Sazan Guri – NGA DISKUTIMET NË TRYEZËN E DETIT

0
165

NGA DISKUTIMET NË TRYEZËN E DETIT (29.12.2020) ME ADMIRAL, GJENERALE, KAPITEN, EKSPERTË TË FUSHËS DETARE, JURISTË DHE QYTETARË, PATRIOTË E ATDHETARË, e cila prodhoi dhe programin e protestës së dt. 06 Janar, ora 17 e 30 përballë Kryeministrisë!

  1. Çështjet kryesore që u rrahën në këtë tryezë!
    Duhet të reagojmë urgjent sot, jo për tu akryer politikës së djeshme apo kësaj të sotme, por për të qenë pjesë e zgjidhjes së çështjes së kufijve detarë, për të treguar se ky vend nuk është i vetëm, por ka qytetarët e vet, akademikët e vet, shkencëtarët e vet, bijt e vet, që nuk rrinë, por dinë, që jo vetëm dinë, por guxojnë, dhe jo vetëm guxojnë, por mund të ndërtojnë deri në përcaktime të kufijve detarë, sipas rregullit të art të saj, si ekitinë, që medeomos përfshin drejtësinë, moralin, etikën, barazinë dhe historinë. Të mblidhemi e t’i kërkojmë Qeverise Shqiptare dhe kujdo tjetër organi kopetent togfjaleshin:
    Pse ky nxitim për Hagë? pse në Hagë, dhe jo ne Hamburg? Pse në Hamburg, e jo në Gjykatën Kushtetuese tonën?! Pse pa transparence me Presidencën, me Kuvendin shqiptar, me Opozitën, me Shoqërinë civile, me eskpertët e fushave, me Akademikët, etj. Çfarë çohet në Hagë, ujdi apo mosmarrëveshje? A zbatohen vendimet e GJ. Kusht, se shkëmbinjt si Barketa nuk prodhojnë efekt, ose ishujt si Othonoi duhet të kenë efekt të pjesshëm?! Cila është vija apo kufiri ndarës (delimitimi) në formën e një kërkese për palën shqiptare. Kaq duhet të dijë kushdo nga ne qytetarët e këtij vendi. Kemi të drejtën morale që ky tubim të mbahet, mbasi Institucioneve të shtetit, si Kryeminstrit, Kuvendit, Presidentit dhe Opozitës kryesore, iu kemi dërguar dy herë Rezoluta e Kërkesa të dala nga Konferencat Kombëtare, enkas për ‘kufijt e detit’ dhe aspak nuk kanë reaguar .

çështja II,
Ndaj duhemi bashke, që me hapa të sigurtë, me forcën që na jep e Drejta historike, si ajo e popullit shqiptar, e drejta natyrore si ajo e popullit Çam, ku vuajtjet e tyre nëndhė, ende kërkojnë Ekiti e Drejtësi mbidhė, por mbi të gjitha e Drejta e Zotit, ne kemi gjithë tagrin e duhur për t”iu gjendur pranë Qeverisë, pranë Presidentit, pranë Politikës shqiptare, shkencëtarëve të ndrojtur, edhe për shkak të situatës, por më shumë interesave të qytetarëve, popullit dhe kombit shqiptar.
Për hatër të këtyre parimeve, do donim të ftonim secilin nga ju qytetarë shqiptarë që reagimet të ndiqen nga fryma e besimit, në mos nga ajo e mirëkuptimit, në mos nga ajo e tolerancës deri te ajo që jemi të detyruar të pranojmë njeri tjetrin, se jemi shumë të vegjël para kauzave të mëdha që kombi na thëret që së bashku të prodhojmë një mendim të përbashkët në nivel ‘REZOLUTE’ për t’iu drejtuar më pas Presidentit të Republikës në rolin e Kryetarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Kryeministrit, Parlamentit shqiptar, Opozitës dhe vetë popullit shqiptar për mundësinë e të shprehurit për këtë çështje me ‘REFERENDUM SPECIFIK’, vota e të cilit do të quhet ‘VOTË SOVRANI’, për aq kohë sa asnjë prej klasave politike nuk ka ‘këllqe’ ose janë shumë të vegjël për të mbajtur përgjegjësira kaq të mëdha.
Nuk ka forcë politike të ketë këllqe për të ndarë kufij vatani dhe të mbaj pesha të tilla mbi supe, pa e ndarë me Gjyk. Kushtetuese, me Presidencën, me Kuvendin, me Opozitën, me Partinë dhe shoqatën Came, me besimet fetare, me Akademikët, me ekspertët, me Shoq. Civile, për mos të thëne edhe me fëmijët, me një fjalë me Referendum, pse jo?!

Burimi/Facebook