RUDI BERISHA – LETËR TË SHKRUAJ NË NATËN PA DRITË

0
65

-Ku është Ukshin Hoti ?

Këmishën e bardhë të ruajmë për dasmë
Muret e kanë qëndisur fytyrën tënde
Brigjet çdo ditë digjen nga malli për ty
Dritë diell për atdhe Profesor Ukshin Hoti.

Në ndriçimin e natës më je fanari i diturisë
Në fletën e bardhë më je gjaku i lirisë
Në zemrën e plagosur ende të ruaj
Me kockat e tua tempuj kam për të ndërtuar.

Jeta të dhuroi zgjuarsinë e shpirtit dhe mendjes
Ti i fal çdo gjë nga jeta jote e dritës së diellit
Hënën na e fale neve o flakadani i lirisë
O tempulli i dijes o Ukshin Hoti
O pishtari i ndriçuar në errësirën e kohës.

Letër të shkruaj në natën pa dritë
Në dhomën e ftohtë të kërkoja lirinë
Në muret e qelisë të shkruar liri për atdhe
Sa të harruan mendjet e harresës së korbit
Por sonte të kujton pena ime o vigan i diturisë.

Dua të ndez një qiri për ty sonte në mesnatë
Kisha dashur më shumë për ty të ndez
Të ndez të gjithë qirinjtë në të gjithë Shqipërinë
Por Ukshin Hoti më fal nuk kam më shumë
Se të gjithë lufta të mirët m’i bëri dëshmorë
E këta të gjallët karriga m’i bëri varrë të pavlerë.

© RUDI BERISHA
Dardani Antike, 27 prill 2021