Rudi Berisha – GRUA JE DRITË ZEMRE

0
36

(Urime 08 marsi Gra)

Çdo kala rrënohet nga bukuria juaj Grua
Çdo perandor gjunjëzohet nga dashuria jote
Çdo bukuri e natyrës bie në hijezimin e errët
Por ju Grua i dhuroni ndriçim e gjithë Universit.

Kur lisat ngritën nga toka deri në qiellin e kaltër
Ku gurët atje në shkrepa rrokullisen nga era
Ju Grua rrini në madhështinë tuaj të përjetshme
Me bukurinë tuaj thyeni gurë e rrëzoni lisa në male.

Butësia juaj Grua na bënë të ulim gjakrat ne burrat
Fjalët tuaj janë melhem për plagët tona në shpirt
Ju jeni e ndjeshme e mund të thyheni si kristali
Ju Grua jeni dritë e shpirtit qe falni rreze dielli.

Aroma juaj Grua është me e veçanta në tokë
Nuk ka lule qe ka erë më të bukur se tuajën
Ju Grua dhuroni aromë por dhe falni dashuri
Ju aromën që e dhuroni e dhuroni me shpirt.

Grua je kuptimi i gjithçkaje e për gjithçka në tokë
Je arsyeja me e bukur qe të duam e të çmojmë
Je ngrohtësi dielli e bardhësi e hënës në qielli
Grua je dritë e zemrës dhe je shpirt i dëlirë.

@ rudi berisha
Dardani Antike, 08 mars 2022