Sazan Guri: Gruaja, kodi i nderit të familjes shqiptare

0
152

/Gazeta TELEGRAF

Gruaja në të drejtën e vjetër zakonore – shresa më e respektuar. Kështu është parë, të paktën, në të drejtën zakonore, nëse di ta lexosh atë me pak kujdes. Nëse doni një krahasim për këtë rast edhe mund ta themi. P.sh e drejta e vjetër Franceze deri në kohën e Napoleonit nuk i jepte po të njëjtën të drejtë femrës, kur ajo e gjente burrin në flagrancë, përkundrazi burri mund ta vriste gruan, nëse e kap në një gabim të tillë. Ndërsa, ‘E Drejta Zakonore, deri te ajo e Lek Dukagjinit e pajiste gruan me një fishek në pajë që kurrë nuk i binte ta përdorte i shoqi në rast se e gjente me jaranin. Sepse i shoqi duhet të luante më parë me tre skena ngjarjesh. Së pari, duhej të trokëlliste te porta e shtëpisë. Së dyti, mbasi e hapte me tërsëllimë këtë portë, duke ecur nëpër oborrin e shtëpisë duhej të godiste një kusi apo kovë si pa dashje me shqelm. Së treti, duhej të hapte derën e brendshme, duke u kollitur dhe pastaj derën e dhomës së gjumit dhe nëse akoma jarani nuk kishte ikur, i lindte e drejta që t’i vriste të dy me një plumb të fshehur nën jastëk, të ardhur nga paja, se ndryshe hynte në gjak me ata të jaranit. Praktikisht, pothuajse nuk ndodhte kurrë, çka bënte të ruante figurën e gruas si nënë, si amvisë apo si prodhimtare e familjes dhe/ose shoqërisë.Fantastike! Edhe kur i ndodhte që ajo (gruaja) mund të gabonte, ligja apo kanuni ishte stisur sikur e dënonte si frika në vresht, por asnjëherë nuk mund të ndodhte në praktikë.

Madje, në ligjet e kanuneve shpjegoheshin dhe ndaheshin rastet, kur femra, nëse ngjitej përpjetë rrugës tregonte se ishte marr me forcë, dhe ligja vepronte mbi dhunuesin dhe kur ajo zbriste tejposhtë rrugës, çka tregonte vullnetin e saj dënohej veçse moralisht si “gjë turpe”. Pra, në asnjë rast, mbi të nuk vihej dorë. Edhe në botën etruske, gratë e këtij populli tipizoheshin si gra të shkolluara, që shkonin në teatër dhe mernin pjesë në jetën publike, ku mund të pinin dhe të kërcenin. Këtë e tregon një qeramikë e punuar dhe e gjetur në trevat shqiptare, ku vërehet një pikturë e skalitur për të shprehur valle që nga studius interpretohet si valle pirrike e grave, siç i dokumenton kjo qeramikë e pikturuar. Nga ana tjetër, kjo dëshmon po ashtu shkallën shoqërore të privilegjuar të grave në trevat, ku vepronte e drejta zakonore pellazge. Po ashtu, sipas studiusëve të tjerë gjen interpretime edhe për Gratë e Ilirisë, të cilat ishin të pranishme në bankete dhe në mbrëmje, ku shpesh pihej verë.Ndërkohë, që një studius tjetër, si ai M.Ritton pohon se: ‘Gratë arvanitase janë më të pastra se gratë greke”. Por, le të marim festën paganë të Dhemetrës pellazge, të rrënjosur prej mijëra vjetësh rreth e qark Apolonisë, që e kremtonin deri dje mbarë myzeqarët, çdo shtator, duke u larë bashkarisht në det. Për respektin ndaj grave shqiptare shprehet edhe studiusi gjerman G.Hahn, ku në librin e vet që përshkruan udhëtimin e tij më 1854 nëpër brigjet tatëpjetë të lumit Drin, mbasi sheh një femër 15-16 vjeç që bariste e vetme, duke kullotur dhi e dhën në male thot se: Si ka mundësi në këtë vend të trazuar e të pasigurtë e me probleme me perandorinë osmane, të shëtisë një vajzë e vetme kaq e sigurtë. Pra, kush e mbronte atë vajzë? Ndoshta i madhi gjuhëtar apo historian dhe i apasionuari i shqiptarëve, e dinte, por nuk e thoshte, por ndoshta nuk e dinte kodin e ardhur nga lashtësia, nga gratë etruske, ilire, paone, arvanitase, etj., se grua, jo nuk prekej, por si forcë prodhuese respektohej deri në legjendë. Femra shqiptare mund të udhëtojë e vetme kudo, pa u rrezikuar të pësojë as më të voglin poshtërim. Njeriu, që ajo e merr nën mbrojtjen e saj, gëzon të njëjtat privilegje. Ai mund të përshkojë pa frikë fisin armik. Askush nuk do të guxonte ta prekte atë. Sepse, aq të respektuara kanë qenë gratë në trevat pellazgjike, saqë sipas një dokumentimi në Foinikë (Finiqi i sotëm), plot 500 gra, – për dikë tjetër 9000 (na duket pak e ekzagjeruar) – thireshin me emrin Marë – për m(b)arësi. Në mbështetje të këtij citimi të vjen ndërment ngjarja e vërtetë e një gruaje fisnike çame, e sjell nga Bajroni, të cilës Kajmekami i “kesh” ngarë vajzën. Kamejkam efendi! Të kam të lutur të më afrohesh një dakike se kam pak punë me ju – iu drejtua plaka. Ai ktheu kokën dhe u nis për tek gruaja e krishterë, që ishte shtatë-tetë metra larg tij. Sapo iu afrua, ajo i tha: “Zotrote je i dërguar i Qeverisë në një vend, ku çdo njeri prej nesh e ka nderin gjënë më të shtrenjtë dhe kush ia prek atë, e paguan me kokën e tij”. Sipas studiusit M. Huacunthe Hecquard mësojmë se: “Në asnjë vend të botës, femrat nuk janë më të respektuara dhe nuk ushtrojnë një veprimtari më të fuqishme se shqiptarët, dhe se disa nëna shqiptare kanë përzënë prej shtëpisë bijtë e vet, pasi ata ishin larguar nga fronti i luftës, ato i kishin kthyer në fushën e betejës”

