Sazan Guri – OMUNIZMI eshte SËMUNDJE PSIKIKE, ndaj skane faj ata qe jane kur iu ttregon fakte e prova dhe sbinden?

0
56

Kohë më parë Vladimir Bukovskij thoshte se nuk mund të ekzistonte një komunist që të ishte inteligjent dhe njëkohësisht të besohej për komuist, pra njeri i besuar mirë për komunizmin dhe komunistët e tjerë. Por, nëse ishtë në mirëbesim, është një idiot, nëse është inteligjent do të thotë që ka interesa vetjake mjaftueshëm të pista. Sepse mendimi komunist përgjigjet Adriano Segatori është i organizuar mbi një skemë që mohon çdo parametër të realitetit dhe që vepron sipas një mekanizmi psikopatologjik mbi shtresat impulsive dhe parake të trungut të trurit. Për sa më sipër, mund të shtrohen disa pyetje që nuk kërkojnë përgjigje të vështira?

  1. A ka luftuar komunizmi gjithmonë për demokracinë, lirinë dhe mirëqenien e njeriut?
    Si jo, patjetër këtë ka thënë qysh nga Manifesti i ‘bekuar’ apo ‘mallkuar’ i 1848. Tani, a ka ndonjë që mund t’a dokumentojë këtë pohim, në cilindo vend të botës – që prej Revolucionit të tetorit e deri më sot, ku me anë të komunizmit të jetë arritur begatia dhe liria vetjake? Asnjë! Kudo dhe kurdoherë, ai (komunizmi) ka ngrënë bijtë e vet. A si hëngri Lenini, Stalini, Enveri shokët e vet (të Liceut, të Partisë, të Pushtetit, të Byrosë politike, të Artit e Kulturës, të Naftës, etj.) dhe çdo njeri që thjesht mendonte ndryshe si në kushte lufte dhe në atë paqe?!.
  2. Na u tha se komunizmi është për paqen mes popujve!?
    A mund të pranohet kjo ideologji që ka shkaktuar mbi 100 milionë të vdekur, kur lufta e dytë botërore vrau 20 milion veta, dhe jo vetëm kaq, këta komunistët sakatuan, syrgjynosën e internuan edhe 100 milion të tjerë.
  3. Duke qenë e rëndë forma e shfaqjes klinike të të menduarit e të vepruarit si komunist, a mund të quhen si të pashërueshme?
    Duke pasur parasysh torturat, format e spiunimit brenda familjes, etj., nxitjen e njeriut të ri apo të askushit, pa të drejta prone e besimi, problemi klinik është aq i rëndë sa hyn në kategorinë e shqetësimeve që cilësohen jo vetëm si të pa shërueshme, por si të pa trajtueshme, sepse komunisti tipik është një narcizist që është mbërthyer keq me identitetin e tij të gjasme pëe kombin, për vendin, i rremë komplet, sa që nuk mund të pranojë një ballafaqim me atë që ndodh dhe është në botën reale rreth tij.
  4. A janë ata të pajisur me një mekanizëm mbrojtës, si ajo e largimit të përgjegjësive nga vetja dhe veshja e tyre te të tjerët?
    Ata e prekin dështimin vetjak dhe politik, ose e ndjejnë atë dhe nuk përballen dot me këtë përgjegjësi. Shkaqet e dështimit ata i kërkojnë te të tjerët për të përballuar ndjesinë e pafuqisë dhe të zhgënjimit, që ndryshe quhet ndërhyrje patologjike kompesuese. Dobësia dhe paaftësia e tyre i bën ata të reagojnë instinktivisht avash avash drejt ekstazës derisa këto veprime kthehen në një strukturë të karakterit.
  5. Pse komunisti dhe komunizmi ka përdorur për çdo gjë e gjithçka filtrin e dyshimit dhe të mosbesimit?
    Sepse ai nuk pranon pasigurinë, pra dialektikën e logjikuar, sepse mbrojtjet e tij psikike – thelbësore për të ruajtur një imazh të idealizuar të vetvetes, qoftë ky edhe i deformuar – e pengojnë të ballafaqohet me pikëpamjet e të tjerëve, të pranojë një nivel besimi dhe të pranojë hipoteza, ide, mendime ndryshe dhe parashikime.
  6. A është bota komuniste një “pseudokomunitet paranojak”, domethënë një sistem imagjinar brenda të cilit qëndron e vërteta dhe drejtësia?
    Kjo gjendje psikike e tij shkakton pashmangshmërisht një ndjenjë të vetme – urrejtjen, ndërsa jashtë tij mbizotëron një aparat përndjekës dhe i poshtër. Me pak fjalë, nëse çdo gjë interpretohet kundër tij, çdo gjë është armike, pra e urryer dhe për t’u shkatërruar. I vetmi veprim i mundshëm është të bësh të heshtë cilindo që mund të paraqitet si rrezik për identitetin e tij të sëmurë.
  7. A nuk kemi me mijra raste të tilla, që dikujt iu kalb fjala në bark dhe dikush e pësoi me jetë dhe vuajtje të menduarit dhe të shprehurit ndryshe?!
    Gjetje
    Trocki thoshte se përballë një projekti të parealizueshëm, siç mund të ndodhte me komunizmin, Lenini t’i jetë përgjigjur: “Nëse plani im bie ndesh me realitetin, aq më keq për realitetin”, me pak fjalë:
    Fajin e ka realititi dhe jo Komunizmi, sepse komunizmi dhe komunistët nuk mbajnë, por shkarkojnë faje.
    Përfundimi paraprak
    Lenini, Stalini, Enveri dështuan dhe komunizmi i tyre u mbyll në mjerim! E vetmja gjë e sigurt tani është se këto mbetje të mbetura duhet të vdesin në vetmi dhe të çmendur. Por, kërkon po aq rrugë dhe kohë sipas disa ligjeve të mekanikës, sa u ngjit (1920-1990), aq do që edhe të zbresë (1990-2060). Pra, ai nuk ka vdekur, thjesht i janë prerë ca gjymtyrë. Mjerë ai popull që e ushqen me oksigjen këto gjymtyrë?
    Mesazhi
    Ja pse votohet ndryshe, që të mos ushqehet edhe më komunizmi, që nuk ështe doktrinë, por një bar grëmi që rron në kurriz të barit të gjelbër, që ka raste që e mbyt atë, por klorofili, e gjelbërta, e mira, i pastri ngadhnjen një ditë që vonon, por nuk mëngon.

Burimi/Facebook