Safet Hasani – Keqpërdorimi i “fjalës së lirë dhe mendimi ndryshe”, mund ta sjellë shoqërinë tonë në të zbatimin e të Drejtës Kanunore!

0
13

Kur e themë “Gjykimin apo Drejtën Kanunore”, e kam për qëllim t’ju tregoj atyre se, s’është në kulturën shqiptare që për interesa politike vetëm se mendon ndryshe t’i fyesh, shashë, kërrcënosh, shantazhosh, etj.
Më së shumti fenomeni “liria i fjalës së lirë” keqpërdoret nga gazetarët, pjesëtarët e Shoqërive Civile, OJQ-të, etj! Për ata që flasin dhe mendojnë se po cenohet “mendimi i lirë, fjala e lirë”, fillimisht opinioni i gjer duhet kuptuar ç’është “mendimi i lirë, e fjala e lirë”!? Mendimi i lirë apo fjala e lirë, s’është të gënjeshtrosh, akuzosh pa fakte, fyesh, gënjesh, linçosh, shantazhosh, të flasësh gjëra me qëllime armiqësore. Mendimi i lirë është kur ju japni mendime të argumentuara apo faktuara, me qëllim të mirë për opinionin. Po ashtu, mendim i lirë (fjala e lirë) është kur ju nuk pajtoheni me veprimin e ndonjërit, por ju me fakte duhet ta vërtetetoni së keni të drejt! Por assesi, në adnjë mënyrë, për përfitime të ndryshme politike apo çfardo përfitime tjera! Unë e kuptoj që sot fjala e lirë ka mbetur vetëm si shprehje, asgjë më shumë! Por, janë pikërisht një pjesë e gazetarëve që për klikime në faqet e tyre të internetit nxisin opinionin të cenoj fjalën e lirë. Pra, fjala e lirë dhe mendimi ndryshe s’është ta akuzosh pa fakte e të shpifësh, fyesh, gënjesh tjetrin.
Sot, shumë individë, për t’i hyrë në hatër njërës palë, shajnë dhe fyejnë palën tjetër, në emër të fjalës së lirë! Kështu, kjo natyrë është rrezik që ta sjell prapë shoqërinë shqiptare, por edhe me të drejt, në gjykim përmes “TË DREJTËS KANUNORE”!

Burimi/Facebook