Rudi Berisha – ATDHE TË DUA PËRJETËSISHT

0
20

Kur malet tua t’i presin sëpatat e harbutve
Kur fushat e tua t’i djeg dora e një të marri
Unë jam këtu duke të dashur TY atdheu im
Jam në pragun e derës duke t’i qajtur hallet.

Kur zjarri t’ përfshin TY i dashur atdhe
Kur e gjithë vendi im mbushet me tym
Unë jam këtu i dashur atdhe duke qajtur me lot
Duke u lutur që t’ pushojnë dhimbjet e tua.

Kur gratë dhunohet nga duart e të paditurve
Kur nëna fëmijësh qëllohen me pluba për vdekje
Unë jam këtu atdhe duke i vuajtur këto tmerre
Jam këtu duke shkruar e kërkuar vetëm drejtësi.

Kur të çemndurit vinë në krye të udhëheqjes
Çdo ditë popullit i sjellin çrregullime në tokë
Atdhe unë jam këtu duke i parë mashtrimet me sy
Jam këtu i dashur atdhe që te arkivoj këto padrejtësi.

Kur ca njerëz të bashkuar për të bërë dëm atdhe
Ata të lidhin e të prangosin me hekura te pabësisë
Unë jam këtu që të thyej ato pranga të mallkuara
Unë jam këtu i dashur atdhe se përjetsisht të dua.

rudi @ berisha
Dardani Antike, 15 mars 2022

Burimi/Facebook/TROJET E BASHKUARA SHQIPTARE