Sazan Guri – Skema Gjenealogjike të fisit Hasanbelliu e Xhindole

0
255

Pas 6 muajesh punë, jo vetëm, por me disa inxhinierët e mi, e arrita e bëra Skemën Gjenealogjike të fisit Hasanbelliu e Xhindole, atë që Dajkot e mi, Agron, Beshar, Belul dhe Enver Hasanbelliu, si edhe Dajkot e tjerë Petrit Belliu dhe Mevlan e Veap Xhindole më besuan. Nga skema e përpiluar më parë për fisin bujar Muzaka (1200 – 1500) u prodhua një pinjoll musliman Hajdar Beu (1530) nga doli Hasani i parë i fisit tonë (1560), ku një Hasan më pas në 1750 arkitekt, sojnik e mëndje ndritur u bë HasanBelli me Ferman, dhe një Hasan më pas bëri një sher para Xhamisë dhe u prodhua dega Xhindoli prej nga vijmë ne Xhindolet nga ana e Nënës, ku dihet se vetë fisi Muzaka vjen nga Mollosakët – Mollosët, të cilët vetë këta vijnë nga Pirro Neptolemeu mbret i parë i Mollosisë së Epirit (djali i Akilit) dhe Akili dihet se vjen nga Zeusi pellazg. Tani e kuptoj pse i dua Camët, Epirin, Zeusin, Pellazgët, për të cilët kam hartuar një Epope me tre vëllime ”Pellazgët dhe Epirotët – Thesprotët dhe Camiotët”. Nëse Historia nuk e ka thënë sakt për Mollosët, pastaj Gon Muzaka për Muzakët dhe Dajkot e mi për Hasanbellijnt e Xhindolët, merruni me ata dhe me qitapët nga i kanë nxjerrë ata, jo se kam frikë që te merreni me mua, madje si një kal pune duroj dhe mbaj shumë hahaha. Me respekt për secilin nga ju që kushtoni pak vëmendje, SG

Burimi/Facebook