Sazan Guri – DEMAGOGJIA E UJKUT LIDER QË ÇAN DËBORËN – QË TURMA TË BESOJË TE I FORTI

0
73

Ujku i fortë çan dëborën apo liderat që ndrrohen rrugës?!

  1. Ujku më i fortë sakrifikohet, duke hapur rrugën për gjithë kopenë? Falsitet i madh me këtë ligj perfekt të Zotit për ata që besojnë dhe i Natyrës për ata që nuk duan të besojnë. Sepse, në fakt, ujqërit sulmojnë në grup, mbrohen në grup, ushqehen në grup dhe hapin trasenë në grup. Rrugën nuk e hap “ujku më i fortë” siç na është thënë nga demagogët e historisë që të justifikojnë teorinë e njëshit, e të fortit, e Kryeministrave apo Presidentëve, por studimet tregojnë se e bëjnë me radhë. Kur lodhet një ujk, ai kalon pas e zëvendësohet nga tjetri. E kështu instikti kolektiv siguron mbijetesën.
  2. Po pse vetëm Ujku? E bëjnë Lejlekët kur ngjiten në Himalaje në formën e një trekëndëshi, të cilët e synojnë majën e saj disa herë. duke e ndërruar prijsin e tufës disa herë rrugës derisa arrijnë në majë e pastaj shpërndahen pa u lodhur ose pa energji në të gjitha vendet e botës dhe kushdo kafshë tjetër me ndërgjegje të ulët e me instinkte të larta. Kjo është E VËRTETA! Po pse në sporte si në ciklizëm, në alpinizëm, e bën njeriu, dhe pse nuk e bëjnë këtë në politikë? Kjo është pyetja?
  3. Kur mbretëresha bletë ka mbushur ciklin e jetës dhe të drejtimit të popullit të vet, vetë këta të fundit, pra mizat rrisin dhe ushqejnë më qumësht bletë 4-5 miza të tjera për kandidate për mbretëreshë dhe zgjedhin më të mirën, më punëtoren, atë që kujdeset më shumë për ata. Ndërsa njeriu, sidomos ne në Shqipëri, as i krijojmë e as i ushqejmë, por i mbysim si p.sh nismën Thurje, Vetvendosjen, Partinë e Gjelbërt që e kemi kthyer në Aleancë për Shqipërinë.
  4. Propaganda e përdor këtë foto si për të bindur njerëzit në nëndijen e tyre dhe për t’iu kaluar mesazhin se “shpëtimi” vjen falë një lideri të mirë, të fortë e të drejtë, dhe nuk vjen nga ata që bashkëpunojnë me popullin me Institucionet e tij, se “shpëtimi” vjen nga nga uzurpimi i të drejtave të më vegjëlve dhe jo nga delegimi, decentralizimi, pra “shpëtimi” vjen nga liderizmi e jo nga demokracia!
  5. Shembulli i jetës të thot të kundërtën! Ata që e ndjekin pas këtë lider nuk do ta mësojnë kurrë sesa fort përpiqet drejtuesi (lideri) për të hapur rrugën ai që drejton, ndaj natyra dhe Zoti e ka bërë sado i fortë të jetë, ai ndërrohet ose e bëjnë me rradhë rolin e drejtuesit. Në këtë udhëtim sa të vështirë, Ujku lider ha këmbën e vet dhe nuk dorëzohet, aq me përkushtim punon që tufa të ec në rrugë të mbarë. Ka ngrënë ndonjë lider këmbën e vet për të udhëhequr këtë popull, përkundrazi kanë ngrënë këmbë nga populli dhe këta prap e zgjedhin?! Putah. Prandaj, o popull duhet thjesht të prisni sa të vijë “lideri i mirë” e t’ju shpëtojë thonë demagogët e historisë, ndërkohë që liderat janë brenda tufës, mjafton t’i rritësh e t’i veselitësh.
  6. Ja pse propaganda ngjit kaq shumë tek turmat, duke deformuar imagjinatën kolektive, e si pasojë mendimin dhe veprimin e tyre. Ja pse duhet të mendohuni dy herë, kur të shpërndani e të përcillni një lajm të liderit apo të bëni ‘like’ një foto të tij, një fjalë të tij dhe jo urra o burra?!. Tregoni vetë dhe mos prisni t’ja u tregojnë disa analistë (gazetarët të ishin të aftë bëheshin inxhinierë, matematicienë, fizikan, arkitekt apo në fusha që kërkojnë rregulla, disiplinë të menduari dhe imagjinatë), ndërkohë pyetja është nëse ai mesazh – që i forti udhëheq, forcon oligarkinë apo popullin!?. Ofiçina e skllavërisë e çirakët e saj, nuk pushojnë asnjë ditë, duke farkëtuar “zinxhirat” për mendjen dhe trupat e skllevërve.
  7. Ore miq, a s’na thoni se si bëjnë qeveritë e tjera si në Bruksel psh që shpesh nuk kanë qeveri fare, a nuk udhëhisqen ata, a nuk punojnë ata si popull, biles punojnë më mirë. Ndaj, një popull i fortë boll e ka një Qeveri të dobët ose do pranojmë që jemi të dobët dhe na duhet një Qeveri e fortë që të na i ngulë dhe të na i përdredhë, më sakt kërkojmë dhe besojmë te një lider i fortë, paçka se vjell vrer, vulgar, ofendues, i fort, gango, gringo, bruto, cattivo, pa busull, i hapërdarë, kaubojs dhe përballë kësaj ne përulemi dhe si milingonat na pëlqen të shtypemi, dhe ky i forti nuk ka faj që është i gjatë e bëhet më i gjatë se ne bëhemi të vegjël e më të vegjël.
  8. Si gjithmonë nota ottavë! Po ju si thoni ja vlen të vazhdosh apo të presim sa të vijë një ujk tjetër i fortë sipas demagogëve të historisë, apo të zgjedhim vetë një lider punëtor, siç thonë ligjet e Zotit, e natyrës apo të Bletarisë!? Ashtu dhe patriotët (si thoshte Bob Marley), mgjs sa vjen e po mendohem se nuk ja vlen më, – nuk duhet të ndalojnë një minut, duke ndalur të keqen. SG

Burimi/Facebook