Rudi Berisha – NGA TY SHQIPËRI LINDA – E NE TY SHQIPËRI DO TË VDES…

0
60

Nëse varrin nuk do të të kem në Shqipëri
Ju lutem mos me thoni qe isha unë shqiptar
Mos me vendosni as në kokë plisin e bardhë
Por unë jetova e po vdes vetëm si një pluhur në tokë

Nëse unë flamurin tonë kombëtar kuq e zi
Nuk e ngriti mbi kulla mos me thoni qe jam këtu
Mos me thoni qe poeti ka shkruar vargje për atdhe
Kur atdheu lëngon gjak nga plagët e marra nëpër kohë

Por nga TY linda unë poeti i dhimbjeve Shqipëri
E ne TY do jetoj e të vdes në këtë tokë të bekume
Në tokën e shtruar me shumë gurë të bardhë për liri
Në tokën me lule të kuqe të mbjella me dhè te varreve

Dua të jem dritë e fanarit qe do i zbardhë rrugët e popullit
Jo të jem qiri i ndezur i vdekjeve qe e shkrin shiu i kohës
Po te jem flamur i ngritur mbi çdo kullë në Troje Shqiptare
Atje do qëndisim e te shkruajmë me gjakun e dëshmorëve

Shqipëri o e lumja Nënë Shqipëri te dua me dashuri
Dashurinë e shpirtit tim TY ta dhuroj për dasmë me kurorë
Atje ku nusja me duvakë të bardhë është ngrirë si dëborë
Atje dhimbjet një ditë do i kthejmë në fitore për bashkimin tonë

E nga TY Shqipëri linda dhe për TY Shqipëri do jetoj
Do jetoj qe t’i shoh ditët e mbushura me plot bardhësi
Kur Trojet Shqiptare të jen të lidhur përgjithnjë në Nji
E atëherë ne TY Shqipëri dua të vdes e varrin të të kem në Shqipëri

© AUTOR # RUDI BERISHA