Sherif Selami – KUSH NGA JU KA PUNUAR NË MULLI

0
163

Miq të dashur kush nga Ju ka punuar në mulli!?A dini ju brezi i rij se kush është mullisi!? Çfar bën mullisi,me çfar merret ai!? Cilat janë veglat dhe mjetet e punës për kryerjen e kësaj veprimtarie!? artikujt apo prodhimet që përfitohen a janë më bio apo Jo!?Ky Mulli a e dini se kur nuk ka patur rrymë elektrike të gjitha punët në industrinë primitive janë kryer me anë të energjisë së ujit etj.por brezat e rij që vijnë nuk ju intereson të dijnë për këte lloj teknologjie për prodhimin e miellit megjithat mendoj se brezat e rij duhet të dijnë se si kanë jetuar të parët tanë.nëse një popull nuk e din historinë e vet,traditat e kulturën e popullit të vet ai në një farë mënyre edhe vdes.Andaj u mendova sa do pak të lëmë gjurmë për të pashlyeshme për të bërë krahasim në mes të kaluarës,së tashmes dhe të ardhmes në pjesën e kujtimeve të mija në lidhje me jetën romantike,të mirat dhe të këqijat e periudhave të ndryshme.Mullinjtë kanë kryer edhe funkcione të tjera.Ata kanë qenë edhe si hane për stacionimin e udhëtarëve të cilët kanë udhëtuar në relacione të gjata psh.udhtimi me karavane të gjata kuajsh të ngarkuar me miell,drithëra e artikuj tjerë të domosdoshëm nga Tetova për në Prizren dhe e kundërta,pastaj edhe si pika grumbullimi për të ndihmuar popullin në rast urie sidomos në kohë lufte ose gjendje të jashtëzakonshme,mullinjtë kanë shërbyer edhe si logjistikë për luftëtarë të mbrojtjes kombëtare shqiptare,cuba,kaçak të cilët e kanë mbrojtë popullin nga masakrat e ushtrive të huaja pushtuese etj.Edhe mullinjtë tanë në fshatin tim nuk kanë ndejtë duar kryq e nuk kanë kryer vetëm bluarje por edhe kanë qenë jatake të vërteta patriotike për ëdo lëvizje për mbrojtje dhe liri kombëtare.Thuhet edhe sot nga pleqtë se mulliri i nënfisit POTE ka qenë me bajrak pasi edhe burrat e gratë e Poteve daloloheshin pasi kur e kërkonte nevoja edhe gratë e këtij grupimi fisnor ishin të gatshme për vijën e parë të rrezistencës.
Familja ime brez pas brezi e ka pasur veprimtari kryesore bluarjen e drithërave te bardha, duke prodhuar miellera te ndryshme sipas kokës së drithit -llojit të drithit duke prodhuar miell,bongur,krunde etj.Mulliri yne i Kadri Selami-Pote, ka punuar deri kah viti 1967 në fshatin Vijcë Tetovë i cili gjindet në lumin e Duranit degë e lumit Shkuma.Lumi Shkuma(Pena në maqedonishtë) është lumi më i pastër në mes Sharrit dardan dhe ia vlen të vizitohet për shkak të bukurisë së madhe të natyrës,ujëvarave e resurseve tjera natyrore. Edhe unë si femije i shkollës fillore kame marre pjese aktive bashkë me familjen në lidhje me zhvillimin e ekonomisë së vogël me anë të punëve rreth bluarjes në Mulli.Tash më ka mbetur vetëm të shpaloj kujtimet e mija .E kujtoj me shume mall kohen e dikurshme te femijrise.E kohë! Kohë!
Me shume Respekte të sinqerta për Ju të dashur miq!Mirëmbetshi e ju përshëndes nga brendia e zemrës.
Tetovë,15.02.2022v.
Pjesë nga tregimi:Kujtimet e mija
Tema:Kush nga Ju ka punuar në mulli
Autor:prf.ecc i dipl.Sherif Selami

Burimi/Facebook/Katér Vilajetet Shqiptare