Rudi Berisha – RRUGËTIMI I KOLONAVE ME KËMBË TE PËRGJAKURA

0
58

-Në mes emocioneve dhe në kufi mes lotësh kujtuan dje Eksodin shqiptar ( Bllaca 99), kujtuam me një Orë Letrare poetike të Organizuar nga Komuna e Hanit të Elezit ( Me kryeartin Refki Suma) me bashkëpunim më Klubin Letrar ,, ABC-ja- POETIKE’’, nga Shkupi, me poet e poete thuaj nga të gjitha Trojet Shqiptare.

RRUGËTIMI I KOLONAVE
ME KËMBË TE PËRGJAKURA

-Bllaca’ 1999-

Këmishën e kisha të përgjakur nga torturat
Me këmbë të zbathura pa këpucë po ecim rrugës
Ecim rrugës se trishtimit i shoqëruar me hije të zeza
Qe ne çdo kohë po kërkonin të na pinin gjakun.

Ne të dy anët e rrugës na rrini korbat e zi mbi kokë
Duke na drejtuar nëpër shtigjet e jetës e vdekjes
Shqiponja nuk dorëzohet e nuk frikohet nga vdekja
Me e shenjët në botë është liria se sa e gjithë-jeta.

Zëri i fëmijëve i mbytur në dhimbje e me lot në sy
Nëna me përqafimin e saj i dhuron në rrugë dashuri
Nënëlokja e plagosur nga armiku rrugëton e heshtur
Po heshtja e saj ishte sa një-mijë fjalë në këtë botë.

Babai thithte tymin e duhanit e shumë i mërzitur rrinë
Me këmbë zbathura ecim ne mes hekurudhës se krimit
Në Fushën e harruar të kthyer në kamp refugjatësh
Në Bllacë kishte ca vdekje e me shpresë te kthimit.

Aty dëgjohen zëra të mbytur ne dhimbje për vdekje
Të uritur e shtrirë për dhè fëmijë, gra, burra pleq
Dhimbja qe të lidh me vdekjen e Gjenocidit nga Serbia
Populli i dashur shqiptarë i përgjakur për Trojet e tij.

Me gjakun e trupit tonë u mëshiruam gjatë rrugëtimit
Ne kishim shpirtin e lidhur me lirinë e Dardanisë-Kosovës
Trupin i falëm dhèut qe mban shumë dëshmor
Atdheu u kurorëzua me çlirim nga gjaku jonë.

Rrugëtimet e kolonave i ruajnë kullat e shqiptarisë
Fytyra me lot e te përgjakura lartësuan Atdheun
Gjaku është gjurmë i shkruar në Faqe të Historisë
Nuk ka dasmë pa mish e pa vdekje nuk ka liri.

Ne lirinë e kemi dashur me shumë se gjakun e trupit
Atdheun e kemi dashuruar me shumë se trupin tonë
Çlirimin e kemi ëndërruar e tani e bëmë realitet në tokë
Le të jetë një kontribut e gjithë dhimbja e gjaku jonë.

Atdhe te falëm e gjithë populli një pjesë të jetës
Dikush TY të dhuroi këmishën me pika gjaku
Dikush të fali trupin e shpirtin TY atdhe i bekuar
Të gjithë Lidhëm Dhimbjet-Lotin-Gjakun për Atdhe te Çliruar

© RUDI BERISHA
Bllacë, 05 qershor 2021

Burimi/Facebook