi klienti . Qe heret ne mengjez kishin mberritur kater modele te ndryshme kemishash me te njejten permase dhe klienti i qeshur erdhi dhe me uroj miremengjez dhe me pyeti se mos i kisha sjellur kemishat sot dhe une e shoqerova tek vendi ku ishin kemishat e rezervuara. E mori te paren u pa ne pasqyre dhe i qeshi fytyra dhe une i thashe : – Ju premtova qe do ti gjej dhe une po shoh se kjo te vjen shume mire per trup. Por ai provoi edhe tre kemishat e tjera dhe ma besoni qe i mori qe te kater modelet dhe mbeti shume i kenaqur , me falenderoi pa mase , por pas disa ditesh ai me erdhi perseri ne dere me tre femijet e tij dhe me tha dua rroba per femijet tani dhe per femijet i gjeti rrobat e kerkuara. Pra klienti erdhi per nje kemishe , bleu kater dhe solli dhe femijet e tij per te blere rroba ne dyqanin tim.

Ndaj dhe shefi im kur shikon raste te tilla ,sepse shpesh here ai eshte dhe prezent dhe befasohet perhere. E thashe dhe me siper e dua punen e adhuroj ate , ndaj tregoj respektin dhe kulturen time maksimale, duke e vene cdo gje ne sherbim te punes dhe te ecurise time qe nje dite te drejtoj vete bisnesin tim , kjo eshte ajo qe une dua te arrij dhe shoh shume aftesi se une mund ta bej ate pune. Jam cdo dite ne kontakte me shifrat dhe ecurine e firmes dhe shpesh bej ne menyren time dhe bilancet e shitjeve nga viti ne vit. Ndaj une shkoj dhe ne kurs qe te pregatitem per nje bisnesmen i suksesshem ne ne te gjitha nivelet e drejtimit.

Me habiti shume biseda e tij, optimizmi i tij dhe deshira per tu bere vetvetja, gje qe duhet te jete cdo njeri i kesaj bote , nese nuk do te jesh vetvetja , athere je nje njeri i deshtetuar ne jete, mund te perdoresh nga te tjeret dhe nuk mund te arrish kurre rezultate ne punen tende, sepse trajtohesh si nje shegert prej te tjerve.

Keshilla ime per te rinjet eshte – Behuni vetvetja dhe pregatisni veten per te ardhmen tuaj , qe te jeni dikushi ne jete !

Tek ecja rruges me vete dhe mendoja qe te shkruaja dicka per te , por si do tja vija titullin e shkrimit , djaloshi qe veren e kthen ne dimer dhe dimrin e ben vere, apo rruga drejt suksesit e djaloshit shqiptar ?

Luigj Shkodrani

Danimarke , 20 korrik 2018