Sazan Guri – Për ata gjithë inat e MNI, gjakprishur e SHKI.

0
101

Shtrydha një studim 7 vjeçar, (2013-2020) tema diplome në bachelor, në master shkencor në fushën e jurisprudencës (dega e drejte nderkombetare) dhe në avokati, kushtuar kufijve detarë, dhe një pjesë jo e vogël, nga ajo që nuk kanë se ç’thonë për 15 pikat e shtruara si gabime apo si pika bashkëpunimi me këdo nga personat kyc të vendit (KM, President, PD, etj) rreken me autorin:

  1. Ca duke vjellë vrer, por po ju them se para qëllimit fisnik të çështjevë që gre, vreri juaj më duket mjalt;
  2. Ca si shqiptarë gjak prishur, pse kanë emrin othodoks, bëhen me ariun, por acik po ju themi, sa gjen fëmija prindër të dytë, aq gjeni edhe ju atdhe të dytë;
  3. Ca duke lëshuar gojën parë e prap, e s’të lënë libër shtëpie pa permendur, këta fali o zot, sikundër bënë në ‘45, në ‘67, etj., se edhe sot nuk dinë se ç’bëjnë. Por po ju them sado të urreni, si ai prifti amerikan që iu përgjigj një gangsteri, sikur të ma bëni trupin 400 copa, çdo copë e imja do ju dojë prap, sepse na duhet të jemi bashkë për fatet e vendit, sepse nuk jemi aq shumë sa të ndahemi edhe më, sepse nuk mund të kemi ‘luksin’ e përcarjes nga që jemi bërë pak e me pak.
  4. Ca duke bombarduar me inat?! Pse o të uruar, por po ju them se jam i gatitur si një hoxhë që mos t’ja u marr këtë ‘mni’ urrejtje! Ç’mbetet?! E tëra ngelet mbi ju, dhe si uthull e fortë do të shkatërroni veten;
  5. Ca duke të kujtuar pse nuk je ngritur më para?! Kam faj pse nuk dija, do kisha faj po të vazhdoja të mos dija dhe kuptova që kufijt e atdheut nuk janë pronë as e qeveritarë, as e eskpertëve, as e ushtarakëve, por e çdo qytetaritë të përpjekur dhe atdhetar, dhe studiova, mësova, shpërnadava.
  6. Ca duke të kujtuar partitë PD e LSI? Or të uruar, në fakt meritoni t’ju thuhet, o të mallkluar, sepse qëllimisht hidhni tymce, sepse ju e dini qe kurrë s’kam qenë, as me LSI, as me PD e as me PS. Po të isha, o njerëz, nuk do isha zgjedhur njëherë në pushtetet e tyre?! Po pse të jem me ata, kur unë mund të jem me Partinë Ekologjike Europiane që e kam krijuar dhe e drejtoj vetë, të cilën nuk e aktivizoj, për shkak se nuk i ka ardhur koha.
  7. Ca të thonë se mbështes opozitën?! Ja mësoheni parimin tim o njerëz: njeriu i mirë ndihmon pozitën se ka fatet e vendit në dorë, por mbështet opozitën. Njeriu qytetar kritikon pozitën që ta bëjë më mirë akshën punë, por mban prap anën e opozitës, dhe në fund fare të 4 vjetëve voton opozitën, pastaj bën prap të njëjtën gjë – kjo është dhe duhet të jetë deviza e një njeriu civil.
  8. Ca të thonë kërkon të bëhesh Ministër me Qeverinë e ardhshme? Po 20 vjet person publik, tani 65 vjeç do ta kem këtë ambicje/! Kur kam kuptuar se jap më shumë si Ministër, Drejtor, Shef, Puntor, Shofer në studion time të shenjtë, ku mbasi e nxjerr vetë bukën e gojës, paguaj edhe taksat për ca nga ju, dal dhe fluturoj si një shqiponjë e lirë.
  9. Ca të thonë se e bënë për atë dreq lekë? Po pse o të uruar, akoma s’kini parë, dëgjuar e kuptuar, që unë kam 40 gjyqe si avokat dhe ekspert mjedisi në mbrojtje të komuniteteve me qytetarë të pambrojtur, dhe kam deklaruar përfaqësim vullnetar për ta. Nuk di unë të marrë djersën time e të mbush xhepat me ta, aq më tëpër kur jam i vetmi avokat mjedisor?!.
  10. Ca të thonë e të kujtojnë ndonjë korrupsion të mundur? Po pse, ore pse? Aq nuk kuptoni, se po të kisha një rast korrupsioni e do ma falte media ku jam i pranishëm, apo ata që ju kam prishur punë në mbrojtje të interesave qytetare, të natyrës, të mjedisit, apo të atdheut.
    Ndaj të dashur miq e armiq të kombit, merrini një e nga një ato 15 pika dhe jepini dum secilës çështje, qendrojnë apo jo, duke ofruar variantin dhe shpjegimin tuaj, sepse:
  11. Kjo është qytetari, jo të thoni se kush jemi une e ti.
  12. Ky është shesh mejdani, jo të shtyni urat te shejtani.
  13. Kjo është shkencë, kjo është e vërteta, kjo është drita, ndoshta për ca është si shumë dhe i bën që tiu dhembin sytë.
    Në të gjitha takimet nëpër konferencat dhe kongreset e botës kam takuar serb, grekë, bullgarë, maqedonas e malazesë, por kurrë antiserb, antigrek, antibullgarë, antimaqedonas e antimalazesë, pse këtë në këtë nahije e quajtur shqipëri, i takon antishqiptarët me shumicë??!! Pse pse, kjo kërkon një studim më vete.
    Por, një gjë ama, sot na duhet të jemi bashkë – të gjithë jemi ca liliputa para kauzava kombëtare.

Burimi/Facebook