SHBA për ‘Ballkanin e Hapur” por se pa Shtetin e Kosovës është i pamundur

0
53

Nga Skënde Sadri KAPITI

Ore ti Edi Rama a e di ti se Kosova është Shtet i Pavarur dhe se pa Kosovën nuk ka marrëveshje për “Ballkani e Hapur” ?! Pse nuk je në një linjë me SHBA?

Z.Eskobar në pyetjen mbi “Ballkanin e Hapur” :

Ju thoni se Ballkani i Hapur është një nismë pozitive, por a mund të jetë efektive pa pjesëmarrjen e të gjitha vendeve të rajonit?

Gabriel Escobar: Nuk mundet. Dhe ky është kushti me të cilin ne e mbështesim: Së pari që të plotësojë standardet e Berlinit që ka vendosur Bashkimi Evropian. Dhe së dyti që të jetë i hapur për të gjitha vendet Dhe praktikisht nuk funksionon pa të gjitha vendet. Nuk mund të ndërpriten tubacionet, nuk mund të ndërpriten autostradat. Nuk mund të kesh një zonë të tregtisë së lirë nëse të duhet të ndalosh diku në mes të rrugës dhe të kesh kamionë që presin në radhë për pesë orë, kështu që nisma duhet t’i përfshijë të gjitha vendet në mënyrë që standardet të jenë evropiane sepse në fund të fundit, për të pasur një zonë të tregtisë së lirë, duhet të kesh institucione që të mund t’i menaxhojnë mallrat dhe paratë në mënyrë efektive.

Pra, bëhet fjalë për standarde dhe këto janë dy kushtet: që të jetë i hapur për të gjithë dhe të ndiqen standarde dhe institucionet e duhura. Këto janë kushtet e mbështetjes sonë për këtë projekt.

.

Pra kur thuhet se duhet te perfshihen twe gjitha vendet do te thotwese duhet te perfshihet edhe shteti i Kosovws. Pra verehet se Escobar shprehet ashtu deklarohen politika, opinioni dhe institucionet e Kosovës dhe jo ashtu si vepron e sillet kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i cili është i flaktë dhe e mban veten me krenari se sikur është ai edhe ideatori i kësaj Marrëveshjeje, dhe akoma më e turpshme për të është fakti se e fton por edhe sikur e kërcënon Kosovën që t’u bashkangjitet kësaj Marrëveshje edhe pse Serbia që është timonierja e kesaj marrëveshejeje nuk e njeh Kosovën shtet por si pjesë të saj.

Pra dështimi i kësaj Marrëveshje përderisa Serbia nuk e njeh Kosovën do të ishte në favor të Kosovës, pasi nëse Kosova do të bëhet pjesë e saj kështu si don Serbia , kjo do të ishte shumë e dëmshme për Kosovën dhe do ta dobësonte prestigjin ndërkombëtar si shtet.

Prandaj Edi Ramës tashmë këtë qëndrim të tij antiKosovë atij ia ka shënuar historia. Ai duhej të ishte pro Kosovës dhe jo me Serbinë.

Rama si kusht për të hyrë në bisedime për këtë marrëveshje duhej t’i thoshte Beogradit që njihe së pari Kosovën e pastaj të hyjmë në bisedime për këtë marrëveshje.

Ashtu si gjithmonë Kosovës i gjenden pranë SHBA, pasi dhe Eskobar kur thotë se “Dhe së dyti që të jetë i hapur për të gjitha vendet dhe praktikisht nuk funksionon pa të gjitha vendet”.

A e “kupton” ky Edi Rama se kjo do të thotë se pa shtetin e Kosovës praktikisht nuk do ketë dhe nuk do funksionojë kjo marrëveshje.

Këtë duhet ta kuptojë Edi Rama kështu , se Kosova është shtet, dhe si e tillë në këtë marrveshje Kosova do të hynte si shtet sovran dhe i pavarur njësoj si shtetet e tjera, si Serbia,Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.Mirëpo Edi Rama ka shkollën komuniste enveriste të pajtim e bashkim me Serbinë në një ishJugosllavi të re; Rama si kryesocialist është si ata socialistët e kohës së Konferencës së Rambujesë ,kur diplomacia perendimore habitej se si ka mundesi qe SHBA kërkonin për Kosovën më shumë se sa Shqipëria.