Shabe Ndoc – ”Pinjollët më të lavdishëm të familjes së nderuar ”GAZULLI”:

0
84

1)”GJON GAZULLI (1400-1465)”;…Klerik Katolik i arsimuar në Raguzë (Dubrovnik-Kroaci), Venecia e Padova. iluminist, historian, dijetar, filozof, shkencëtar, pedagog, diplomat, këshilltar dhe ambasador i GJERGJ KASTRIOTIT në shumë shtete Europiane. Në arkivat e Raguzës ruhen shumë dokumente të kohës kur Mbreti i fuqishëm i Hungarisë ”Matias Corvinius” e luste për t’u bërë Këshilltari i tij personal. GJON GAZULLI është i famshëm edhe për paraqitjet e tij pompoze në të gjitha oborret mbretërore europiane ku prezantohej denjësisht me fjalët: ”Unë jam Gjon Gazulli nga Arbëria”, etj.
2)”PAL GAZULLI (Vëllai i Gjon Gazullit)” ishte Rektor i Universitetit të Raguzës në vitet 1442-1444 dhe ndërsa në vitet 1452-1459, shërbeu me devotshmëri si Ambasador i GJERGJ KASTRIOTIT në Republikën e Raguzës pasi kishte merita të veçanta në krijimin e sistemit ”Taksa e turqve” e cila konsistonte në grumbullimin e shumave të mëdha monetare nga Raguza dhe qytetet e tjera Dalmate për të financuar luftën e GJERGJ KASTRIOTIT.
3)”ANDREA GAZULLI” ishte vellai i Gjonit dhe i Palit. Edhe ky personalitet, shërbeu periodikisht si Ambasador i GJERGJ KASTRIOTIT në Republikën e Raguzës ndërmjet viteve 1444-1450. Emri i tij na del i dokumentuar në shumë marrëveshje shtetërore ndërmjet Arbërisë & Raguzës ku Andrea Gazulli firmos si përfaqësues i drejtpërdrejtë i GJERGJ KASTRIOTIT.
4)”Dom MATIA GAZULLI” përmendet si Famullitar i fshatit Barbullush (Shkodër). Me dt. 1-shtator-1404 Dom Matia Gazulli përpunon dhe publikon në Raguzë, një Bibël të shkruar me gërma latine të stilit ”Gotik” dhe në dialektin Lombard (Milanez).
5)”Monsinjor GJON GAZULLI” që e nis karrierën e tij si Meshtar në Kosovë dhe në vitin 1702 ai emërohet nga Papa në detyrën e rëndësishme si ”Arqipeshkv i qytetit të Shkupit” ku ishte lideri shpirtëror i të gjithë Shqiptarëve
Katolikë të Dardanisë (Kosovë & Maqedoni). ”Monsinjor Gjon Gazulli” ka botuar një vepër në Shqip (1743) dhe gjithashtu ishte vlerësuar me gradën e lartë ”Doktor në Filozofi dhe Teologji”. Ai shërbeu me devotshmëri deri sa ndërroi jetë në vitin 1753.
6)”Dom NDRE GAZULLI”, Klerik Katolik, Patriot, Studiues, Pedagog dhe gjithashtu i vlerësuar me gradën shkencore ”Doktor në Filozofi dhe Teologji”, i cili na shfaqet në burimet historike të vitit-1766 si Abat i Mirditës.
7)”ANDREA GAZULLI”, komandant, luftëtar, këshilltar dhe mik i Ali Pashë Tepelenës pranë të cilit shërbeu rreth 12-vite. (Emrin e tij e kam cituar në hyrje të këtij studimi).
8)”Dom NIKOLLË GAZULLI”, mësimet e para i mori nga”NDRE MJEDA” dhe më vonë u diplomua për filozofi dhe teologji në Universitetin e qytetit Insbruk të Austrisë. Njihet si Albanolog, Gjuhëtar dhe Dijetar erudit pasi zotëronte disa gjuhë si latinisht, italisht, gjermanisht, serbo-kroatisht, polonisht, greqishten e vjetër dhe greqishten e re. Duke qenë se u vendos në përkrahje të vëllait (Gjon Gazulli),
ai u dënua me 10-vite burg nga regjimi zogist por bëri vetëm 4-vite pasi për lirimin e tij protestuan shumë personalitete të Albanologjisë me në krye të madhin” Atë GJERGJ FISHTA”. Edhe pse u kursye nga Ahmet Zogu, ai u përfshi në valën e hakmarrjes histerike komuniste gjatë viteve të para të konsolidimit të pushtetit diktatorial të Enver Hoxhës ku Dom Nikollë Gazulli u pushkatua në vitin 1946.
9)”Patrioti dhe Martiri, Dom GJON GAZULLI” ishte njeri shumë i drejtë dhe që gjithçka e bashkëndante me Popullin e thjeshtë Shqiptar dhe pikërisht këto karakteristika e bënë pjesë të revoltës popullore anti-zogiste në veri të Shqipërisë,
ku u ngrit në këmbë fshatarësia e varfër dhe e mjeruar e cila nuk pajtohej me regjimin e Ahmet Zogut. Shtypja e kësaj Kryengritje u finalizua nëpërmjet dënimit me vdekje të Patriotit ”Gjon Gazulli” i cili u var publikisht në Shkodër në vitin 1927.
Fjalët e tij të fundit kur po i lidhej litari në fyt ishin: ”Po vdes i pafajshëm. Rroftë Krishti-Mbreti ynë! Rroftë Kisha Katolike-Nëna jonë! Rroftë Papa-Ati ynë! Rroftë Shqipëria dhe Shqiptarët e vërtetë”!!!

Burimi/Facebook