Sazan Guri – E VËRTETA ËSHTË E TILLË SE KA TË PAVËRTETËN BRENDA, NDRYSHE NUK QUHET E VËRTETË.

0
35

Të dashur Miq!
Ju sqaroj se puna ime është skema e Muzakajve, duke zbërthyer librin e shkruajtur nga Gjon Muzaka si autobiografi e fisit Muzaka, ku dalin edhe disa lidhje me Skënderbene. Ndërsa pema e Heroit tonë është skemë e ardhur nga disa dashamirës dhe e shfaqur në disa Kuvende që ne kemi organizuar dhe askush nuk ka thënë një gjysëm fjale. Ja e hoqëm, por a ka tjetër? Ja i xhveshëm kësaj skeme gjysmën e djathtë, ore na thoni a qendron gjysma e majtë? Mos harroni se në mesin e shek.-XIX, pjesa më e madhe e popullsisë shqiptare sipas G. Von Hahn nuk dinte se kush ishte Skënderbeu? Mos harroni se të gjitha familjet shqiptare janë, jo më të vjetra se koha e viteve 1500, ndaj na thonë se jeni të ardhur pas pushtimit turk. Çfarë ju shqetëson juve në thelb? Dera e Toptanëve, hiqeni, por zëvëndësojeni! Dera e mbretit Zog, shporreni, por gjejeni se ç’u bë me ate ‘Njësh’ që ngeli nga Skënderbeu në Shqipëri, sikundër ngeli Enea nga Troja, sepse është e pamundur të mos ngelë filli i vazhdimit të jetës?!.
Ndaj i bëj thirje stërniperve të trimit tonë, bëjeni, biles ta kishit bërë skemën gjenaologjike tuajën apo të derës së Kastriotëve, sepse në mos ju, kush??! Iu bej thirje Akademikëve tanë, së pari, pse nuk e kini bërë, së dyti, çfarë bëni, së treti, çfarë prisni.?! Në mos ju, cilët, Akademikët e Serbisë apo të Rusisë apo të Bullgarisë, pra, kush, veçse Ju? I bëj thirje Shtetit Shqiptar, së pari të kini turp që s’dini nga vini, së dyti s’dini kush jeni, dhe ndaj s’dini se ku do të shkoni. Pse Shqipëria quhet shteti i fundit i pavarur nga 1912 e këtej, sepse nuk dimë të quajmë ate që bëri i Madhi ynë më 1444 e këtej?! Dhe po të dimë e të duam, ne jemi shteti i parë evropian i pavarur qysh nga 1054, apo qysh me Despotatin e Epirit më 1204 apo me Shtetin e Arbërit nga 1216 deri më 1479, kur të tjerët ishin tek e tek, në grindje, në pyll e me nallane….Për të mos thënë që ne jemi shtet i pavarur qysh me mbretëritë e pavarura Ilire dhe Epire nga 1225 p.Kr deri më 167 p.Kr, sepse po qe se llogarisim pushtimet, pavarsia na del më 1944 apo më 1990 se edhe komunizmi lloj pushtimi është. Ndaj të dashur miq, nuk është puna si të heqim se ka një celës që quhet delet, por si të ndërtojmë që quhet punë, punë dhe punë prap.
Me respekt për secilin nga ju, mirëmbetshi dhe jemi të hapur, sepse e vërteta është e tillë se ka të pavërtetën brenda, ndryshe nuk quhet e vërtetë.

Burimi/Facebook