Dita e verës për tu shkundur nga dremitja e dimrit, erdhi e kaloi. Edhe delet jane zgjuar dhe nisen nesër për Shën Gjergj në shtegtim e për prodhim! Po ne kur do të zgjohemi?!.
- Teatrin e parë e gjunjëzuan!
- Radion e parë te rruga e Kavajës, e rrëzuan!
- Shkollën e parë (Hotel Vjosa, ish shkolla e parë e Tiranës, 1898)e përdhunuan?!
- Sahatin e parë, 30 vjet më i vjetër se ai i Londrës (Big Beni), e bllokuan?!
- Estradën e parë e shkatërruan?!
- Cirkun e parë e nënshtruan!?
- Pyllin e parë të Tiranës, e dëmtuan!?
- Stadiumin e parë e minuan?!
- Hotelin e parë (H. Dajtin) e shndërruan?!
- Hapësirën e parë publike (Namazgjaja), seç e vranë e seç e prenë?!
- Lagjet e vjetra, alla Tironce, i zaptuan, e me ndërtime moderne i mbuluan?!
- Bulevardin e parë, ndryshe nga ai i Nevës në San Petrburg, nga Shën Eliseja në Francë, nga ai i Romës, nga ai i Budapestit, etj etj, e copëtuan?!
- Kopështin e parë Zoo, e poshtëruan?!
- Kopështin e parë Botanik, e pronësuan?!
- Maternitetin e parë, si cuba në mesnatë, e sakatuan?!
- Kodrat kuroronë e gjelbërt për Kryeqytetin (Sahukun) e ndërtuan?!
- Kodrat rreth Liqeneve Farkë, Dajt e Kashar i zaptuan?!
- Hapësira të mbetura pa dashje të gjelbërta në Kryeqytet deri më 2013, jo pak, por 72 të tilla, nga 0.7-2 ha, i urbanizuan?
- Hotelin e parë 15 katësh që kishte një vlerë dhe një histori si target i qytetit, duke e futur në rrënjë katrore të dy gjigantëve pranë, pa shije, e mbytën duke e lënë në hije?!
- Fjala e Zotit që kumbon, si nga këmbanat (Kisha Katolike dhe ajo Orthodokse) dhe minaretë (Xhamia me katër të tilla) del e mbytur nga të bërtiturat e njeriut që del nga 20-40 katëshet pranë, ku asnjë vend në botë nuk ka një shembull të tillë, vepra urbane më e lartë se fjala apo institucioni i Zotit.
Burimi/Facebook