Safet SADIKU – Shahu është lojë ku potezat e fitores planifikohen që në fillim!

0
27

(…Nëse e ke falur mbretreshen për „kali të lodhur“ humbjen e ke të garantuar menjëherë, vetëm pas disa lëvizjeve!).
Mendja e popullit: “Ma mirë vonë se sa kurrë“!

… „Vjosa“ në Shqipëri është një lum, i cili ka një shtrat të egër dhe kur ka vërshime i mbledhë tërë cungat dhe gurët e mëdhenj përpara; i thyen, i përplasë pa mëshirë; e gjarprinjtë, breshkat, gaforret dhe gjallesat e tjera mbetën të zbulura!. Kam rastisur njëherë duke udhtuar për në Vlorë në një mot me reshje dhe dallgët e këtij lumi ngjanin me ato të detit!

Mediat e ditës: Bëjnë të ditur se kryetarit të Serbisë (A.V.) po i del situata nga kontrolla, (me Kosovën) për kundër asaj se paska derdhur para(mjete financiare) të madhe për ta realizuar „projektin e ëndrrës“ edhe „de-juro“! Në Serbi kanë filluar t’i kërkojnë llogari…?! Ju paska thënë mediave të Prishtinës vetëm kaose prodhoni e shtyni sa të mundeni disi që të zvarritet funksionimi i institucioneve! Lubomiri ka pranuar urdhër nga Matufi dhe ka zbuluar disa kode të reja dhe me vrap duhet ta takojë edhe njëherë Vjosën!
Fjalë e popullit: (Askush nuk po vdes: „pa u koritur!) “Dëgjon miku i tij se kryeplakun e familjes me traditë e kish përfshi një sëmundje para kohe dhe i shkon në vizitë! Pak para se të hynte në oborr i takon disa fqinj të tij, dhe e pyesin çfarë ke në çantë? Po ja solla këtij mikut, disa gjëra siç e thotë tradita, se është i sëmurë shumë!? Njëri nga ta i tha mos ke frikë se nuk është për dekë?!(për të vdekur).- E ky e pyet menjëherë po pse, a di të më tregosh? Filloi tjetri: PO ky nuk është „për dekë“ se nuk ka bërë ende asnjë të keqe, nuk ka borxhe, nuk ka gënjyer njeri, me një fjalë „ende nuk është koritur!?“… ( Analiza ime: se edhe këta të politikës tërë po humbin, plus të poshtruar, prej sjelleve të ulta mashtruese ndaj popullit të vet! Euuu!).
Lubomiri: Vjosa erdha me të kërkuar falje 100 herë, se tani përsëri edhe këtë herë TOPI është në anën tuaj, mirëpo unë po duhet me thënë diçka, (edhe para mediave, se jam i ri në detyrë, a e mban mend kur t i e ëndrroje postin që kam unë) se ne tani, (po më kupton) të tërë jemi në pozitë me mbytur vetën! E mora me vete edhe këtë Luten e Hazirovitëve, se Matufi ka gjithmonë kërkesa edhe pse ai e la karriken, po komondën e ka ende në dorë, e kupton si puna e hijes…! Edhe unë nuk guxova me dalur hapur për publikun, se kur të shkarkuan ty, më beson se kam qajtur!, lotët vetëm më rrjedhnin, edhe të përjashtuan në emër të strukturave, po i pari e mori vendimin sipas dëshirës së tij, pra z. Matufi! Dhe sot ja ku jemi?, ti andej unë këndej!
Vjosa: Pse vëlla, unë nuk ju kam bërë gjë!(një qeshje e qetë) E matëm vetën në peshore, unë ju thoja se vjen dita ju nuk më besonit! Ndonjëherë, është „më mirë me besuar se sa me provuar“?!… Njejtë të them edhe tani më mirë është të më votoni se sa ta provoni edhe njëherë në zgjedhje! Nuk ka shumë rrugë ose „PO“! ose „JO“?! (Lutës ju skuq fytyra, e kishte përballë asistenten, po edhe ajo nuk ja dante sytë, e mbyti me sy!?).
Asistentja e Vjosës: Lumir Vjosa e ka një furnizim nga një „dell-domari“ i detit dhe ai dell e mban të fortë! Po, kur ka erë deti, Vjosa dinë edhe të tërbohet, dhe kush i del përpara ja faltë zoti shëndetin! (Heshtje…Luta i uli sytë poshtë)
