Sazan Guri – Libri për Flamurin shqiptar është i dyti i këtij lloji në Shqipëri

0
66

Libri për Flamurin shqiptar është i dyti i këtij lloji në Shqipëri, pas atij të studiuesit të mirë e të madh z. Jaha Brahja. Duhet të dali rreth 350 faqe A5, i plotë, i thellë, i gjerë, me mbi 220 figura me ngjyra që deftejnë flamur e shqiponjë, qysh nga koha Shumere e më thelë në histori, qysh nga besimi parak pellazg, ndaj:
GUXOJ TË BËJ THIRJE PËR KONTRIBUTE NDAJ KËTYRE VLERAVE TË KOMBIT, duke ju sjellë shkurtimisht përmbledhje rreth zbulimeve të bëra si:
Pse shqiponja është e lidhur organikisht dhe gjenetikisht me popullin apo trungun pellazg-ilir-arbër-shqiptar dhe boll më duke na mësuar e na gënjyer se shqiponja me dy krena eshtë bizantine?
ENIGMA U ZGJIDH, LEXONI LIBRIN DHE DO KUPTONI SE:

  1. Shqiponja dykrenore zbritet nga panteoni pagan jo për t’i lënë vend, por për t’i qëndruar sikundër te Zeusi pranë, simbolit të kryqit, tashmë të bërë kristian. Edhe kjo si bashkëjetesë u arrit pas disa shekujve.
  2. I vetmi popull që paraqet këtë bashkëjetesë është si ngahera trungu shqiptar, ku në varrezat e shqiptarëve të veriut thotë Edit Durhami gjenden varre, ku shqiponja dhe kryqi bashkëjetojnë si në simbiozë.
  3. Shqiponjën me dy koka e përdori i pari Kostandini, pasi u spostua në Bizant dhe krijoi Perandorinë Romake, me dy qendra drejtimi, pra dy koka.
  4. Sepse ajo zë vend si simbol i Krijueses-Dritës hyjnore qysh në besimet e para të njerëzimit, si trashëgimi kulturore e ardhur dhe e ndërtuar pas Përmbytjes së Madhe apo pas Atlantidës 12.000 vjet p.e.s.
  5. Sepse ky trung ka shqiponjën në zvastikë njësh me kryqin, ku vetë kryqi erdhi në të dyja format e tij, si me një shqiponjë dhe me atë me dy krena.
  6. Nëse kqyr shqiponjën me kujdes në xhubletë, në tekstil, në unaza, në djep, në flamur, në porta me qemer, në çifteli, në lahutë, në qilimë, do të kuptosh se jemi i vetmi popull që e kemi në kësi formash dhe në kudo formash, e më pas do kuptosh se Roma e ka marrë nga ilirët veshjen e saj, me gjithë shqiponjën në kurriz apo e qëndisur mbi shpinë, sepse minimumi, këto sende si varre e xhubleta, si tekstile e unaza kanë të paktën katër mijë vjet, kur Roma, Greqia e Bizanti atëherë nuk pipëtinin e nuk bëzanin.
  7. Ndaj, ç’është ky deformim, pse, deri aty aq sa preket konstitucioni shpirtëror i një populli, që për shkak të peripecive nga të tjerët, mori dhe mbajti flamurin me shqiponjën me dy krena, që nuk pushtuan dhe nuk shkatërruan kurrë, me anë të së cilës ruajti genomin, misionin, kodin e njeriut parak (pas shpellor), si gjuhën, veshjet, traditën, të drejtën super të lashtë të njerëzimit (atë dokësore, qysh 9000 vjet paraK.),
  8. Veçse, ndryshimi është i madh! Të tjerët popuj e perandorë (romakë, bizant, sllav, serb, selxhuk, turk, mongolë, indianë e afrikanë) e mbajtën shqiponjë në pelerinë e në fron, për të shkatërruar në emër të saj, për të dominuar të tjerët, për të pushtuar e për të dhunuar, ndërsa ne trungu pellazg-ilir-arbër e shqiptarë e mbajtëm flamurin për tu mbrojtur, për të përcjellë misionin e marrë nga Nuk(h)-u pas përmbytjes së madhe. Ata e mbanin në pelerinë e në shpinë për aq kohë sa kishin pushtet, ndërsa ne e mbanim si popull për aq kohë sa rrojmë, vuajmë e gëzojmë.

Burimi/Zeri i Amerikes