Shkodra e zakoneve dhe traditave të lashta!

0
45

Postuar nga: Samanta Rexhepi
Shkodra 2500 vjecare njihet si nje qytet me tradiata te lashta kulturore.Ne rrjedhen e viteve ka nxjerre nga gjiri i saj mjaft njerez te shquar, breza e breza te tere te cilet se bashku i kane dhene qytetit tone emrin qe gezon sot dhe te cilin ne me mirenjohje dhe krenari e trashegojme.
Duke studiuar veprat e shumellojshme historike, artistike, folklorike, krijimtarine popullore te qytetit tone mund te mesosh shume rreth kultures, zakoneve dhe traditave te lashta qe bijte e saj me fanatizem i ruajne edhe ne ditet e sotme.
Shkodra ka kohe te ndryshme ndertimi, qe nga periudha ilire dhe deri ne ditet e sotme.Qyteti antik perbehej vetem nga disa lagje rreth keshtjelles Rozafa qe zgjeroheshin drejt veri-perendimit.Pas pushtimit osman qyteti mori nje tjeter fizionomi, nje tjeter drejtim si ne zhvillimin ekonomik ashtu edhe ne ate social-kulturor. Me gjithe se pre e pushtimeve te shumta, gjithmone populli eshte munduar te ruaje vecorite e tij, qe te befasojne.Qe ne kete periudhe njihet si nje qender e rendesishme arsimore, kulturore dhe fetare, qender politike dhe patriotike.Kete e deshmojne nje teresi studiuesish shqiptare dhe te huaj qe kane folur per te ne veprat e tyre.Rendesia e saj ekonomike, sociale dhe kulturore, si dhe pozita e favorshme gjeografike si nje nyje nderlidhese me vendet e Europes juglindore, shihen si pika te forta ne favor te saj per nje zhvillim te metejshem te saj shume dimensional.Udhetare dhe studiues te shumte kane shprehur mendime mjaft pozitive per pasurite natyrore edhe kulturore te Shkodres.

Keshtjella e Shkodres

Njihet ne histori me emrin “ROZAFA”.Ndodhet ne hyrjen jugore te qytetit, ne nje pozicion strategjik, rrethuar nga lumenjte Buna, Drini dhe Kiri.Muret rretuese jane 880m te gjate qe rrethojne nje siperfaqe prej 35000m2.Eshte kalaja me e madhe ne Shqiperi dhe nder me te medhate ne Ballkan.

Kalaja e Drishtit

Kalaja e Drishtit gjendet rreth 6 km nga fshati Mes . Ajo ngrihet mbi nje koder konike rreth 800 m te larte . Ne kalane e Drishtit vetem pak gjurme jane ruajtur nga ndertimet prehistorike . Hyrja per ne keshtjelle hapet ne murin anesor te nje kulle katerkendeshe . Nje mur me gure te papunuar me nje gjeresi mbi 2 m rrethon majen e kodres duke zene nje siperfaqe pak me te madhe nga ajo e
keshtjelles mesjetare , ndersa muri tjeter e ndjek linjen e kontureve te shpatit duke u perputhur me murin mesjetar .

Kalaja e Shurdhahut

Qyteti mesjetar i Sardes ndodhet ne nje ishull ne liqenin e Vau-Dejes afersisht 10 milje nga qyteti i Vau-Dejes.
Zona perreth kesaj qendre kulturore eshte nje nga vendet me te rendesishme, jo vetem per Shkodren, por per te gjithe Shqiperine.Kjo zone eshte nje zone e rendesishme arkeologjike dhe historike.Ketu ndodhet vendbanimi i hershem i Gajtanit (shpella e Gajtanit), vendbanimi i Jubanit (shpella e Jubanit), Qyteza e Gajtanit, kalaja e Danjes dhekalaja e Dalmaces.
Qyteza e Sardes deri ne shek XV ka qene nje qender e rendesishme kulturore dhe pike takimi e tre kulturave te treves se Veriut, traditave te Malesise, Zadrimes dhe Miredites, kultura te cilat i kane rezistuar kohes dhe rrymave te pushtuesve te huaj.
Sarda eshte trashegimi e kultures ilire.Ky qytet lulezimin me te madh e ka patur ne shek VIII-XIII, duke qene nje qender e rendesishme kulturore dhe fetare.
Sarda dikur nje qyteze perbri lumit Drin, si nje ishull strategjik dhe si nje pike nderlidhese me rrugen e vjeter Gjakove-Shkoder-Ulqin, sot eshte nje qyteze e pabanuar, nje pike e rendesishme turistike.
Ne kete zone vijne turiste vendas dhe te huaj te cilet njihen me vlerat turistike, kulturore, historike dhe arkeologjike, njihen me vlerat mjedisore ku te gjitha ne kompleks perbejne nje perle turistike.