„Zëri i butë „: (Troket në derë dhe futet brenda, fillon këngën, me zë!); Amelika, Amelika, Amelika !(Heshtje…) „Amerika po thotë: qëllimin arrita, për Vjosën time erdhi dita“! .
Luta Hazirovi: (Dua të flas…)E mbaj mend si sot kur ishim bashkë! Na ta dhamë përkrahjen, po ishte krijuar një precident, që ne si LDK me qenë për tanë jetën në pushtet! Me thënë ndryshe (para popullit dhe opinonit), a me vepruar krejtësisht ndryshe! Po kur shkonim nëpër hotel në darka të shtrenjta na kanë filmuar dhe këta pronarët e hoteleve, po ngjanë se kanë qenë të opozitës, edhe na kanë dëgjuar për pazaret në emër të Kosovës! (…Heshtje)
Lubomiri: Po ty Vjosa asnjëherë nuk të kam kuptuar se ke pasur mendim ndryshe , vetëm qeshje, pse nuk m’i tregoje edhe mua këto mendime ose pse nuk më bindje motra jem, të vija edhe unë me ty?! Veç kur shpërtheve, pa pritur! Boobooo!. Pastaj i ke dëgjuar edhe ti vetë; tërë të thonin ja si Naxhat Daci, ashtu do përfundoj edhe kjo!
Asistentja e Vjosës: Ashtu po të duket po ta tregova shpërthimin e Vjosës, është e lidhur me detin! Pastaj Vjosa ka doktoruar në Amerikë dhe jo në Amelikë! As në Serbi jo, dhe nuk e paske kuptuar?(Zëri i nervozuar).Dallga e Vjosës jau mori pas veti gati tërë elktoratin! LDK shpejt do të harrohet dhe „Lista Vjosa“ çdo ditë po regjenerohet! Vazhdoni ju me sabotimin e shtetit!…
Lubomiri: (Fillon flet me kodet e Matufit). Duhet me i bindur deputetët, për me të votuar?!
Sirtari 127: Në hapjen e kovertës në urdhër shkruan qartë: „Nuk ka rrugë tjetër ose ta ngritni dorën për votim ose shkojmë në zgjedhje të përsëritura! Populli po kërkon drejtësi! Tërë ai mund i derdhur për shtetin, ka ardhur koha për mirëqenie“! Pastaj, nuk bëhet fjalë asgjë vetëm për Vjosën, por bëhet fjalë se ne në politikë të Kosvës për herë të parë, „po krijojmë një standard të RI“: „Mbajtjen e fjalës, as më pak as më shumë, duan apo s’duan serbofilët, (më falni!)duan apo s’duan opozitarët?!
Luta Hazirovi: Nga po del ky urdhër nuk po kuptoj? Jam i shqetësuar?!Mos hapni sirtarë të tjerë!?
Vjosa: Këtu jemi dhe merrni vesh njëherë!, se populli jau merrë edhe ata deputetë që nuk po kuptojnë demokracinë! Se ata janë votuar me themeluar institucione dhe jo me i sabotuar ato, për të fituar edhe mëtutje (me pazare) para nga Serbia! … Gjithmonë kështu ka qenë kjo LDK-ja e Matufit, thirret si „institucionaliste“ po në fakt është: „shkatrruese e institucioneve“. Por, u bë mirë që i doli „boja edhe kësaj pune“! Ta hapim njëherë edhe kovertën tjetër te:
Sirtari 2013; Në këto procesverbale të konfirmuar gjatë shumë seancave në Kovendin e shtetit tonë, nga viti 2013 e këtej janë definuar shumë shifra të parasë publike të keqpërdorura, dhe në një seancë të vitit 2019,(për vitin paraprak)flitej se mbi 400 milionë euro të parasë publike kanë qenë të shpërdoruara!? Nuk dinë kush nga janë avulluar gjithë ata milionë euro?!!!
Vjosa: Dhe tani ju kërkoni garanci të mos hapen sirtaret?!. Për çdo veprim timin, të jeni të sigurtë se do ta marrin vesh qytetarët që ma dhanë votën?! Kushtetuta flet qartë!. „Me qytetarët kam lidhur besë“!!!… (Kamarieri i solli kafet).
Lubomiri: Lereni tani këto ma mirë mos t’i hapim letrat më tutje. Unë po vendosi në sy të Bacës Lut, se apelin kam me bërë me të votuar!. Kam me i thirrë mbledhje krejt strukrurat, edhe deputetët e fjalët e Vjosës kam me jau thënë ose votoni ose popupulli jau merrë edhe juve mandadin, si shumë tjerëve!. Nuk ka rrugë tjetër! (heshtje…) Po më falni e pse këta nuk e lexonin mirë fjalën, Amerika, po Amelika?, Amelika! Nuk është e njejtë? Nejse unë po mendoj në të ardhmen ta paguajmë një aktor e vetëm ai ta lexoj këtë fjalë dhe të tjerët nga LDK-ja mos ta bëjnë të njetin gabim, nëse marrin vesh?!
