Sazan Guri – Presioni sllav në gjuhën shqipe, 1210 – 600

0
72

Mqs pati interes për marrëdhëniet me sllavët, mund të lexoni edhe këtë pjesë nga libri ”Misioni i shqipes dhe i shqiptarëve”!
Presioni sllav në gjuhën shqipe, 1210 – 600
Fillon me kohën kur Gotët dhe Hunët kishin lënë gjurmët e pushtimit në gadishullin Ilirik në shek.-V dhe nuk vonoi pas tyre edhe në shek.-VI e të VII, sllavët emigruan po aty. Territori i Kosovës, Dardan i asokohe ishte nën sundimin Bizantin, tashmë të ndarë nga ajo e perëndimit. Është periudha më fatkeqe për gjuhën shqipe, sepse veç presionit të klerikëve të mëparshëm iu shtua edhe ai serb. Qysh nga fillimet e shek. të III, kur sllavët të quajtur nga vendasit (ilirët) si sllavë të jugut, ashtu palë-palë zbresin dhe zënë vend në trevat dikur me Ilirë, Thrakë e Pellazg, të cilët ende jetonin midis shtatë paraleleve, duke filluar nga paraleli një, nji, ni apo Nish pranë Beogradit sot, deri në paralelin e shtatë në Tebë të Egjyptit në jug. Jemi në periudhën, kur populli pellazg kishte pësuar rrudhjet e veta prej presioneve helene dhe atyre romane, dhe shkelësit e rinj serb i gjetën këta në territoret e Kroacisë dhe të Kosovës së sotme, sikundër thotë vetë studiuesi sllav, njëherësh dhe kryeministër i serbisë, z.Millutin Garashanin se: Dardanët (fis Ilir), janë popullatë autoktone në pjesën qëndrore të hapësirës ballkanike që mund të përcillet qysh nga periudha e zhvilluar e bronzit…( Millutin GARASHANIN, thënie e mbledhur nga Besir Bajrami dhe e gjetur te rrjeti social i Shoqatës ‘Bashkimi Shqiptar’).
Shqiptarët janë pasardhës të drejtpërdrejtë të Ilirëve… varret në Trebenishtë janë Ilire; (Arkeologia Etleva NALLBANI dëften se vendbanimi mitik iliro-shqiptar i kalon 80ha, çka do të thotë dhjetera here me shume se zona e vene ne mbrojtje nga shteti shqiptar ne vitet ’70, mbi bazen e te dhenave te asaj kohe. “Komani ndërtohet mbi një gjeografi komplekse, që kontrollon gjithe luginën e Drinit: Sarden, Gajtanin, Danjen e deri ne Shkoder”, thotë Nallbani. Sipas saj, kjo zonë ka qenë objekt studimi nga dijetarë e studiues të huaj, që kanë ardhur në Shqipëri qysh në gjysmën e dytë të shek. XIX, si: Ippen, Hahn, Nopscha, Ugolini, etj., për të vijuar deri në ditët tona. “Qytetërimi i Komanit mësohet në tekstet shkollore të historisë në vendet e Ballkanit e më gjerë: Kroaci, Hungari, Serbi, Maqedoni e Greqi”, thotë Nallbani, teksa shton se prej 7 vjetesh, ky vendbanim studiohet nga një program afatgjate shkencor, nën financimin e institucioneve shqiptare e franceze. Ajo numeron nje liste te gjate zbulimesh, si banesa, furra, punishte per prodhimin e metalit, qelqit, gjashte kisha ne vendbanim e shtate te tjera perreth. “Komani është qendër peshkopate, e populluar shumë dendur gjatë gjithë mesjetës e me tej (shek VI-XVI), çka dëshmohet edhe nga numri i varreve të zbuluara deri me tani, qe kapin shifrën 500″, sqaron arkeologia Etleva Nallbani. Për rëndesine që paraqet ky vendbanim mesjetar, mes Lindjes dhe Perëndimit, janë parashikuar dy ekspozita të mëdha në Francë, në vitin 2016 dhe 2017).
Fillimisht, jo si pushtues, por si ardhacakë gjyhnaqarë, pa llafe, tamam si skllav, (shqip i thonë njerëz pa llafe – skallaf), ata (serbët) iu kërkuan dardanëve të at’hershëm troje sa për të futur kokën, pastaj pakëz tokë për ca produkte bujqësore, pastaj ca si për kullota. Këtë na e pohon edhe profesori sllav Jovan Cvijiq, i cili pohon se: Sllavët e jugut, pas ardhjes në Ballkan, aty gjetën shqiptarët, të cilët nën trysninë e tyre (sllavëve), u tërhoqën në jug dhe në vendet më malore, ku i hasim edhe sot”;… Po ai, në një tjetër rast shkruan se shqiptarët janë raca më e bukur në Ballkan dhe se janë pasardhës të drejtëpërdrejtë të Ilirëve; (Jovan CVIJIQ, thënie e mbledhur nga Besir Bajrami dhe e gjetur te rrjeti social i Shoqatës ‘Bashkimi Shqiptar’).
Edhe nga vetë emri sllav të jugut bindesh lehtë që këtë emër ata e morën prej atyre që gjetën, duke i thirrur ‘sllavë të jugut’ e më vonë jugosllavia, sepse vetëm me anë të shqipes i shpjegohet etimologjia kësaj fjale. Ndërkohë, që gjetën një popull me besim kristian të zyrtarizuar dhe/ose pagan, që për t’u matur me ta, kërkuan edhe çikëz vend për ndonjë kishë dhe pasi shpikën alfabetin e tyre, kërkuan edhe pakëz tokë për ndonjë shkollë. Dhe ç’bëri njerëzia dardane? Atë që ka bërë historikisht ky popull, duke pritur jabanxhinj dhe duke lëshuar pe e respekt për ta. Këtë e thekson, edhe shkenctari grek L.S.Stavrinos në studimin e tij, i cili pohon se: Ilirët kanë qënë banor të pjesës më të madhe të Jugosllavisë (së atëhershme), por më pas u shtynë drejt jugut prej pushtuesëve sllav”. Pra, sllavët ishin pushtues, kurse ilirët autokton; (L. S. STAVRINOS, Ballkani prej 1453, fq. 8 .)

Burimi/Facebook