Rudi Berisha – TË KALOHET NGA NDIHMA SOCILALE NË PENSION PËR VETERANËT, TË NXIRRET LIGJI PËR MBROJTJE TË VLERAVE TË UÇK-SË-

0
16

Nuk ka veteran të rrejshëm, por ka veteranë dhe mashtrues 👈
👉 Në radhë të parë duhet të nxirret ligji për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së, të kalohet nga ndihma sociale që është sot për veteranë të UÇK-së, në një pagë të dinjitetshëm (pension) të përjetshëm, por me të drejtë për punësim, pa u dëmtuar në pagën qe do marrin nga shteti i Kosovës për kontributin e dhënë për çlirim, liri të atdheut, Kosovës. 👈
👉 Vërtetë ata që luftuan (veteranët) nën betimin për çlirim, liri dhe ribashkim të Shqipërisë, ata sot u ”shtypen” nga dora e shtetit, ata u dënuan për gabimet, gabimet e disa mashtrueseve që janë shkruar si ” veteranë” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 👈
👉 Është e vërtetë se ka shumë mashtrues në lista të veteranëve të UÇK-së, ka dhe ca që kanë punuar për armiqtë tanë, ka dhe që gjatë luftës kanë qenë dezertor dhe sot janë mashtrues dhe emri i tyre është në radhët e veteranëve të vërtetë UÇK-së. 👈
👉 Por kjo nuk i jep të drejtë pushtetit aktual, qe të dënoj veteranët dhe vlerën me sublime, vlerën me të madhe qe kemi ne si dardanë, shqiptar të Kosovës. Ky është një gabim që ka ndodhur me dashje a po ma dashje, është vërtetë një gabim i madh, është dhe një betejë qe do sjell shumë probleme, por do jetë një ” luftë” që do zgjatë bukur shumë për të ardhur në vend ajo qe duhet me qenë dhe për të ardhur ajo që meritojnë këto gra dhe burra veteranë të UÇK-së, ushtrisë me të lavdishme që ka pasur populli shqiptar, ne veçanti Kosova. 👈
👉 Mos ju mohoni të drejtën e tyre, ata ishin në ballë të luftërave për lirinë tënde, tonë, për lirinë e gjithë popullit. Nuk mund t’i diskriminoni, dënoni në emër të drejtësisë dhe të vërtetës për hir të mashtruesve që janë në lista si veteranë.
👉 Veteranët janë ajka, janë liria jonë, nëse ju keni prekur në liri, ju vërtetë keni shkelin dinjitetit, keni përbuzur dheun, atdheun, ju keni shkelur shkronjat e arta të UÇK-së, ju keni shkelur gjakun e të gjithë dëshmorëve të kombit.
👉 Mos, mos ofendoni gratë dhe burrat (veteranët e UÇK-së) që sot jetojnë një pjesë e tyre pa këmbë, pa duar, gjymtyrët e tyre i humben në luftë, gjymtyrët e tyre i falen tokës, i dhanë për liri tonë, për lirinë e atdheut. Ne e kemi për obligim moral, kombëtare që t’i nderojmë, çmojmë dhe të mburremi me luftën e tyre, të jemi krenarë me lavdit e tyre, jo t’i ulim e t’i poshtërojmë me arsyen se në lista të veteranëve qenkan disa mashtrues. 👈
👉 Liria në atdhe ka emër, emri i lirisë është UÇK-je gjaku i dëshmorëve, je liria që ne sot e gëzojmë. Respekt për të gjithë ata që kontribuan për liri, çlirim dhe për paqe të atdheut. 👈 👈
👉 Nga Rudi Berisha, kryetar i K.L. ” Zahir Pajaziti”, Besianë👈
Dardani, 15 qershor 2022

Burimi/Facebook