Luta Hazirovi: Disi ndodhen shpejt gjithë këto procese! Shumë interesant! Kosova është si nana! E dua shumë! E pash në procesverbal nr. 26 se gjëja vajza ime është paguar „për studime në Holliwud„ me paratë publike, unë vetëm biletën e kam paguar se kushtonte shumë, më shtrenjtë se rroga ime! Të tjerat kurrë ma…?!… Tani Vjosa besoj se këto sirtare nesër kur të votohet për presidente nuk do t’i hapë kurrë, nuk na kthen me të keq!
Deri sa ta mësojmë ta lexojmë fjalën „Amelikë“ me korrektësi në:“Amerikë“!, edhe ne këtu në mes veti do merremi vesh!?
Asistentja e Vjosës: Baci Lut e luan shahun? E përjashtuat Vjosën me propozimin e Matufit?! Ta kishit përkrahur ju si duhet nuk do të kishit humbur! Vjosa mbretëreshë, tërë populli e përkrahte, ju e përjashtonit, dhe kush?! Një „kali turullak i lodhur“, që sa herë takoheshim në mbledhje, fjala e parë që filste ishte: Serbia, Serbia, nëjherë fliste serbisht pastaj për temat tona!. Populli nuk duroi më!?!
Zhurma popullore: (Para ndërtesës ku po pihej kafja dhe po mbahej takimi) Vjosa Presidente!Vjosa presidente!Vjosa Presidente!…)
Mediat pas takimit: (Konferenca e llafeve e Lubomirit dhe e Lut Hazirovit)
Te dytë me një zë: Takimi ka qenë i frytshëm, por e kemi lënë të kemi edhe një takim tjetër këto ditë sa më shpejt, dhe kemi kërkuar që sirtarët e tjerë mos të hapen më!
Konferenca e Lumirit:(Jeni gati media)Ne kemi pasur takim të frytshëm, me Vjosën! Dhe mua ende nuk po më del inati pse nuk ju bashkangjita atëherë, po lakmova në postin e kryetarit të LDK-së! Nuk e dëgjova gruan!, kur më tha bashkangjitju Vjosës(Luta i heshtur vetëm po dëgjon. Folë edhe për bazën se Matufi na i ndal rrogat, përshpëriste?!). Po ju lus që të flisni drejt për LDK-në, se ne na kanë marrë dallgët e Vjosës( buza në vaj, lotët rrëke, filloi një ngulfim emocional i Lumirit). Ne duhet të jemi edhe më shumë , në përqinqindje(% )në trupin tonë , në mendjen tonë , të mendojmë si shqiptar! (Një zë i heshtur nga turma e mediave);Prandaj e afrove Shqipen për nënkryetare?!(Iki dhe e shpalli të mbyllur konferencën!).
Populli po pret seancën e Kuvendit të Kosovës: „O Vjosa Presidente o shkuarja në zgjedhje! Nuk ka opsione tjera!. Kjo po lexohet o tani m’u shkëputur nga argatët e Serbisë , të quajtur „institucionalistë“, ose me vazhduar sikur shumë vite më parë me i lënë të lirë dhe Rakiqat sa herë të „kullën“ në zyrat e Kosovës, me ju thënë vetëm LEPE!
Përkthyesi juridik: (Ndryshe ish kryetari i Kushtetutes nga lagjja e Hasanëve njëfarë Enveri foli një natë në një TV!).Tha: „Dominon arshyshmëria e funksionimit të institucioneve“!
Hasani: Kushtetuta është grrithur dy herë; kur është rrëzuar „Qeveria Kurti 1“ dhe kur u themelua „Qeveria Hoti“! Këtë herë të dominojë logjiaka e arsyes; ata deputetë që janë pro në sallë të Kuvendit votojnë tri herë! Dy herët e para nuk quhet, por herën e tretë quhet e vlevshme dhe me 61 vota si të jenë për „Po“ në „kutinë e votimit“, Vjosa Osamani zgjidhet presidente e Republikës së Kosovës!
Kjo formë e kësaj „PO“-je është e pranuar edhe nga Amerika! Na priftë e mbara!….
Shkruan: Safet SADIKU

Burimi/04online.info/