Në Shqipëri janë gratë ato që punojnë. Ato janë fisnike; nuk e njohin prostitucionin dhe një fëmijë i paligjshëm është thënë të jetë një humbje nderi si për nënën që e lind, ashtu edhe për familjen dhe për bashkësinë ku jeton ajo. …shqiptari është i ndershëm, në mënyrë të veçantë, në qëndrimin ndaj grave. Thuhet se para luftës, një grua e vetme dhe e pambrojtur mund të udhëtonte e sigurtë nga njëri cep i Shqipërisë në tjetrin. Por, edhe letërsia gojore shqiptare që përbëhet nga ritet e stinëve, ritet familjare, gjëzat, proverbat, përrallat, legjendat, këngët lirike dhe shoqërore, balladat dhe poemat dhe më në fund nga ciklet e kreshnikëve flet edhe për institucionin grua. Vendi, ku lëvrohej dhe transmetohej kjo letërsi e pasur e pashkruar ishte kryesisht vatra familjare, ku nipërit mësonin nga gjyshërit thesarin e letërsisë popullore. Në përgjithësi, këto krijime letrare, rallë ishin gërshetuar me tematikë fetare. Më interesante është ballada e Gjergj Elez Alisë. Ai edhe pse ishte i sëmurë rëndë, me shumë plagë në trup, ngrihet nga shtrati dhe hyn në dyluftim me bajlozin, një arap i zi, i cili kërkon si haraç përveç të tjerave edhe motrën e tij. Fabula është shumë tërheqëse, e ndërtuar në një mjedis epik, ku ka si motiv qendror mbrojtjen deri në vdekje të nderit të familjes. Jo më kot, piktori nga Vojvodina B.Vranisheviqtheksontepër luftëtarët shqiptarë, por më tepër për gruan shqiptare se: Është mrekulli ta shohësh popullin trim luftëtar shqiptar… Ata nuk lodhen për pasuri e luks… gjithmonë janë të armatosur, madje edhe gratë të cilat njihen nga shikimi i tyre krenar dhe të ecurit të sigurtë… Lumturinë nuk e kërkojnë te bukuria, por në kënaqësinë e tyre, të burrit të vet, të fëmijëve dhe popullit të tyre”. Ndaj, Lord Bajroni citonte me plot finesë dhe respekt për gruan shqiptare se: Femra shqiptare vetëm njërit i’a fal trupin dhe zemrën. Tek ne, ende, gjallon shprehja (në realitet kategoria) zot i shtëpisë, krahas asaj, zojë shtëpie. Vetëm kaq mjafton që të dimë se ata ndanin pozita të barabarta në familje. Në sajë të gruas, shqiptari ka formuar kultin e familjes aq sa solidariteti mes anëtarëve të familjes është shumë i fortë. Me kultin e familjes, dhe si pasojë e kësaj ndjenje, shqiptari ka gjithashtu edhe kultin e shtëpisë, të vatrës, ose “home” siç i thotë anglezi. Pasi bën ca para nuk ka gjë më të ngutshme për të se sa të shkojë në vendin e vet e të ndërtojë një shtëpi të re, më të mirë, më të bukur se të vjetrën.Dhe këtë burri shqiptar, nën heshtje e bën për t’i bërë ‘qejfin’ gruas, por më tepër për tu ndjerë burrë para saj sipërfaqësuese e familjes e vatrës e shtëpisë.

Burimi/telegraf.al/