Shkelqimi dhe rënia e kongresistit Eliot Engel

0
26

Nga Valentin Lumaj, Gazeta Dielli

Gjithandej “mërzi dhe lot” ndër shqiptarët për humbjen e të preferuarit, mikut dhe mbështetesit, siç thonë, të çështjes shqiptare. Ndërsa unë, sikurse dëshiroj qe ti shoh gjërat nga një kënd tjetër i vështrimit, mendoj ndryshe dhe ndihem mire. Engel korri një fitore spektakolare, një fitore me të cilën nuk e di nëse e kishte kush me parë. Ai po e mbyll jetën e tij si kongresman prej 40 vitesh (qysh në 1989), si triumfator dhe jo si humbës. Nje jetë kongresman duhet të quhet fitore. Edhe shumica e popullsisë të Bronxit dhe ajo amerikane, fituan duke u çliruar prej tij. Në qoftë se ka humbës, ata jane shqiptarët, të cilët nuk po munden të çlirohen nga kulti i individit Engel. Shqiptarët investuan në kongresmenin Engel për nje kohë shumë të gjatë, dhe në një farë mënyre ai ua ka shpërblyer me ndërhyrjet në Kongres apo Senat në favor të Shqiperisë dhe Kosovës. Engel ishte konsumuar dhe zvogëluar politikisht, ishte kthyer në një “dërrase e kalbur” nga rruga e gjatë në politikë, e cila i solli edhe humbjen. Shqiptarët u përqendruan vetëm në Engel, dhe harruan se Amerika ka spektër të gjerë politik, ka edhe President, me të cilin, në vend që t’i forconin lidhjet, nuk ngurruan që ta sulmojnë. Prandaj sot ndihen të vetmuar si “peshku në zall”.

Në qoftë se ka një humbje të vetme të Engel, ai humbi kundrejt Presidentit Trump, të cilin Engel votoi ta shkarkonte. Trump është akoma President dhe me gjasa fiton prapë, ndërsa karrigen e Engel do ta zërë dikush tjetër. Kjo e dyfishon humbjen e shqiptarëve.

Shqiptarët kanë natyrë tjetër me amerikanët. Për shembull në raste vdekjesh, shqiptaret qajnë dhe pikëllohen kur vdes nje i vjetër, ndërsa amerikanët celebrojnë jetën e të vdekurit. Çështje mentaliteti kjo. Në të vërtetë trupi i Engel do te vuaj sa të jetë gjallë mungesën e drekave dhe darkave me shqiptarët, por shpirti i tij pushon në paqe në mberritje me sukses te vijës së finishit të rrugës se tij maratonomake në politikë.

Michigan, 25 Qershor 2020

Burimi/newsbomb.al/