“Shisja çokollata për të ndihmuar prindërit nëpër Shqipëri”, Alban Skënderaj tregon punën e parë

0
27

Alban Skënderaj ka qenë i ftuar në emisionionin “Në kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, ku është përballur me shumë pyetje kurioze nga fëmijët. Ai u përshtat me të gjithë fëmijet, duke na treguar se edhe në familjen e tij është një baba shembullor dhe i edukon fëmijët e tij më së mirë.

I pyetur nga fëmijët se cila është puna e parë që ai ka bërë, Albani shprehet se kur ka qenë fëmijë ka shitur çokollata për të ndihmuar prindërit.

Alban Skënderaj: Puna mund të fillojë edhe kur jeni të vegjël dhe kur isha unë i vogël, nuk isha kështu si juve me fustane të bukura dhe kështu, neve kishim të tjera situate dhe kushte. Unë mbaj mend që punën e parë që kam bërë, kam shitur çokollata. Dilja dhe i shisja duke ndihmuar edhe prindërit.

Alketa Vejsiu: Ku i shisje këto çokollata t’i Alban, në Vlorë, në Lushnjë, në Itali, ku?

Alban Skënderaj: Gjithandej sa ka qenë në Shqipëri, edhe nëpër Shqipëri. Mbaj mend diku në vitet ’90-’91-’92 ishte një kauz i madh ekonomik për të gjithë ne dhe mbaj mend që shumë fëmijë të lagjes atëhere, ishte një gjë shumë normale, dikush shiste cigare, dikush, dikush çokollata, dikush diçka tjetër. Unë e mbaj mend që atëhere isha aktiv dhe më pëlqente të isha pjesë, të kontribuoja në familje.

Alketa Vejsiu: Kur më the që shisja çokollata kur u takuam para pak ditësh dhe po ndërtonim intervistën, më the dhe një fjali shumë të bukur: Alketa pse çuditësh, të gjithë shqiptarët kanë shitur fiq!

Alban Skënderaj: Në radhë të parë, puna është fantastike dhe sa më shumë të kesh punuar, aq më shumë krenar duhet të jesh dhe aq më shumë profesione të kesh bërë, aq njeri më i pasur je, më me eksperiencë dhe më i rrahur me jetën.

Alketa Vejsiu: Ti ke qenë edhe infermier.

Alban Skenderaj: Po po, kam punuar edhe kamerier, parkues makinash, kam punuar në pastiçeri, kam bërë shumë punë sa kam qenë i vogël dhe studioja.

Burimi /tvklan.al