Sazan Guri – Mithi i Shën Gjergjit

0
18

Mithi i Shën Gjergjit është një mit mijëravjeçar që ekziston në shumë mitologji dhe shumë fe në të gjithë botën. Kështu ekziston miti i lashtë grek për çlirimin e Andromedës nga Perseu, Apoloni që vret gjarprin, miti i Zigfridit në mitologjinë gjermane, Uicilopocli tek Azteket që vret gjarprin që nxjerr flakë nga goja, shkruan shkrimtarja e ditur Kozeta Zavalani. Dragoi është një simbol mbarëbotëror. Kombinon gjarprin dhe zogun, lëndën materiale dhe shpirtin njëkohësisht vazhdon kjo shkrimtare. Në lindje quhet i dobishëm, ndërsa në Perëndim mori kuptimin e ligësisë dhe shkatërrimit, kuptim të cilin ka marrë dhe në këtë mit.
Emri i Shën Gjergjit është i lidhur ngushtë me eliminimin e dragoit, të së keqes, ndaj emrat Gjergj simbolizojnë njerëz të mëdhenj, të lindur për të bërë punëra të mëdha. Kjo lidhet edhe me kuptimin që u jepte populli hyjnor pellazg njerëzve me kraharor të gjerë, me zemër tëmadhe, me gji të gjerë ndaj dhe thirreshin gjergji – gjergj
Beteja me dragoin simbolizon vështirësitë që ekzistojnë për të arritur dikush të fitojë frutet e dijes brendësore. Vrasja e dragoit është përplasja brendësore midis dritës dhe errësirës, duke qenë njeriu që lufton për të mundur natyrën e tij të errët dhe arrin vetëzotërimin. Ai në këtë mit simbolizon ligësinë, të gjitha dobësitë dhe defektet njerëzore.
Ndërsa Shën Gjergji, simbolizon botën shpirtërore, të mirën, forcën pozitive, që simbolizon diellin, botën e vërtetë të dritës. Shpirti është ai që vendos ndërgjegjen – vetëdijen dhe bën njeriun të fillojë rrugën brendësore, apo udhën filozofike siç quhej nga traditat e qytetërimeve të lashtë.
Nuk është rastësishme që personazhi i Shën Gjergjit është kaq i dashur dhe i famshëm nga njerëzit, pasi çdonjëri e di se e mira dhe e keqja, drita dhe errësira, nuk ekziston vetëm në botën e jashtme por edhe brenda çdonjërit nga ne. Vetvetja superiore (Shën Gjergji) i cili lufton me personalitetin tonë (dragoi), në mënyrë që të çlirojë Psikinë tonë. Brenda nesh ndodhet një dragua, por edhe një Shën Gjergj, i gatshëm për ta vrarë atë. Mjafton që ne të duam ta bëjmë një gjë të tillë…
Kësisoj, Shën Gjergji, apo Gjergji i Shenjët ishte dhe është festë dhe ditë e shënjtë e shqiptarëve e cila festohej me 6 maj vazhdimisht edhe të shqiptarët e besimit muhamedan kudo që janë si në Drenicë, Dibër, Kukës. Edhe tani e mbajmë duke stolisur shtëpitë më dru shelgu tregon shkrimtari dhe publicisti Engjëll Gishti. Dru ky, i cili quhet dru jete. Pastaj, e stolisnim dhomën me lule, të cilat i vënim edhe nën jastuk, ku flenim natën. Kështu mëngjesi na qilte më lule nën jastak. Njëkohësisht i lanin femijtë nanat tona më një enë me ujë të mbushur më hithra për dezinfektim të trupit. Kjo përsëritej në çdo Shën Gjergj.
Shen Gjergji eshte patron i shqiptarëve katolikë, ndaj dhe Skënderbeu mori këtë emër. Për këtë arsye edhe Noli i madh, zgjidhte përherë Kishën e Shen Gjergjit. Shikoni brezat e argjend të grave në kostumet arbëreshe: ato kane të gjitha figurën e Shën Gjergjit në qender. Pastaj, nderimi i shën Gjergjit si patron i shqiptarëve, pas kohës së Skënderbeut, u shtri edhe mbi ortodoksit. Psh shaminë e zezë pas vdekjes së Skënderbeut në kokë deri në fun dtë shekullit të kaluar, e vunë edhe katolikët mirditasit, por edhe ortodoksit e Moresë.

Burimi/Facebook