Sazan Guri – SOT NDIHEM ORTHODOKS

0
151

Shtatë magjitë e orthodoksisë dhe një ottavë

  1. Sepse kam gjysmën e familjes me emërin Marie që vjen nga fjala shqipe e Mirë, e Mair, M(b)arë, Marie, Miriam në gjuhën e judenjve (e mire jam dmth) deri në Merjem në gjuhën turke. Mos harroni se vetëm në Finiq 600-700 vjet p. Kr kishte 9000 emra të tillë te gratë epirote ose Came në trevën epirote dhe 500 prej tyre janë të dokumentuar.
  2. Sepse kam njerin nga djemtë të pagëzuar me emrin Kristo dhe nusen e vet të pagëzuar gjithashtu me emrin Kristiana, emër tipikisht shqiptar Krisht – Krye është, Krietar, etj.
  3. Sepse ortodoksët qendruan si në origjinë pas Skizmës së madhe si shqiptarë të vertetë, pastaj edhe orthodoksë dhe kur zbrisnin nëpër Porte të huaja nuk thoshin jemi ortodoksë, por ngrinin pak zërin, merrnin një qendrim pozant, duke thënë se jemi shqiptarë.
  4. Sepse luftuan të parët për sjelljen e Alfabetit me 53 gërma, si ay i pellazgëve, përmendim këtu të fortndriturin Dhaskal Thodrin.
  5. Sepse luftuan të parët për bërjen e Alfabetit shqiptar dhe hapën të parët shkollat shqipe, kujtojmë këtu N. Bredhi Veqilharxhi, Negovanët, Sotirët, Luarasët, Gramenot, e pa fund me besim orthodoks.
  6. Sepse formuan të parët Kishën Autoqefale Shqiptare, kujtojmë këtu të përndriturin F. S. Noli që na la këtë pasuri, dhe kur të na vijë mendja e kemi si pronësi.
  7. Sepse është ky besim që na bën ‘Eukumenik’ si komb i parë dhe i vetëm në botë, ku falë besimeve të ndryshme, shqiptarët ndihen dhe janë komb ‘Par exelence’, ku jo vetëm bashkejetojnë, por edhe familje formojnë si rasti im bektashi-musliman me grua ortodokse.
  8. Shqipëria si ky vend nji s’ka – thotë Fishta, sepse mund të gjesh ortodoksë ku të duash, por ortodoksë shqiptarë nuk gjen dot as në Serbi, as në Bullgari, as në Mal të Zi, as në Rusi, jo se jo, as në Greqi, ndërsa vetëm në Shqipëri gjen ortodoks shqiptarë.
    Ndaj uroj nga zemra, por më shumë nga thellësia e shpirtit (bottom of my spirit) ‘Pashkët’ për shqiptarët në përgjithësi dhe ortodoksët në veçanti.
    PS.
    Ju kujtomë se edhe fjala ‘spirit’ vjen nga fjala shpirt, e cila është shpirtoja që ndizte zjarrin qysh kur u zbulua zjarri deri në vogëlinë tonë, vonë i thamë shkrepse që shkrep e bën xixa, por të parët tanë e të fundit sot ende i thonë shpirto – shkrepses që mban ndezur diçka si zjarr apo si trup të gjallë njeriun.
    Por, edhe Pashkë përkthehet me anë të shqipes – Pash Krishtin që është, sepse ai iku, u zhduk duke lënë hirin dhe u kthye prap, dhe u krijuan Kishat e para që ai të besohej se është, si ajo në Durrës në vitet 70 mb. Kr. Dhe njerëzit shkonin dhe shihnin atë dhe kur delnin thoshin me zë të ulët e Pash K ësht – e pashë krishtin që është. Dhe për këtë u bënë disa dëshmorë si Martini, ndaj dhe quhen dëshmorët martirë, si Asti etj. etj. Këto e më gjerë i gjeni në librin tim të sapombaruar ‘Pellazgët-Epirotët, Thesprotët dhe Çamiotët’. Kush të dojë tel im 0682070560
    Mund të kini mendime ndryshe, por po ju kujtoj se e verteta ime ekziston pse ka dy anë të kundërta, pra edhe tuajën, ndaj mos u merrni me mua, por me të kundërtën dhe askush s’ja u ndalon ta thoni, biles do luftojmë që ta mbrojmë të vërtetën tuaj thoshte Volteri.
    Mund te fyeni, mund të na copëtoni, por çdo copë do ju dojë më shumë akoma, s’ka problem.
    FLM festë të gëzuar – për shumë vjet Pashkët. SG

Burimi/Facebook