Rudi Berisha – ME PENË E PUSHKË PËR LIRI ATDHEU

0
42


Sot në emër të Klubit Letrar ‘’ Zahir Pajaziti’’, pata nderin të isha në nderim, duke kujtuar veprën madhështore ( Në 22 vjetorin e rënies në altarin e lirisë) të mësuesit dhe luftëtarit, tani dëshmorit te atdheut tonë shqiptar, dëshmori Jetullah Islami.
Miqtë e tij, mësuesin, dëshmorin e kujtojnë si një humanist dhe njëri shumë i sinqertë, luftëtar i denjët në beteja, guximtar i madh për ti sjell vendin liri. Dëshmori Jetullah Islami iku në përjetësi, por pas veti la vepër te madhe, la gjurmë dhe plagë, atdheut i dhuroj çlirim, liri dhe paqe.
Nderime mësues, dëshmor Jetullah Islami, të kujtojmë më mall mësues !

ME PENË E PUSHKË PËR LIRI ATDHEU

-Jetullah Islami-

-Me ditarin ndër duar del para nxënësve
I etur për çlirim e liri të atdheut Dardani
Në shpirt i vlonte gjaku nën ata lisa të robëruar
Rrugëtoj nëpër shtigje atdheu për liri Mëmëdheu.

Orën e fillonte më këngën kushtrimi për Kosovë
Nxënësve ju shpjegonte për Orët tona historike shqipe
Ai shpjegoj më fjalë e shpirti po i qahej trimit Mësues
I radhitur në radhët e luftëtarëve për Liri te Atdheut.

Atdheu the mësues ka nevojë për trima e luftëtar
Ka nevojë për trima qe kanë guxim dhe bindje
Bindje në fitore për dritën e atdheut Kosovë
Ju dëshmor Jetullah Islami i dhurove atdheut kurorë.

Kurora e përgjakur ngriti themelet e lirisë në Atdhe
Ju mësues në klasën e shkollës na le këmishën me gjak
Aty i ruajmë rrobat tuaja mësues e dëshmor i Shqipërisë
Trupi e gjaku YT është dritësim për fshatin tonë Dyz.

Sot mësues e dëshmor po i shkruaj disa fjalë për TY
Jam afër teje dhe shikoj madhështinë tënde o pishtar
Dritësim dhe trung qe dhurove dije kur ishim të pushtuar
Tokës i fale trupin e shpirtin përjetësisë për liri t’ Kosovës.

I dashur mësues sot të beje të fala nga Fshati i lindjes Dyz
Nga këtu të nisi fjalën e shkruar më gjakun e trupit tënd
TY trupin e mbulove më Flamurin tonë Kombëtar Kuq e Zi
Jetullah Islami dha betimin për çlirim të tokës Nënë Shqipëri.

Ju mësuesi Dardan e luftëtar i atdheut te bekuar
Mbi ato male qe jehonin nga krisma e pushkës tuaj
Atje lart në rreze drite qëndron shtatorja jote dëshmor
Jetullah Islami u bë dëshmor qe Kosova lirinë të gëzoj.

……………………………………….
Autor i vargjeve Rudi Berisha
Dardani, 02 qershor 2021

Burimi/Facebook