Rudi Berisha – LOT, GJAK, VDEKJE E PAK BUZËQESHJE

0
51

F J A L A – F Ë M I J Ë – Ë SH T Ë – D A SH U R I
LOT, GJAK, VDEKJE E PAK BUZËQESHJE
‘’Dita botërore e fëmijëve-Dita ku duhet të kërkohet liri, çlirim, demokraci dhe të dhurohet dashuri fëmijëve, fëmijët janë bërë vitet e fundit dhe më shumë cak i sulmeve, përgjakjeve, vdekjeve, fëmijët jetojnë shumë keq thuaj në shumë vende të botës’’
Nga RUDI BERISHA
-Dita e gëzimit, buzëqeshjes dhe Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, kështu duhet në fakt të jetë, fëmijët janë e ardhmja e popullit mbarë botërorë, fëmijët janë ardhmëria qe nesër do jen faktori kryesor i udhëheqjes botërore, i rendit të ri në botë, i udhëheqjeve politike, kulturore, sociale dhe vërtetë nesër e gjithë teknologjia me e avancuar dhe ajo ushtarake do jetë në duar, ne duar të këtyre fëmijëve që janë sot, nesër do i kenë në duart dhe në komandant e tyre.
-A thua çfarë kulture, edukate po i ofrojmë fëmijëve, çfarë dashurie për njerëzimin, natyrën, kafshët dhe për e gjithë botën më të gjithë elementet e saj po i dhurojmë fëmijëve tan. Shumë fëmijë sot rritën të shoqëruar më breshëri plumbash, rritën duke pa trupa të përgjakur dhe të vdekur në luftëra qe ndodhin mes grupeve kriminale dhe atyre kinse paqësore, por në fakt këtu fëmijët e pësojnë me se rëndi, me se keqi.
-Fëmijët në gjithë botën janë duke u rrit në përçarje në mes veti, në përçarje të thellë në mes racave, ngjyrave dhe feve. Fëmijët i ndajnë dhe krijojnë një thëllim të madh në mes atyre të lindjes dhe perëndimit, në mes atyre të pasurve dhe të varfërve, në mes të drejtëve dhe të padrejtëve, fëmijët marrin kulturën, mësohen nga shumë njerëz në botë si të urrejnë, si të vrasin, si të bëjnë qe kur të rritën çrregullime në botë, të bëjnë luftëra për të marr pushtet, për të sunduar botën, për të luftuar fetë, për të luftuar ata qe janë më ngjyrë, për të shtypur të dobëtit etj. etj…
-Kjo frymë qe është duke udhëtuar në mes njerëzimit në tokë, është fryma me e keqe dhe më e pa drejtë në shoqërinë njerëzore në gjithë botën. Ka tepër pak njerëz qe fëmijët e tyre i rrisin në frymën e dashurisë për njerëzimin, në frymën e dashurisë për natyrën, në frymën e dashurisë për kafshët, në frymën e dashurisë për të nderuar dhe respektuar jetën njerëzore dhe të gjitha besimet, dhe mendimet qe i ka çdo njeri.
-Në shumë raste, në disa vende fëmijët janë cak i keqtrajtimeve, manipulimeve, vrasjeve, vdekjeve. Sa e sa fëmijë kemi pa nëpër botë të vjedhur dhe duke ju marr organet trupore, duke i shitur në rrugë trafikim, duke i mbushur më bomba dhe duke u bërë mish për top, sa fëmijë kemi pa duke i vrarë njerëzit, kriminelet dhe gjakprishurit.
-Ashtu si do rritën fëmijët, ashtu nesër do jetë bota. Ashtu si do edukohen sot fëmijët, nesër do jetë rendi i ri botërorë, rendi i ri botërorë do jetë në duar të fëmijëve qe janë sot, nesër do jenë në pozita të larta udhëheqëse dhe shtetërore, do jenë të rëndësishëm dhe duhet të jen të edukuar në frymën e paqes, nderimit të çdo njeriu dhe duhet të rritën fëmijët më edukatën që asgjë nuk ka rëndësi më shumë se sa jeta e njeriut në këtë tokë. Fëmijët duhet të edukohen në frymën e dashurisë për njerëzimin, natyrën dhe për gjërat që na rrethojnë.