Ura e Mesit

Ura e Mesit ndodhet ne fshatin Mes , 6 km larg qytetit te Shkodres . I perket shek.XVIII . Perben nje nga monumentat me et rralle ne Shqiperi te ketij lloji.Ajo eshte ura me e rendesishme , me e madhe e me e mireruajtur nga periudha turke ne Shqiperi . Ura e Mesit eshte e vetmja ure guri me kthese tek ne, te cilen e ka marre per t’iu pershtatur mjedisit.Perben nje shembull te mrekullise te ndertimtarise osmane . Paralel me te eshte ndertuar nje ure betoni me qellim qe te lehtesohej ura e vjeter, e cila eshte demtuar shume nga ngarkesaUra ka nje gjatesi 108 m dhe nje gjeresi prej 3.4 m.Mbeshtetet mbi 13 harqe, me i madhi i te cileve ka nje diameter prej 21.5 m . Harqe te tjera mbeshtetese jane shembull i artit dhe i funksionimit bashkuar ne harmoni te persosur .Ura e Mesit eshte objekt qe ka terhequr bizitore te shumte vendas dhe te huaj.

pamje nga ura e Mesit

Ura e Bunes

Ura e Bunes se bashku me Uren e Bahçallekut kane qene lidhjet tokesore te qytetit te Shkodres me vise te tjera te Shqiperise.
Ura e Bunes eshte nje veper osmane e ndertuar gjate vitit 1499-1500.Ajo ka qene e ndertuar me kembe druri. Ne vitin 1899 kjo ure eshte rindertuar nga guvernatori osman ne Shkoder ne ate kohe.Me rastin e inagurimit ka qene ngritur nje permendore ne skaj te ballit te ures.Ky gur ne forme piramide ruhet ne Muzeun e qytetit.(Shkodra dhe motet, H.Bushati)

Ura e Bahçallekut

Ura e Bahçallekut eshte ndertim i pushtuesve osmane, nuk dihet me saktesi koha e ndertimit te saj.Ne epoken e pushtimit osman, ura e Bahçallekut shitej ne ankand per nje takse qe merrej per kalim.Kjo takse praktikohej per te perballuar shpenzimet e riparimeve e te rindertimit te ures ne raste te nevojshme.Naten nuk mund te kalohej ne kete ure, me perjashtim te ndonje rasti urgjent.
Sistemimi i ures eshte bere pas largimit te sundimit osman nga Shqiperia. (Shkodra dhe motet, H.Bushati)

Sektori i Etnografisë :

Ky sekor ka një fond prej rreth 1500 objektesh që u përkasin shek.XVIII – XX.Ato janë prodhime artizanale të qytetit të Shkodrës e zonave gjeo-etnografike të pellgut të tij:Dukagjinit, M.Madhe, Shllakut, Postrribës, Zadrimës, Anamalit, Krajës si dhe të krahinave të Pukës e të Mirditës.
Një pjesë e tyre janë prodhuar nga individë të familjeve qytetare apo fshatare, kurse pjesa tjetër prodhime të mjeshtërve të punishteve artizananale të qytetit të Shkodrës duke ndjekur traditën shekullore vendase, por edhe me elementë të rinj, të ndikuar nga kontaktet me kultura të huaja, në kohë të ndryshme.
Materialet e përdorura për punimin e tyre janë kryesisht të burimit vendas, por janë përdorur edhe materiale importi, kryesisht në prodhimet qytetare e më tepër në kohë të vona, me futjen në treg të materialeve të industrializuara.
Objektet janë të klasifikuara sipas funksionit në :
– Tekstile (veshje komplete ose elemente veshjesh, sende mobilimi të ambienteve shtëpiake, si qilimba, perde, mbulesa tryeze, shtretrish.,strishe muri, etj.). Ruhen rreth 500 njësi, në një gjendje relativisht të mirë konservimi.
Në punimin e tyre është përdorur dendur leshi, mëndafshi natyror, pambuku, liri, duke kryer ciklin e plotë të procesit në vend, sipas teknikave tradicionale, natyrisht në një proces evolutiv të tyre. Vlen të theksohet se ato shquhen për origjinalitet, dekoracion të pasur, plot simbolikë e kolorit. Në mënyrë të veçantë vlera të rralla artistike përmbajnë veshjet, ku shpesh është përdorur filigrana me nuanca të shumta ngjyrash. Po kështu qëndisjet me dorë të pëlhurave prej mëndafshi, liri e pambuku të shamive,këllefëve, çarçafëve etj.
– Orendi druri me gdhendie si rafte, tryeza, karrige, elementë dekorativë të banesave, me motive gjeometrike, floreale e zoomorfe. Gjithësejt ruhen rreth 35 objekte të tilla.
– Enë të përdorimit të përditshëm, si kupa, pjata, tepsi,enë uji,etj, tangarë zjarri, të punuara në dru, qeramikë, porcelan, metale etj. Ato i përkasin jetës së fshatit, kryesisht asaj baritore si dhe asaj qytetare.Prej tyre ruhen rreth 120objekte.
– Objekte prej guri, elementë të pjeses se jashtme të shtëpive qytetare, si gryka pusi, lugje, enë masive depozitimi, pjesë arkitekturore banesash etj, të gdhendura me motive interesante e me forma origjinale.
– Vegla pune të mjeshtrive të ndryshme, të kovaçit, argjendarit, lëkurpunuesit, bakërpunueit,drugëdhendësit, armëpunuesit, etj. Ruhen rreth 200 objekte të tilla.
– Vegla muzikore tradicionale si lahuta, qifteli, fyej, zumare, saze etj. Ruhen rreth 50 copë.
Ka edhe objekte të importuara kryesisht nga Italia e Turqia,sidomos paisje e orendi të shtëpisë qytetare shkodrane: llampadarë, vazo, enë kuzhine e tryeze.

