Sazan Guri – DHE E DONI SEKRETIN?!

0
26

Se kjo vlen edhe per protesten e sotme
Pse unë ju dukem cave ndonjehere majtas e ndonjehere djathtas, sepse unë tani, elbete në pension, kujtime do të shkruajë, të cilën e kisha menduar ta lija për autopotret në fund të jetës, por po ja u them:
Unë kam dhe ndjek parimin e Aristotelit të madh, bir pellazgu nga Stagira e Maqedonisë Iliride, se njeriu nuk është thjesht një qenie biologjike, madje as qenie sociale, por qenie politike. Protestat e shumta, qysh nga 2004 që ju mbrojtëm për mbetjet që do të vinin nga Italia, ku ishim zbuluesit e lajmit, lobuesit, organizuesit dhe truri i protestës, bëmë që t’i zmprapsim ato, pastaj protesta që ju mbrojtëm, sigurisht me vlonjatë të shumtë dhe ambientalistë si A. Klosi, R. Hanxhari, L. Ferruni, kundër ndërtimit të veprave me bazë nafte në gjirin e Vlorës, e pastaj pa fund të tjera, na mësuan se pa pjesëmarrjen e politikës, asnjë gjë nuk mund të fitohet. Dhe kur vajtëm në protestën e armëve kimike, krahas protestës, ne, (tashmë i pjekur në protesta dhe 57 vjeç), më saktë filosofia e mësipërme na çoi te bashkëpunimi politik, ku me patjetër duhej të bindja dhe t’i rrëmbeja parlamentit votat e LSI, duke bashkëpnuar me 19 deputetet e saj, dhe ashtu u bë, që votat e Parlamentit së bashku me zërin e qytetarëve bënë që Kryeminsitri të thoshte që – ardhja e armëve kimike është mision i pamundur. Rëndësi ka për qytetarin që kauza u fitua, duke mbajtur mbi supe psikozën e të tjerëve që ky u bë me LSI-në. Kjo taktikë vlejti edhe kur ju mbrojtëm juve të dashur qytetarë më 2015 kundër mbetjeve të importit, ku unë me grupin prej 30 vjetësh me Aulon Kalaja, etj., ndryshe nga grupi që sot bëjnë këtë protestë gjoja jo politike, bëmë për vete me të njejtën metodë 5-6 parti parlamentare si PD, PBDNJ, PR, PA, dhe 6 deputetë të PS si K. Kokedhimen dhe fituam kauzën ne që zgjodhëm edhe protestën edhe bashkëpunimin politik, por me çmim – prof. Sazani është i lidhur me ta?! Jo, kurrë, të dashur Qytetarë, sepse po të isha i lidhur – nuk do më vëngonte zëri si i dalë nga lumi, përkundrazi do isha i dyzuar. Zëri del i mekur, i shtruar, kur është me dy mendje, të ta them apo mos ta them, dhe ju vini në dyshim ose mendoheni akoma se dale për çfarë e bën ky këtë.? Dhe prap as që jam mërzitur me ju kurrë. Sepse më lehtësojnë shprehje të disave nga ju si psh dikush më thot se – ti i ngjan një skiatori, çik majtas e çik djathtas, por ti realizon qëllimin tënd, ose dikush një shkodran 2m burrë që bëri burg për ç’ka ngrita njëherazi mbi skrapet e anijeve në det dhe më ndalon me katër bodigarda të gjatë sa ai e me thotë se – tre muaj burg bëra për ty, por ti kam falë se ti je vetvetja dhe nuk bën lojën e dikujt, ose një tjetër që më thot se kam kaq vite që të ndjek dhe s’të kam marrë vesh se më kë je, ose në Parlament kur mbroja një ligj mjedisor për ju dhe fëmijët tuaj, te dashur qytetare, z. Taulant Ballaj, sikundër dhe ju më thot – je burrë i mirë, por të shfrytëzon pak LSI dhe PD-ja. E afrova afër vetes bashkë me koleget që isha, i hodha dorën në qafë, ku bodigardi u përpoq të ma hiqte, dhe i them se do të tregojë një sekret që po e tregoj edhe për juve sot:
SE JAM UNË AI QË I PËRDOR ATA, LSI-NË, PD-NË, BILES EDHE JUVE SI PS, SIKUNDËR TANI QË PO VIJ TE JU, POR PËR QËLLIME TË LARTA E FISNIKE PËR KOMBIN.
Dhe e fundit!
Por, mirë mor vllezër, nëse do isha me LSI, me PD-në, a me PS-në, a s’do të isha bërë njëherë drejtor i tyre e të vidhja dhe unë pak, por zgjodha të jem vetvetja e të punojë 16 orë në ditë si familje, për të siguruar jetesën, me kundërshtime të të gjitha krahëve dhe në të gjitha kohërat, me qellimin e vetem ekonomik që kurrë mos të bija nën kthetrat e tyre, biles ky ka qenë një tjetër sekret i jetës sime.
Po s’ka ndodhur kurrë, as me LSI-në kur ishte në pushtet, as me PD dje, e as me PS sot që të thonë gjatë pjesëmarrjes në një aplikacion për tender te APP, se normal do aplikojë se studio private taksapagues i rregullt, na merr dhe ti një punë se ky është yni, po kurrë, kurrë. Një rasti kur donin të më joshnin për një kauzë më thanë troç – bëhu me ne se kemi lekë sa të duash dhe përgjigjeja ime ishte – po më gjete se ku e merr vesh Ai lart që jam pa punë dhe ma dërgon atë – do të vijë te ty. Ai qeshi dhe unë ika.

Burimi/Facebook