Sazan Guri – NUK PËRPIQEM T’JU MBUSH MENDJEN, POR TË PAKTËN TË DINI ME KË FLISNI?

0
70
  1. Drejtoj një Studio private timen, të thjeshtë, serioze, ku e nxjerr lekun me djersë, më falni me gjak, dhe paguaj rregullisht taksën prej 18 vjetesh. kujdes! koleget e mi ju marrin taksa, dhe s’ma mban goja të them qe paguaj taksa edhe për ata që llapën e kanë më të gjatë se mendja. Nuk ndodh që të marr punëra nga Sorros, nga Organizatat ndërkombëtare, etj, veçse me aplikim 99 herë dhe fitoj njëherë, athere kur të tjerët ngelen ngushte e nuk dinë ta zgjidhin.
  2. Drejtoj një Zyrë Qytetarë të Mbrojtjes së Mjedisit – thjesht dhe vetëm për të ndihnmuar mjedisin, natyrën dhe njerëzit pa pikë interesi, sepse është me tarifë zero, ku nga 2003-sot kam mbrojtur mijëra çështje e kauza me energjinë time, me kohën time, me ato lekë që në marrëveshje më kolegen time – gruan, mund t’i kisha prishur ndryshe, nëse do kisha vese, bingo, pije, cigare, femra, etj. Një rast nuk ka ndodhur që ta kem bërë për lekë per komunitete që vijnë çdo ditë në zyrë. (sikur kaq ju mjafton për ta mbajtur atë gojë të shthurrur, ju corape shqyer)?
  3. Drejtoj një Parti Ekologji Evropiane, që e kam futur vehten disa herë në zgjedhje, si i pavarur, pra duke mos bërë lojën e askujt, ku kësaj rradhe që nuk ndryshoi, as edhe një nen mbi reformat, kuptova se nuk duhet të hyje, dhe doli ajo që parashikova.
  4. Për kauzat që kam mbrojtur, ku janë të shumta fitoret, sdm zbutjet e së keqes, pak veta më gjejnë thelbin e lëvizjes time, si ajo që dikush më tha – ti i ngjan një skiatori, herë majtas dhe herë djathtas, ti shkon në destinacion – çfarë doni më tepër të dashur qytetarë, dhe me plot gojë ju them se nuk jam për çfarë bëj, por për çfarë mbaj e çfarë duroj nga ju?.
  5. Mqs jemi te thelbi i lëvizjeve, kur mbroja në Komision një Ligj për të mos pasur juve ndotje, dhe z.Taulant Balla më thot se je djalë i mirë o prof. Guri, por të përdor pak PD dhe LSI. I detyruar i tregova sekretin tim – jam unë që përdor PD, LSI dhe PS tuaj, por për qëllime të larta fisnike për kombin e për vendin, si ky rasti sot këtu. Ke të drejtë më tha se bëra shaka. Bashkë të betohem më tha do te mbrojmë Shebenikun?
  6. Për shkak të protestave të mia për anijet që bëhëshin skrap në P. e Durrësit, Ministri z.Saimir Tahiri futi brenda 3 muaj personin që i bënte këto, një shkodran 2m burrë dhe me 4 bodiguard më ndalon më pas e më thot – pyeta për ty, dhe pashë se nuk bëje lojën e askujt, dhe t’i kam falur tre muaj e mia te burgut.
  7. E fundit, se nuk do ta bëjmë si Beluli, se këto do tregohen si autopotret për model për brezat që vijnë pas vdekjes, se ende mediat shprehen që nuk na je mërzitur dhe kur del kemi pikën më të lartë të audiencës, për ca sigurisht jo, por kur e pyetën B. Shown se drama jote nuk pëlqehet, por fol me ata që e pëlqejnë ja kthen ai?
  8. Dhe e fundit fare, megjithë këto kauza e lëvizje që kam dëmtuar njerëz të pushtetit e të biznesit, a kini dëgjuar që të jem përfolur për rryshfet, për mitmarrje, për qëllime të ulta, për interesa partiake, për ego profesionale?! Kurrë? Por sikur njëherë të kisha gabuar, ajo do ishte si njollë në kollaren e bukur, dhe askush nuk do merrej me kollaren, por me njollën time që s’ja kam ofruar kurkujt këtë kënaqësi.
  9. Atherë për ju gojë lëshuarit, si mundet të shthurni kaq dhunshëm corapin e të flsini mbarë e prap, dhe kur s’kini çfarë të thoni merreni pse i di ti këto? Po sikur të luaja bingo, të shihja sporte, të rrija kafeneve, të mbaja njerëz në gojë, sigurisht që do dija më pak dhe do isha më se i zakonshëm. Po kjo natyra apo Zoti nuk prodhoka fare njerëz si unë?
  10. Pse ata që më njohin çuditen dhe bëhen miq për kokë me tipin tim?! Ndoshta pse nuk iu them kurrë, çdo njeriu që më kërkon ndihmë, se nuk dua, nuk di dhe nuk mund. Ndoshta si Edit Durhami që u dashurua me Shqipërinë, sepse ja shanë shumë në Mal të Zi, dhe kur i njojti vetë u marros pas tyre.
  11. Kjo është një nga arsyet që ata që më njohin më japin kënaqësinë e të jetuarit mijë herë më shumë e më mirë se ata që kanë para, kanë drogëra, bëjnë pushime të shtrenjta jashtë, etj etj.
  12. Unë kam zgjedhur thjeshtësinë, miqësinë me të gjithë, fol e qeshe me të gjithë, me idenë si të takoj dhe të ndihmojë njerëzit, kafshët, natyrën – si niveli më i lartë artistik, siç thonë – the best artistic level.

Burimi/Facebook