Sazan Guri – Bashkekombas shqiptare, Skenderbeu na beri te pandare

0
114

Te dashur bashkekombas shqiptare qe Skenderbeu na beri te pandare, por edhe ju armiq te Heroit tone kombetar qe nuk na tutni duke mos lene gje pa share:
Hodha një mesazh në shenjë përkujtimi për atë që bëri Heroi ynë (një nga pesë gjeneralët më të mëdhenj të historisë botërore) më 2 Mars 1444, më sakt, gjenerali i vetëm në mbrojtje, se të tjerët kanë sulmuar, për faktin se ende kemi nevojë si dikur edhe sot, dhe çtë shohësh?! Cakej e turkoshan që vuajnë nga e njëjta sindromë – të dukurit i madh, meqënëse guxojnë e fyejnë një Luan, që në fakt Skënderbeu kurrë s’ka pasur këtë epitet, sepse vepra e tij është një pyll i madh lirie, është një shërbim i madh për popullin luan arbër që me 15,000 veta pa ndihmë e me kulisje nga pas zmbrapste 200,000 turkoshan.
Ja çfare thonë kronikat e librat e kohës për këtë misionar të lirisë që mos të ishte, Evropa do fliste turqishten barbare, dhe vetë Turqia do flistë mongolishten shpellare dhe e dini pse? Fyeni akoma ju gjakpërzjerrët dhe ju gjakprishurit, se e kam ruajtur këtë ‘Pse’ në fund, si mësuesi i ‘’Gjylystanit dhe Bostanit’’ me nxënësit e vet para vajzave të mbretit….

  1. Theodor de Bry (1528-1598) në veprën e vet (1596) i drejtohet Skënderbeut – Ti rrjedh nga Pirro i Epirit dhe je më madhështor se Akili i Shpejtë dhe Pirro i Madh. Ushtrinë e pajise me forcën e betejës së Farsalës (të Jul Çezarit kundër Pompeit, viti 48 p.e.s.) dhe atdheut tënd ia dhatë lirinë.
  2. Po edhe Ferdinandi i Napolit iu drejtua Skënderbeut me këto fjalë: “…unë o princ i ndritue Skënderbe…pashë dhe provova me sytë e mi, në punë e sipër, më shumë dhe më tepër nga ç’thonë, nga ç’tregojnë për ty … ti e ke zanafillën nga stërgjyshërit e nga një vend i thellë, siç është Epiri i pamposhtur, nga Arbëria”.
  3. Libri i parë (figura me poshte) kushtuar jetës dhe veprave të lavdishme të Gjergj Kastriotit, i mbiquajtur Skanderbeg, mbret i epirotëve, tani e quajtur Albanoi. Libër që shoqërohet me një koment që e krahason Heroin tonë me veprat e Aleksandrid të Madh.
  4. Librin 9figura tjeter me pshte) “Jeta e Gjergj Kastriotit” mbi 1000 vëllime të botuara në 72 vende të botës dhe në mbi 22 gjuhë kryesore…i parapagoi për vete dhe për Konsullin Rus në Dubrovnik, si dhe për personalitetet e tjera të jetës letrare, historike e kulturore të Serbisë.
  5. Prezantim i një prej aspekteve të jetës së princit Gjergj Kastriotit nga studiuesi i palodhur i arshivave të Romës, Venecias e Vatikanit z.Lutfi Aliaj për të pohuar se nuk është rastësi, që medaljonet (figura me poshte) me portretin e tij u përfshinë në katalogun e Piero Voltolina. Sepse Gjergj Kastrioti është pjesë e historisë së Italisë dhe e historisë të Serenissima, i renditur, në grupin e personaliteteve të Venecias në shek.-XV.

Burimi/Facebook