Fototeka “Marubi”

Arti i fotografimit në vendin tonë zë fill në Shkodër në vitet ’50 të shekullit XIX dhe lidhet me emrin e Pietro Marubit (1834 – 1903), me origjinë nga Piacenca (Itali), i ardhur si azilant politik në Shkodër, ku u vendos përgjithmonë, duke themeluar studion fotografike “Marubi”, në qendër të qytetit, e para e këtij lloji në Shqipëri.Puna e tij mbi dyzetvjeçare si fotograf ka lënë gjurmë të rëndësishme, me vlera historike e artistike.
Ndër fotografitë më të herëshme konsiderohen ato të Hamiz Kazazit (1858) dhe Leonardo de Martino-s (1859).
Në studion “Marubi” pati njëkohësisht kontributin e vet modest edhe nxënësi i mjeshtrit italian, Mati Kodheli. Nga viti 1885 në këtë studio punoi edhe vëllai i Matisë, Kel Kodheli.(1870 – 1940) i cili, me vdekjen e mjeshtrit trashëgoi studion dhe filloi punen i pavarur,duke mbajtur pastaj për nderim e mirënjohje të mësuesit bujar, mbiemrin “Marubi”si mbiemër të vet.
Krahas rritjes së kërkesave të publikut, rritet dhe aktiviteti i studios “Marubi”,duke ndjekur hap pas hapi teknikat evolutive të fotografimit e duke u shquar për cilësi të lartë deri në realizimin e fotografisë së mirëfilltë artistike.
Brezi i tretë i dinastisë “Marubi”, pas vdekjes së Kelit, përfaqësohet nga biri i tij, Gega, i cili e përcolli këtë thesar të vyer dhe e pasuroi më tej atë, duke punuar me po atë përkushtim e profesionalizëm deri më fund të jetës së tij.
Në vitin 1970, fotografi i shquar Gegë Marubi ia dhuroi shtetit shqiptar këtë fototekë, fryt i një pune të pandërprerë njëqind e sa vjeçare,ku shkrihen së bashku arti dhe memorja e Shkodrës dhe e kombit tonë, e cila bërmban rrth 200000 negativë në pllaka xhami e në celuloid.
Në mbështetje të gjestit të lartë qytetar të mjeshtrit Gegë, shtetit shqiptar iu dhuruan njëkohësisht edhe katër arkiva të tjera negativesh me vlera të spikatura, nga fotografët e shquar shkodranë, respektivisht Shan Pici, Rraboshta, Dedë Jakova e Angjelin Nënshati, duke e dyfishuar pothuajse numrin e negativave në këtë Fototekë. Vlen të theksohet se secili prej këtyre fotografëve kishte krijuar profilin e vet të fotografit artist.
Fondet prej mbi 400000 negativash, përveç harkut të gjatë kohor, kanë një shtrirje gjeografike përtej kufinjve të qytetit e qarkut të Shkodrës. Aty janë fiksuar përveç mijëra e mijëra individë qytetarë ose jo të Shkodrës, qindra ngjarje historike lokale e kombëtare, kronika te përditëshme te qytetit, persona të njohur publikë e personalitete të fushave të ndryshme të jetës politike, ekonomike, shoqërore e kulturore.
Gjithashtu është dokumentuar urbanistika e monumente të qytetit të Shkodrës e të pjesës më të madhe të qyteteve të Shqipërisë, e Malit të Zi.Një vlerë të veçantë marrin mijera negative që pasqyrojnë veshjet tradicionale, që përfshijnë të gjitha zonat etnografike të Shqipërisë së Veriut, shtëpitë karakteristike shkodrane e ato të fshatit, Pazarin e Madh te Shkodrës, peisazhe natyrore deri në ato të Alpeve të Veriut etj.
Një numër të konsiderueshëm negativash ka për konsujt e akredituar në Shkodër e personalitete të huaja politike e ushtarake të shteteve të huaja, si dhe mijëra ushtarë e oficerë, të Turqisë, Italisë, Austrohungarisë, Francës, Britanisë, Malit të Zi etj, veçanërisht të periudhës së luftës I e të II botërore. Shumë e pasur e me vlera historike për kujtesën historike të Shkodrës e ate kombëtare është edhe periudha komuniste 50 vjeçare.
Fototeka “Marubi” ruan përveç negativeve edhe regjistrat origjinalë, që nga viti 1918, ku janë të regjistruar me saktësi emrat e personave e grup – personave e data egzakte e fotografimit.Një punë e mirë dhe e kujdesshme është bërë nga vetë Kel Marubi, për të evidentuar përmbajtjen e negativave të punuar nga paraardhësit e tij. Duhet thënë që mbetet ende për të bërë në këtë drejtim nga studjues specialistë, për atë periudhë të hershme.
Me vlera të veçanta muzeale janë edhe objektet e materialet e përdorura nga marubët e fotografët e tjerë, në studiot e tyre.
Fototeka “Marubi” u vihet në dispozicion të gjithë enteve apo klientëve të interesuar për të shfrytëzuar arkivin e pasur të saj, duke ofruar një shërbim përherë e më të kualifikuar e të shpejtë, duke respektuar legjislacionin përkatës, në kushtet e ekonomisë së tregut. Ajo ruan ekskluzivitetin e plotë mbi këtë pasuri kombëtare dhe të drejtat e autorit.
Gjatë viteve të fundit është zhvilluar një veprimtari e dendur dhe e larmishme në drejtim të promovimit të vlerave të kësaj fototeke.Janë hapur periodikisht disa fotoekspozita brenda vendit, si në Shkodër, Krujë, etj.si dhe jashtë vendit, në Itali (Rimini, Firenze, Venezia), në Mal të Zi, që janë pritur me shumë interes.Njëkohësisht janë botuar deri më tani disa albume me tematika të ndryshme nga vetë institucioni apo në bashkëpunim me institucione të huaja.