-Po i kthehemi Trojeve tona, Trojeve shqiptare. Fëmijët këtu tek ne keqtrajtohen thuaj qe shumë të vogël, dukuri më e rënd dhe e shëmtuar është qe fëmijët detyrohen të punojnë që të vegjël me moton ‘’ për të mbajtur familje ose punojnë për familje’’, prindërit e tyre të pa ndërgjegjshëm, moralshëm i detyrojnë të bëjnë një gjë të tillë, këtu shteti dhe dora e shtetit ka dështuar shumë keq.
-Po ashtu në rrugët tona shikon fëmijë shumë- shumë të vegjël duke kërkuar lëmosh, këta fëmijë janë të manipuluar, detyruar dhe kanë një forcë pas qe i detyron të kërkojnë lëmosh. Shikon vajza të reja të kamufluar dhe mbajnë fëmijë të porsalindur në duar qe të bëjnë që në shikime të kalimtarëve më të dhimbshëm për të fituar sa më shumë lekë.
-Një gjë është akoma me e rënd, të gjitha këto ndodhin në sy të policisë, në sy të prokuroreve, në sy të organeve shtetërore qe duhet ndaluar këtë gjë te pa ligjshme, kundër ligjore. Këtë dukuri duhet të marr masa urgjentisht-ama urgjentisht dora e shtetit që të ndalon, të sjell para drejtësisë manipulatorët dhe akteret që janë pas këtyre akteve të shëmtuara dhe kundër ligjore.
-Ne lutemi qe çdo gjë të rregullohet, fëmijë të mirë-edukuar sot, nesër do jenë prindër te mirë dhe të dashur, fëmijë të rritur sot nën presion dhe me trauma, nesër do jen prindër të këqij dhe dhunues e besa disa do shkojnë dhe me larg, do jen vrasës të grave të tyre. Kjo ndikon, si fëmija rritet, në çfarë fryme dhe dashurie prindërore ai fillon te edukohet, këtu duhet dhe mekanizmat shtetërorë të kualifikuar në trajtim të fëmijëve të jenë thuaj me akte ligjore në çdo familje, në çdo shtëpi për të mbrojtur e drejta e fëmijës, të drejtat e fëmijëve.
-Sot ne të rriturit jemi përgjegjës për rritjen dhe edukimin e fëmijëve. Sot një pjesë e madhe nga të rriturit i kanë duar më gjak duke vrarë fëmijë të pafajshëm, i kanë lyer duart e tyre më gjakun e krijesave ( Fëmijëve), që janë pjesa më e pafajshme dhe për fatin e keq janë shtresa me e pa mbrojtur në tokë, ata janë fëmijë-fëmijë.
-Dashuria me e madhe në tokë, është dashuria për fëmijë, çdo gjë jep njeriu për fëmijë, gjithë jetën mundohet dhe sakrifikon rinin e tij, jetën e tij për fëmijë.
-Pas gjithë kësaj dashurie për dashuri, mbroni, kujdesuni, edukoni fëmijët tuaj të dashur prindër në frymën qe të dhurojnë fëmijët tuaj nesër dashuri, të dhurojnë buzëqeshje, të dhurojnë mirësi, qe nesër të dhurojnë dhe të sjellin vetëm paqe. Rritni, edukoni fëmijët tuaj që të kenë dashuri dhe respekt për njerëzimin pavarësisht bindjeve fetare, mendimeve politike, ngjyrës, racës a po vendeve nga vinë ( Qofshin nga Lindja a po Perëndimi), te jen të gjithë të barbaret dhe të jetojnë të gjithë të lirë dhe të buzëqeshur.
-Buzëqeshini fëmijë, sot është dita juaj. Buzëqeshja juaj n ‘ varët nga dashuria jonë qe ju kemi dhuruar, nga hapësira dhe siguria qe ne ju kemi krijuar ne. Buzëqeshin fëmijë, sot është dita dhe loja juaj …
……………………..
Nga Rudi Berisha
Dardani Antike, 01 qershor 20121

Burimi/Facebook