Kthehesha nga Saranda e ç’të shikoja!? Nga Jorgucati deri në Tepelenë si asnjëherë tjetër, male të shkrumbuara. Pastaj vjen në Fier e dëgjon 9000 rrënjë ullinj shekullor të përvëluar. Pastaj hyn në shtëpi e në TV shikon, zjarr në Thirë, në Tunelin e Kukësit, në Korcë, në Librazhd, në Mokër, në Tomorr e së fundi në Llogara që nuk ka bërë vaki.
Për dreq vjen justifikimi i parë, edhe jashtë ka zjarre, Greqi, Turqi. Dhe harrojnë të na thonë se:
- Andej ka shumë pyje, digjen, por ngelen prap shumë, ndërsa neve kemi aq pak edhe një dru na duket shumë?;
- Andej me qindra zjarfikëse në punë, këtu me një zjarrfikëse që është në remont kapital dhe tjetra nuk ka rrugë si hyhet?!
- Andej me qindra vullnetarë, këtu s’të lënë se gjoja na ruajnë?!
- Andej ndihma nga Evropa, ku është kjo Evropë për Shqipërinë, të na rrojnë vllezërit nga Kosova, që na bëjnë të dukemi se nuk jemi vetëm!
- Andej vetëndizet se edhe mund të ketë realisht O2 të lirë dhe ka nevojë për CO2, këtu te ne, CO2 shkoi në maksimumin e vet, vetëm nga djegia e plehërave 70 vjeçare të Fierit, pa le ato të Përmetit, të Kavajës, etj., etj!
- Andej zjarrfikesa me veshje antizjarr, ketu me atlete per te lozur ne bar!?
Shkaku te ne është qeveritor dhe njerëzor dhe zjarret ndizen nga: - Ata që presin me leje nga qeveriu per një lloj druri për ngrohje, por në fakt kanë prerë 9 lloje të tjerë pa leje dhe zjarri i zeron vjedhjet!
- Ata që kanë nga qeveriu gurore në mal, dhe gatisin me zjarret sot në pyjet pranë guroret nesër, ‘pa din e pa iman’!
- Ata që hoqën 500 sensorët nëpër pyje,
- Ata që i lënë Bashkisë ca mësuesa fiskulture drejtuesa në zyrat pyjore të Bashkive përkatëse,
- Ata qeveriu që japin leje gjoja për shqopë, por lejojnë të marrin pishë, bredhë, lis e një pyll të tërë plot e përplot!
Që të kuptohemi:
Nuk është se kemi O2 të tepërt dhe kaloi mushka me patkua dhe ndezi pyllin, por kemi CO2 të tepërt nga 270ppm që është normalja, e kemi 400ppm që dtth që ndezja është njerëzore dhe aspak natyrore.
Mos harroni se:
Pyjet janë 5 herë më rentabël se fushat me grurë, ndërsa lagunat janë 5 herë më rentabël se pyjet!
A mendoni se ka faktorë të tjerë që jemi në këtë gjendje!?
Cte bejme?
A te formojme vete Ne qytetaret nje skuader vullnetare dhe t’i mesojme keta pushtetare sesi mbrohen pyjet tane!?
Burimi/Facebook