Sanremo ne synin e nji femije

0
47

Pas nates se Sanremos prinderit ma kishin legjitimu mos me shku ne shkolle po te ishte dite mesimi, pse e kishim feste!
Mama bate amelcine ose asude, ose qumshtur ose revani si dhe kuleç, apo petlla, ndersa babi paradite na blete fletore. Paisja kyce, mbas televizorit ishte antena. Antena ishte nji -U- e stergjatun, lidhe dy tela, qe rrotullohej lehtas ne ambientet e nji shtpie. Antena provohej nji nate para se ku e merrte ma mire Rai unon. Aty ku kishte ma pak zhumues dhe zani ishte ma i kthjellet aty lihej me kujdes.
Kojshite qe nuk kishin televizor , te cilet ishin 6 anetare do vijshin me e pa te ne.
Sapo hapej festivali te gjithe ishim te ulun ne toke apo divane, me flete apo fletore nder gjunjj te gjithesecilit per me shenu kangen tone te parapelqyeme. Pipo Baudo ishte kthy ikona e Sanremos, zani i tij i hapjes se cdo nate sot me kumbon si atehere.
Na qellonte qe kur viberatori ( antena) nuk rrinte ne asnji paisje te sajueme per me ndejt, por na ishim plot 10 vete gjithsej, se bashku me kojshite, qe me radhe rrinim pa pertese ne kambe tue e majte derisa sa te lodheshim.
…Ne fund te cdo nate, mbi fletoren taksun per Sanremo, rrethojshim kangen qe do dilte fituese. Ajo raki per te rritunit, bahej sebep me shprehe emocione lirshem pa fre, kur mbaronte nji kangetar se kenduemuni. Po te ishte kangetare diskutonim dhe veshjen, e cila femi mbaj mend qe shpreheshim tane pasion per Nada, fustanet e saj te shkurta qe nxirrnin ne pah hiret e bukura, ndersa Matia Bazar, Pati Prav dhe Ana Oxa per stilin e veshjes dhe per make-up ekstravagant.
Ai qe kishte qellu me gjet cmimin e pare te gjithe festivalit, qerasej me pastat e Beqos.
Ishte feste ne ate mjerim te madh…
Denata Rroji

Burimi/Facebook/Gegnisht