Rudi Berisha – ATA SY QË MË MIJA-MIJA NET SHIKUAN FOTOGRAFIN TIME

0
51

Mbi pragun e derës rri i ulur
Nga aty vështroj një fotografi
Të shikoj e dashur sytë e tu blu
Shikoj dellin e kuqërremtë në qiell
Shikoj lëndinat s’janë gjelbëruar
E ndjej s’ si tretët dashuria pa e shijuar.

A nuk m’ thua një fjalë shpirti
Pse nuk me fal pak zjarr të trupit ?
Nuk ma dhuron as një puthje ?
Që të shkrij këtë zemër
Që është kthyer në dimër.

Pse hesht, pse ?…
Dua të dëgjoj
Fjalët qe kurrë nuk m’i the
Dua të shikoj sytë
Ata sy që më mija-mija net
Shikuan fotografin time qe mbaje në dorë

Në orët e natës sytë e tua e dashur
U mallëngjyen për sytë e mi.

Dua të dëgjoj çdo zë tëndin
Qe del nga goja jote…

Sot përqafohem me mallin për ty
Fotografia ime dua të digjet në zjarr
Sa herë shpirti me është djegur me prush
Kam ëndërruar që të jemi bashkë ne DY.

Por ëndrra me ka lidhur më një litar
Ai litar është kthyer në hije të zezë për mua
E unë i kujtoj ata sy që më mija-mija net
Shikuan fotografin time të varur në mur.

@ rudi berisha

Burimi/Facebook/Autori