Ruhuni nga intrigantë kapter-avokatë!

0
356

Krenar dhe i përgjegjshëm për veprimtarinë e paraardhësve të mi, jam përpjekur gjithë jetën që të ruaj nderin personal, familjar dhe të vijoj veprimtarinë e tyre edhe në realizimin e idealit kombëtar dhe sistemit demokratik.
Për këto ideale nuk kam bërë kompromis as me sistemin diktatorial edhe në fushën letrare duke frenuar me dhimbje pasionin për të botuar në atë kohë. Artikullin e pare ”Rreze nga dielli i demokracisë” ia kam dorëzuar për botim në fillim të janarit 1991, mikut të familjes sime z.Vangjush Gambeta, një ndër drejtuesit kryesorë të Partisë Republikane, që të botojej në gazetën ‘’Republika’’ me rastin e 91-vjetorit të lindjes së babait tim, Skënder Luarasi, intelektual jokonformist i përndjekur gjatë sistemit diktatorial. Për arësye objektive e subjektive artikulli im u botuar pas tre muajsh, Diten e Mesuesit, më 7 mars 1991, edhe me një koment të intelektualit Rinush Idrizi, i cili mësuesin e tij Skënder Luarasi, e portretizon: “luftëtar i mendimit të lirë, i çlirimit shpirtëror, i progresit, i lirisë e pavarësisë dhe respektimit të njeriut, ai në çdo çast ishte e vërteta e kohës. Ne nxënësit e quanim ”I pakorruptueshmi!” Miqtë e shokët e quanin ”I papërkuluri!”…Brezit që nuk ka patur fatin ta njohë po ia jap me dy fjalë portretin e tij: Do të ishte me flamur në dorë për demokraci.”
(Petro Luarasi, Republika, Rreze nga dielli i demokracisë,R. Idrizi, koment ne kuadrat, 7.3.1991, f.8. )
Ndërkohë, më 20 shkurt 1991, u rrëzua shtatorja e diktatorit, ngjarje në të cilën kam marrë pjesë aktive duke e pasqyruar në shkrimet përkatëse, bie fjala edhe në gazetën ”Shekulli” (Petro S. Luarasi: Si e rrëzuam monumentin e diktatorit (Interv. B. Budina, Shekulli. – Nr. 70, 14 mars, 2005, f. 16 – 17).
Kuptohet që edhe vetëm për këto dy ngjarje që përmenda, të kishte njerëz që do të më shihnin e gjykonin me sy e nofulla të shtrembëruara, të mbushnin zemrën me vrer dhe leshonin gjuhen e tyre me urrejtje ndaj meje e familjes sime. Dhe sipas logjikës e misionit të tyre kishin të drejte, pasi dy prindërit e mi i kishin dosjet e sigurimit të stërmbushura me ‘’fakte të pamohueshme’’ ‘’veprimtarie armiqësore ndaj partisë, shtetit e popullit’’ madje edhe me dyshime ‘’bindëse’’ për veprimtari agjenturore në shërbim të shteteve të huaja, ende të papërcaktuara. Informacionet dhe akuzat politike kanë qenë shumë, por për lumë, sepse koha provoi që imponoheshin nga kreu i diktaturës e klani i tij. Prindërit e mi nuk janë dënuar, por edhe tani vlerësohen zyrtarisht e publikisht të nderuar. Po ashtu edhe une.
Por nuk kanë pushuar shpifjet prapa krahëve ndaj meje e prindërve të mi, prej vigjilentëve të ish-partisë së punës, skamjes e kërbacit. Ndër ta, po permend nje avokat ‘’kristali’’, i cilësuar prej vetes e disave si model i njeriut parimor, të ndershëm, luftëtar i palëkundur i parimeve, betejave demokratike e ligjore. Ai nuk e ka për gjë të deklarojë publikisht se është i vetmi njeri i pastër, i moralshëm, i pakorruptueshëm mes 800 juristëve të tjerë të periudhës së ndryshimeve demokratike, të ‘’demaskojë‘’’ madje edhe përfaqësues të shteteve të huaja, edhe një zonjë ambasadore për origjinën dhe ngjyrën e lëkurës që ka. (Reference nga deklarata e tij ne radion e respektuar Projekt 21 Kopenhage). Dhe cuditërisht korr lavdërimet e disave si njeri i respektuar dhe avokat i shquar ne vend qe te pyetet mos po kalon probleme mentale, perndryshe t’i hiqet licenca e te pergjigjet para organeve te drejtesise per deklaratat e ndyra qe ben.
Por ka edhe të tjerë shqiptare, që janë ‘’të sertë‘’. P.sh. në komentet e një artikulli mbi ca provokatorë të lëvizjes studentorë, qytetari ‘’Golëmi’’ shkruan:’Tymuesen më të madhe sot e ka hedhur një i katërtë – kapteri Z. I. (identitetin e plote ia reduktoj me iniciale sepse me intereson fenomeni dhe jo llagapi i nje ish-kapteri) Qënka bërë avokat dreqi, paçka se s’ka shkollën e mesme…O studentë, o djem e o vajza, po u dhatë mikrofonin zagarëve tip Zaçe do iu vejë mundi dëm, ruhuni nga intrigantët!’’ Unë këtë thirrje do ua këshilloja edhe disa mediave e opinionistëve që i bëjnë elozhe e kult.
Hipoteza kurorëzohet nga prova, por edhe praktika është kriteri i së vërtetës! (Shenim. O kapter-avokati Z.I. ose paraqit barren e proves per derdellitje-shpifjet e tua, ose merr deshmi pergjegjesie mentale e shihemi ku te ta doje radakja). Foto 20 Shkurt 1991. Ne balle te popullit per rrezimin e kultit te diktatures. P.Luarasi, i katerti nga e majta.

Burimi – Profili ne facebook i z. Petro Luarasi