RUDI BERISHA – UNË …DUA TA KEM VARRIN NË SHQIPËRI

0
70

Unë dua ta kem varrin në Tiranë
Qe shpesh të ngritëm nga varri
E të thirri me zë emrin nënë- nënë.

Unë dua ta kem varrin në Ulqin
Të zgjohem nga varri përditë e natë
E me zë të lart te them këtu është Shqipëri.

Dua ta kem varrin tim në Prishtinë
Aty ku pash përherë të parë dritën
Të çohem nga varri e te puth Dardaninë.

Dua ta kem varrin në Preshevë
Atje ku lapidarin e dëshmorit ma rrëmbyen
Aty të dal nga varri e të luftoj për Shqipëri.

Dua ta kem varrin atje në Çamëri
Atje ku i kam varret e të parëve te mi
Aty te dal nga varri e të qëndisi Shqipërinë.

Unë dua ta kem varrin në tokën e Arbërisë
Atje ku luftuan e ranë shumë dëshmorë
Për trojet shqiptare e tokë të Shqipërisë.

Unë dua ta kem varrin në vendlindjen time
Atje në tokën e atdheut afër varrit te nënës time
Po aty është dheu im i përjetësisë është tokë e Shqipërisë.

Unë dua ta kem varrin në Tivar e Toplicë
Atje ku me dhunë e duke i vrarë larguan vëllezërit e mi
Aty te dal nga varri t’i bej dritë tokës se Shqipërisë.

Unë dua ta kem varrin në Shqipëri
Nga të gjitha anët janë varret e të parëve tan
Unë varrin dua ta kem ne tokën e Malësisë.

Sa dua qe varri im të jetë vetëm i mbuluar me dhe
Me dhe të tokës tonë të bekuar të Nënë Shqipërisë
Po motra dhe vëllezër kam një amanet për ju
Para se trupin tim ne varrin përjetësisht të lëshoni
Ju lutem për nder ma flamur kuq e zi ma mbuloni.
……………………………………
© RUDI BERISHA
Prishtinë, 07 gusht 2021
Ora: 11: 41 minuta

Burimi/Facebook