Rudi Berisha – ME MUNGON, I DASHUR BABA

0
51


( Astrit Dehari- 1990-2016)

Të shikoj sytë, i dashur baba
Sa mall kam me të pa, unë vajza jote
Sot digjem nga malli për ty
Unë jam krenare me veprën tënde.

Ike pa më puthur në ballë, baba
Unë rrugëtare për në lindje-dritë
Ti udhëtar për të pushuar në amshim
Që të dy në rrugë: unë ne ardhje, ti në largim,

Koha nuk na lidhi me dashuri
Ti trup i gjakosur, unë fëmijë jetim
Unë qaja në djepin e ëndrrave për liri
Ti, baba i mbuluar me dheun e Dardanisë,

Unë fëmijë i uritur për dashurinë tënde
Ti, hero i udhëve për një demokraci
Unë do rritem fëmijë zemërthyer
Që dashurinë tënde, baba nuk do e shijoj.

Sot, baba më thuaj se zërin ma dëgjon
Unë ty, i dashur baba fotografinë ta shikoj
Fytyrën tënde ta prek me gishtërinjtë e mi
Me dhimbje e lot të kujton vajza jote, baba.

Ti, baba brenda hekurave i mbyllur në çeli
Unë, në errësirë duke luftuar të vie në dritë
Ti i vdekur nga padrejtësia e kohës kriminale
Unë qaja që u linda në tokë, vajza jetime e babës.

Më mungon, i dashur baba
Më mungojnë sytë e tu e përqafimi yt
E puth nënën e të kërkoj ty përditë, baba
Po malli e dashuria do jenë përjetë me të pa’.

© RUDI BERISHA

Dardani Antike, 28 maj 2021

Burimi/Facebook