Sazan Guri – Kush do te dijë për Kongresin e Lushnjes

0
198

Kush do te dijë për Kongresin e Lushnjes, që është krejt ndryshe nga ajo që na kanë mësuar, kemi gatitur një libër Kongresi për Kongresin e Lushnjes me 30 referate me ghera tëpathëna më parë ose të thëna zbehtë, ose të thëna keq ose të thëna shtrembër si:

  1. Shteti shqiptar nuk ekzistonte;
  2. Vendi dhe trualli shqiptar ishte ende në copëtim e robërime të reja;
  3. Kufijtë territorialë, megjithësë të cunguar edhe më nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër ishin ende të pasigurt;
  4. Njohja ndërkombëtare ishte ende në letra dhe nëpër analet e diplomacive të fuqive të mëdha;
  5. Konferenca e Parisit, iden, si ajo e Londrës vazhdonte ta mbante të gozhduar Shqipërinë, me status nënkujdes të fuqive të tjera europiane (Francë, Itali, Angli);
    Ky Kongres arriti dhe hodhi themelet e Shtetit të sotëm Shqiptar, për faktin se:
  6. i dha fund anarkisë, si asaj ndërkombëtare dhe asaj brenda vendit për konceptin e filosofizë së ndërtimit të shtetit nga vetë shqiptarët;
  7. i tregoi botës dhe Europës, se shqiptarët dinë të ndërtojnë shtet të pavarur, të pandashëm, dhe të gatshëm për t’iu përveshur punës për të bërë shtet.
  8. e pajisi këtë vend me administratën e parë të shtetit shqiptar, megjithëse arka e tij nuk kishte një ovull (qindarkë) brenda saj;
  9. i siguroi këtij vendi për herë të parë, pas 500 vjetësh, gjuhën e kombit shqipëtar si gjuhë zyrtare, me vulën dhe filatelinë përkatëse.
  10. bëri të ngriheshin në këtë vend shkollat e para zyrtare shqiptare në çdo cep të Shqipërisë, (kujtojmë shkollën bujqësore me 60 nxënës në Lushnje);
  11. organizoi dhe mbajti Kongresin e parë Arsimor shqiptar, si gur themeli për rritjen e ndërgjegjes kombëtare.
  12. përcaktoi me llogjikën më të lartë të kumtit të mendimit – Kryeqytetin shqiptar, si vend kryeqendër e Ar(l)banisë, dhe si vend, ku ruhen dhe përplasen ekuilibrat natyrorë e shoqërorë.
  13. e çoi këtë vend drejt çlirimit dhe marrjes së qyteteve, si Shkodër më 25 Mars 1920, rimarrjes së qytetit të Gjirokastrës me zonat përreth, më 27 Prill 1920, dorëzimit të Korcës prej Francezëve më 15 maj 1920 dhe lirimit të Vlorës prej kolonizatorëve të rinj, si ata Italianë në gusht 1920, me luftën titanike të trimave lebër Tepelenë – Vlorë;
  14. krijoi xhandarmërinë e parë shqiptare që menjëherë i dha vendit qetësinë dhe sigurinë e vetqeverimit, aq sa 260 myzeqarë trima me komandant Zoi Ndrekon iu gjendën si mbrojtës ëngjëllorë Kongresit të Lushnjes, dhe bën që të tutesh milicia italiane 260m më tej;
  15. krijoi Parlamentin e parë Shqiptar dhe i dha formë Regjimit të Shtetit Shqiptar, si një Republikë midis republikave të tjera europiane dhe shteteve fqinj përreth.
  16. formuloi ‘Strategjinë e Shtetit Shqiptar’ sipas trinomit “mbijetesë – burimet e kombit dhe mënyrat e përfitimit prej kërtyre aseteve”;
  17. së fundi, e çoi këtë vend drejt njohjes përfundimtare të sovranitetit të shtetit shqiptar, duke e futur në Lidhjen e Kombeve, më shtator 1920 deri sa u njoh më 17 dhjetor, si antar me të drejta të plota në të.
    Duke bërë kështu që Kongresi i Lushnjes të jetë shumë më i madh se Lushnja, madje shumë më i madh se Shqipëria, dhe një nga vlerat më të mëdha të Kombit Shqiptar, e krahasueshme me Kuvendin e Lezhës 1444, me Lidhjen e Prizrenit më 1878, dhe po aq me Kuvendin e Mëvetësisë, 28 Nantuer 1912.
    Për sa më sipër, do të donim fort që Shteti i sotëm shqiptar të trajtojë me konsideratën më të lartë kërkesat që dolën në këtë Kuvend Mbarëkombëtar dhe me anë të kësaj Rezolute iu drejtohemi juve si personave kyç të vendit që:
  18. Të shpallet data 21 Janar, si një festë kalenderike e një rëndësie mbarëkombëtare, ku të gjithë shqiptarët në katër shtetet, ku ata bëjnë sot pjesë të kenë mundësinë e gëzimit dhe të përkujtimit, si dita e parë e shtetit të sotëm shqiptar, po aq, edhe si një dite e madhe kombiare në kurorëzim e plotësim të Ditës së Pavarsisë.
  19. Të ngrihet një monument i Kongresit me të gjithë emrat e pjesmarrësve në Lushnje e në Tiranë dhe me ngjarjet që lidhen me atë.
  20. Nën kujdesin e shtetit shqiptar, shtëpia ku u mbajt Mbledhja kombiare – Kongresi i Lushnjes, të futet në rradhët e monumenteve të kulturës dhe të ruhet si muze e aset kombëtar.
  21. Nën kujdesin e shtetit shqiptar, të hartohet një libër studimor e voluminoz në nivel akademik, me të gjitha të thënat dhe të pathënat për Kongresin e Lushnjes.
  22. Viti 2020 të quhej viti i Kongresit, për faktin se nuk ka asnjë vit në historinë e shtetit të ketë kaq shumë ngjarje të mëdha dhe të ketë qenë kaq i mbarë si ndërtimi i shtetit (qeveri, parlament, Tirana-kryeqytet, etj); në bashkimin e shtetit (Shkodra, Korça, Gjirokastra e Vlora), në mbijetesën e shtetit (diplomaci deri në njohjen ndërkombëtare-anëtarsimin në Lidhjen e Kombeve, etj).
  23. Në çdo vit, një mbledhje e Parlamentit apo edhe e Qeverisë në periudhën (21-31 Janar) të mbahet në Shtëpine e Kongresit në Lushnje për të kujtuar që Shqipëria shpëtoi dhe rrojti nga ky Kongres.
    PËR AKADEMINË ALTERNATIVE SHKENCORE RRËNJËT TONA
    Prof.Ing. Av. Sazan GURI Dr. Stefan PINGULI
    Fatbardha DEMI Ing.Dipl. Fred BALAJ

Burimi/Facebook