fotografi nga fondi i fototekes Marubi

Xhami

Xhamia e Plumbit

Xhami të periudhës Osmane me shume kupola, e ndertuar ne vendin e xhamise se vogel te shek XVIII.
Xhamia e Plumbit eshte nje nga monumentet me te bukura dhe me madheshtore historike te stilit turko-arab.Kjo xhami ka zgjuar interesin dhe deshiren e vizitoreve te ndryshem.
Xhamia brenda nuk eshte shume e madhe, por ajo ka nje pjese te jashtme e cila komunikon me pjesen e brendshme me ane te nje porte.
Ne kohen e pushtimit turk, kubete e xhamise ishin te veshura me shtresa plumbi.Me kalimin e kohes ato u hoqen dhe tashme nuk ekzistojne me.Ne brendesi te xhamise ka patur edhe nje cardak i cili nu kekziston, po te njejtin fat kane pasur edhe dyert dhe dritaret e kesaj xhamie.
Zona ku eshte e ndertuar xhamia behet pjese e permbytjeve te ndryshme, uji ka arritur deri tek dritaret duke mbuluar edhe varrin e Mehmet Pashe Plakut, themeluesit te kesaj xhamie.
Duhen dhe eshte e rendesishme te behen germime te shumta per te nxjerrur xhamine.

pamje nga xhamia e Plumbit

Xhamia e re, Ebu Bekr eshte me e madhja ne Shqiperi dhe nder me te medhate ne Ballkan.Ajo ndodhet ne qender te qytetit tone dhe eshte ndertuar ne vitin 1994.Xhamia eshte nje ndertese qe mbart vlera te vecanta arkitekturore te cilat shfaqen ne teresine e zbukurimeve dhe dekoracioneve qe mund te jene burim terheqes per turistet qe vizitojne vendin tone.

pamje nga xhamia Ebu Bekr

Artizanati

Shkodra permendet ne histori si nje nder qendrat me te rendesishme kulturore ne Ballkan.Ne shumellojshmerine e elementeve perberese te kultures, qe i jep nje stil unik veprimtarise se saj eshte artizanati i ketij populli, i zhvilluar ne drejtime te perpunimit te materialeve te ndryshme si: druri, metali, lekura me te cilet zakonisht punonin burrat, ndersa grate punonin kryesisht ne qendisjen e rrobave, çarçafeve, jastekeve, mbulesave te tavolinave, ne endjet e shumellojshme te pelhures, ne punimet e qylymave, te cilat varionin sipas zones ku jetonin.
Punimet e realizuara nga artizanet shkodrane pelqehen shume edhe ne tregjet e huaja ku jane ekspozuar.

punime artizane te realizuara ne Shkoder

Burimi/akt.gov.al/